Lajmet

Haradinaj flet për marrëveshjen: Ministrat i kanë pasur dorëheqjet e përgatitura, ndryshimi i pikës për Ujmanin qetësoi koalicionin

Published

on

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për marrëveshjen e arritur të premten në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin ekonomik.

Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj tha se versioni i parë i marrëveshjes nuk ka qenë siç duhet sa i përket çështjes së Ujmanit, pasi në dokument shkruhej që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji!

Ai thotë se ka insistuar që kjo të ndryshohet, në të kundërtën AAK, ka qenë gati për të dalë nga koalicioni me LDK-në.

Kjo pikë më pas ishte ndryshuar, për tu zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.

“Versioni i parë dokumentit ka qenë jo korrekt, sa i përket Ujmanit dhe kjo për neve ka qenë e papranueshme. Për këtë kemi mbajt qëndrim. Pas kërkesës tonë, pika ku flitej për Liqenin e Ujmanit është ndryshuar. Nëse nuk ishte marrë parasysh kërkesa jonë, ne kemi qenë të gatshëm për ta lëshuar koalicionin me LDK-në. Ministrat kanë i kanë pasur dorëheqjet e përgatitura”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së u shpreh se ka mbajtur barrën e marrëveshjes pasi tha se varej nga ai, se çka do të ndodhte në Uashington.

“Barra e marrëveshjes ra mbi mua, nuk ka qenë e lehtë. Andaj duhet të jemi vigjilent në të ardhmen që të mësojmë nga përvojat jo të mira që kemi pasur, të cilat na mësojnë se nuk duhet të entuziazmohemi në raste të tilla”, tha ish kryeministri.

Ndërkaq i pyetur për lëkundjen e koalicionit, Haradinaj konfirmoi se kanë kaluar tensionet dhe koalicioni është i qëndrueshëm.

Sa i përket 16 pikave të marrëveshjes, duke mos komentuar për secilën Haradinaj ka thënë se Kosova ka fituar.

“Kosova me 4 shtator në Uashington ka fituar, nuk është humbëse. Për këtë e kam mbështetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Ne ende kemi vështirësi por duhet punojmë….”

“Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpreh falënderim ndaj SHBA-së, presidentit Trump, emisarit special për dialog, Richard Grenell, e të tjerë, që kanë punuar për këtë në vazhdimësi”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Lajmet

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Lajmet

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara