Lajmet

Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar rinumërim të votave në prani të hetuesisë dhe Policisë së Kosovës që të zbardhet e vërteta, pas dyshimeve se ka pasur manipulim me vota.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga hetuesia që të zbardhet rasti i keqpërdorimit me vota, andaj kërkojnë rinumërim të tyre.

“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste nga komisionerë dhe vëzhgues të pandërgjegjshëm, dhe kërkojmë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg. Për këtë arsye kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodh sa më shpejt, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime tjera për të cilat nuk di opinioni”, tha Haradinaj./UBTNews

Lajmet

Kurti nuk tregon nëse do të marrë pjesë në marshin për ish-krerët

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka treguar se a do të merr pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së, e cila do mbahet të shtunën.

Ai tha se më vonë do ketë përgjigje për çështje, që nuk kanë të bëjnë me 25-vjetorin e 11 shtatorit, raporton KosovaPress.

“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 Shtatorit”, tha ai.

 

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen për një rast të vjedhjes së rëndë në Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Mitrovicë.

Sipas raportit policor, më 10 shtator janë kontrolluar pesë shtëpi të personave të dyshuar në rrugën “Shala e Bajgorës”, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste me narkotikë në Prishtinë, konfiskohen mbi 300 gramë marihuanë dhe kokainë

Published

on

Katër raste të lidhura me posedim të paautorizuar të substancave narkotike janë raportuar më 9 dhe 10 shtator në Prishtinë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në rrugën “Abdyl Frashëri”, gjatë kontrollit të dy personave që ndodheshin në një motoçikletë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 11.99 gramë marihuanë, 0.93 gramë kokainë dhe një telefon. Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në rrugën “Hekurudha”, gjatë kontrollit të një personi dhe automjetit të tij, janë gjetur 52.29 gramë marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Ramë Govori”, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka konfiskuar 19 fishekë, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, tri peshore digjitale, një telefon, para të gatshme dhe një pako me qese të vogla të zbrazura. Sipas raportit policor, sasia e marihuanës është raportuar në 252 gramë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në rrugën “Holger Petersen”, gjatë kontrollit në shtëpinë e një shtetasi të huaj, është gjetur dhe konfiskuar 3.95 gramë marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste me armë raportohen në Prishtinë, konfiskohen armë dhe municion

Published

on

Tre raste të ndryshme që lidhen me armë zjarri janë raportuar më 10 shtator në Prishtinë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në një rast, pas informatave të pranuara, policia ka kontrolluar tri lokacione që u përkasin tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, municion i kalibrave të ndryshëm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “Muharrem Fejza”, pas disa të shtënave me armë zjarri, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga një i dyshuar është konfiskuar një pistoletë. Gjatë përleshjes fizike, lëndime trupore ka pësuar një person. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në rrugën “Qazim Pllana”, një i dyshuar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër nga një motoçikletë në lëvizje dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara