Lajmet

​Haradinaj: Hapja e Urës së Ibrit është përgjigjja më e mirë ndaj deklaratës së “Kuvendit gjithëserb”

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare do t’ia jepte Serbisë.

Haradinaj ka thënë se Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.

“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut e ka mbështetur vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar. Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

“Kuvendi gjithëserb” dhe deklarata që doli nga ky takim i mbajtur të shtunën në Beograd, po konsiderohet kontradiktore dhe paradoksale. Në këtë deklaratë thuhet se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, për çka analistët politikë konsiderojnë se tashmë Kosova është njohur de-facto. Takimi i së shtunës, po ashtu vlerësohet se ka për synim krijimin e Serbisë së madhe, ku aty përfshihet veriu i Kosovës.

Lajmet

Izraeli ia heq vizat Kosovës, Gërvalla e Arbel nënshkruajnë marrëveshjen

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, me të cilin edhe ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore për lëvizje të lirë pa viza.

Me këtë marrëveshje, nga data 19 shtator, qytetarët e Republikës së Kosovës do lëvizin lirshëm në Izrael.

Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Publikuar

nga

Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leutrimit shtatëvjeçar që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.

Kjo pjesë e sheshit të qytetit tonë nga sot do të personifikohet nga dy figura që u bënë të njohura me historinë e tyre. Nga Adem Jashari që personifikon trimërinë dhe guximin e trimave të UÇK-së duke dhënë jetën në shërbim të lirisë së popullit shqiptare për liri dhe nga Leutrim Ahmeti që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës. Pyetja e vetme që shtrohet në adresën e Serbisë është se çfarë faji pati Leotrimi. Ai si 7-vjeçar në qendër të Skenderajt do të na ligjërojë mbi konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve”, ka thënë ai.

Profesor Nusret Pllana fjalimin e tij e filloi duke i përshëndetur të pranishmit me fjalinë e tij të njohur “Ju flet Kosova e lirë. Ai pati kritika për zyrtarët qeveritarë pasiqë nuk kanë ngritur një obelisk për të përkujtuar të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës.

“Drenica djep dhe buka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj jo rastësisht krimet e para kundër popullit shqiptarë janë bërë në Qirez, Likoshan, dhe Prekaz. Qëndresa ishte buka dhe uji i çdo qytetari i kësaj treve heroike. Askujt tjetër nuk i ka hije 25-vjetori i çlirimit se sa Drenicës”, ka thënë ai.

Në emër të familjes Ahmeti, foli Milaimi, i cili kërkoi që të ndërtohet një obelisk që përkujton të gjithë fëmijët e vrarë. Ai nuk la pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Dhembjes së Leotrimit sot i shtohet edhe më shumë mungesa e çlirimtarëve, e bashkëluftëtareve të Malushit (babait të tij) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sa e sa Leotrima të tjera anë e mbanë Kosovës ranë që ne sot të gëzojmë e festojmë me dhimbje e krenari. Sot Leotrimi po kthehet në qytetin e tij të lindjes si një shembull i ndërgjegjes botërore të dhimbjes shekullore të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti fajësoi opozitën se po i shtyn zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet

Publikuar

nga

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi opozitën për shtyrjen e zgjedhjeve, në takimin me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bajrami ka thënë se VV-së është në panik sepse i ka dështuar “nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”.

Ajo ka thënë se në zgjedhje do të shkohet duke i kërkuar llogari Kurtit për mashtrimet dhe propagandën, derisa ka thënë se në qeverisjen e Kurtit asnjë rrugë s’është përfunduar, çerdhet e premtuara s’janë përfunduar, rryma është shtrenjtuar e ka përmendur edhe tenderët njëburimorë.

“Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë.  Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka shkruar Bajrami.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lajçaku vjen në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin

Publikuar

nga

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi pritet të nisë në orën 18:00.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajçak së fundmi është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, me të cilin tha se kanë diskutuar për çështjen e dialogut.

Siç ka njoftuar Lajçaku, ata janë takuar në Athinë.

“E kam përditësuar për gjendjen në dialog dhe kemi folur për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Një ditë më parë, Lajçaku u shpreh se momentumi i ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “nuk duhet humbur”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara