Lajmet

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

Një ndër ta, Haradinaj tha se është edhe deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, të cilin mund ta votojnë për kryetar të Kuvendit, krahas dy emrave që më herët kanë propozuar, deputetet, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

“Po mbajmë shpresë se do të propozohet një kandidat unifikues ose kandidate. Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona si një nga partitë parlamentare, edhe ma e vogla e kemi dhënë një opsion për me dal nga ky opsion. Do të japim votën për një kandidatë të LVV-së që është unifikues. Kemi përmend dy zonjat, Bogujevcin dhe Selimin, por mundemi të votojmë edhe zotëri Konjufca, ish kryetarin nëse propozohet”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që të votojnë për kryetar të Kuvendit, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, ai tha se për një gjë të tillë nuk ka qëndrim dhe nuk është diskutuar në kryesinë e AAK-së.

“S’kemi diskutua për rreth kësaj. S’kemi diskutuar në Aleancë dhe kemi situatat të rrugëtimit të tij ndaras. Obligim nuk kemi por s’mundem të jap një përgjigje të saktë. Është një zhvillim i mirë dhe i uroj sukses. Në grup nuk e kemi diskutua kandidaturën e Limajt a do të votojmë apo jo. Ekziston mundësia nga opozita që ta votojë Limajn. Unë nuk kam qëndrim”, shtoi Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha në grupin e tyre parlamentar, Hardinaj tha se i njëjti respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, është një mobilizim i madh i Albin Kurtit dhe aleatëve të tij nga Maqedonia e Veriut të bindin atë dhe deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje që të japin votën për LVV-në.

“Deputeti Adem Hoxha respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Nderon në heshtje për figurat kombëtare, ndërsa për pjesën tjetër nuk mund të them më shumë. Është një mobilizim i madh i Kurtit dhe aleatëve të tij në Maqedoni që po tentojnë me josh Adem Hoxhën. Pastaj edhe Dudën, Vetonin”, theksoi Haradinaj, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të njëzet.

Deputetët sërsih kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara