Lajmet

Haradinaj për Osmanin: Është presidente e Kurtit, kemi hyrë në monizëm

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të shtetit tregon se Kosova ka hyrë në monizëm. Akuza ka ndaj deputetëve të opozitës, të cilët nuk iu kanë përmbajtur qëndrimit partiak për të mos votuar Osmanin.

Haradinaj, në një deklaratë për KosovaPress, tha se mënyra sesi pozita siguroi kuorumin dëshmon se vendin nuk e presin ditë të mira ashtu siç të njëjtët kishin premtuar.

Akuza adresoi ndaj deputetëve të opozitës, të cilët votuan pro Vjosa Osmanit, ku një nga ata që votuan pro ishte edhe Albena Reshitaj nga radhët e AAK-së. Ai tha se këta deputetë tjetërsuan vullnetin e qytetarëve të cilët ua dhanë votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Dje u vërtetua që fituesit e rinj të zgjedhjeve kanë mungesë guximi që të veprojnë si e parasheh demokracia. Po ashtu, u treguan të zotë dhe treguan se kanë prirje për kontrabandim të votës. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Kosovës dhe demokracisë tonë. Pra, u zgjodh presidentja me kontrabandim të votash, me deputetë që për përfitime të aty për atyshme tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre”, tha ai.

Haradinaj tha se me zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit, Kosova ka hyrë në monizëm, pasi siç tha ai, pas secilit post të lartë shtetëror qëndron kryeministri Albin Kurti.

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një mashtrim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në monizëm”, tha ai.

Kreu i AAK-së është arsyetuar për mosurimin e Presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmani, duke thënë se me të është krijuar një pushtet absolut në vend.

“Kemi një pushtet absolut të z. Kurti, znj. Osmani është vetëm presidente e z. Kurti dhe e shohim pra se kemi hyrë në monizëm”, u shpreh ai.

Vjosa Osmani është zgjedhur mbrëmë presidente e Republikës së Kosovës. Në raundin e tretë, kanë marrë pjesë 82 deputetë, ku Vjosa Osmani arriti të marrë 71 vota, kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta asnjë votë, ndërsa ishin 11 vota të pavlefshme.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur të shtunën, por që për shkak të mungesës së kuorumit dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit. Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79.

Sikurse të dielën, edhe gjatë ditës paraprake në votim nuk kanë marrë pjesë tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

Në votimin e Osmanit morën pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy nuk kishin marrë pjesë në seancën e parë. Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së, Adelina Grainca, e cila nuk kishte marrë pjesë në votimin e parë e që më pas edhe zyrtarizoi kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Të kërkuara