Lajmet

Haradinaj përkujton masakrën në Pastasel të Rahovecit: Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe

Haradinaj ka thënë se dora barbare nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë.

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës të fshatit Pastasel të Rahovecit. Haradinaj ka thënë se dora barbare nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë.

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar! Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë. Lavdi!”, ka deklaruar ai mes tjerash.

Lajmet

Prigozhin kritikon sërish ushtrinë ruse dhe thotë se luftëtarët e tij mund të shkojnë në Belgorod

Prigozhin pretendon se ai e kritikoi ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm sepse “ata nuk e bëjnë punën e tyre si duhet”.

Publikuar

nga

Kreu i kompanisë ushtarake private Wagner, Yevgeny Prigozhin, shkroi në një postim në Telegram të shtunën se fraksionet e paidentifikuara të Kremlinit “po shkatërrojnë (shtetin) rus” dhe po përpiqen të mbjellin mosmarrëveshje midis tij dhe udhëheqjes çeçene dhe luftëtarëve të tij.

Prigozhin tha se një konflikt me udhëheqësin çeçen, Ramzan Kadyrov lindi, por që atëherë është zgjidhur, për shkak të kritikave të shefit të Wagnerit ndaj ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Prigozhin pretendon se ai e kritikoi ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm sepse “ata nuk e bëjnë punën e tyre si duhet”.

Prigozhin e qortoi vazhdimisht udhëheqjen ushtarake ruse gjatë betejës së rëndë në qytetin lindor të Bakhmutit, duke i akuzuar ata se nuk i kanë furnizuar me municion të mjaftueshëm.

“Ata nuk na furnizuan me predha dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë nga njerëzit e mi u vranë”, tha ai të shtunën./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Si ta përdorni mjaltin për shëndetin e lëkurës?

Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Publikuar

nga

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda. Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin. Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyejeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën. Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes. Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitamin E dhe antioksidantë. Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si të ruani cilësinë e mjaltit

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët. Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë. Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Norvegjia ndalon me ligj përdorimin e photoshopit, shkak krijimi i pasigurisë sociale

Ligji i ri kërkon nga inflencuesit dhe reklamuesit të qartësojnë nëse për imazhet është përdorur fotoshopi apo nëse kanë filtra.

Publikuar

nga

Norvegjia ka njoftuar rregullore të reja sa i përket përdorimit të fotoshopit nga influencuesit. Ligji i ri kërkon nga inflencuesit dhe reklamuesit të qartësojnë nëse për imazhet është përdorur photoshopi apo nëse kanë filtra.

Ligji i ri vjen pas shumë kohësh që grupet e të rinjve dhe Ministria Norvegjeze e Fëmijëve dhe Çështjeve të Familjes kanë kërkuar masa më të rrepta sa u përket shqetësimeve në rritje rreth imazhit të trupit dhe shëndetit mendor. Në vlerësimin e situatës aktuale, departamenti shprehu
shqetësime në lidhje me një kulturë që po krijonte “pasiguri sociale” duke kontribuar në vetëvlerësim të ulët.

Ligji që do të prezantohet së shpejti do të kërkojë që reklamat dhe postimet e sponsorizuara ku “forma, madhësia ose lëkura e një trupi është ndryshuar nga photoshopi ose manipulime të tjera” të deklarohen në mënyrë të qartë se janë redaktuar. Mosrespektimi do të gjobitet.

Hulumtimi paraprak i paraqitur nga Ministria e Fëmijëve dhe Çështjeve të Familjes pretendoi se më shumë se gjysma e vajzave të klasës së 10-të në Shkollën e Oslos po luftonin me shëndetin mendor dhe se anoreksia ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes te vajzat e reja.

“Të rinjtë janë të ekspozuar ndaj një presioni masiv për t’u dukur mirë, përveç të tjerash, përmes reklamave dhe mediave sociale, edhe modelet që shfaqen shpesh retushohen dixhitalisht. Kjo i ekspozon të rinjtë ndaj një ideali bukurie që është e pamundur të arrihet”, tha departamenti në propozimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Koreja e Jugut përdor Inteligjencën Artificiale për ta matur liderin Kim Jong Un

Nuk u dhanë detaje se çfarë softuerësh janë përdorur.

Publikuar

nga

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të vlerësuar peshën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Ai dukej i lodhur me rrathë të errët rreth syve gjatë paraqitjes së tij publike më 16 maj dhe u vlerësua se peshonte mbi 140 kg sipas analizës së Inteligjencës Artificiale”, tha Yoo Sang-bum, një anëtar i komisionit parlamentar të inteligjencës para mediave.

Ai nuk tha detaje se çfarë softuerësh janë përdorur, por tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut besohet se vuan nga një çrregullim i gjumit, duke cituar një raport të inteligjencës.

Lideri trashëgues i gjeneratës së tretë erdhi në pushtet pasi babai i tij Kim Jong Il vdiq në vitin 2011 nga një sulm në zemër./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara