

Lajmet
Haradinaj: Epopeja e Rahovecit do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza
Published
9 months agoon
By
Betim GashiKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e korrikut të vitit 1998 në Rahovec. Haradinaj ka thënë se Epopeja e Rahovecit i dha mesazh të qartë armikut.
“Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarët që u përjetësuan ato ditë.
“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Epopeja e lavdishme e Rahovecit, nga përmasat dhe forca e qëndresës, do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza”, është shprehur Haradinaj.
Lajmet
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika
Published
27 minutes agoon
April 22, 2025By
UBTnews
Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit e arrestuar një ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., vijnë nga Kaçaniku në jug të Kosovës.
Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Ai u vra pasi u qëllua mbrapa shpinës nga një i mitur, i cili veproi në bashkëkryerje me pesë të dyshuarit e tjerë, rreth mesnatës së 1 prillit pak pasi kishte hyrë në ndërtesën ku jeton, tha prokuroria.
Që të gjashtë të dyshuarit u arrestuan të hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.
“Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha.
Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale.
“Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.
Policia kreu bastisje në nëntë lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë./REL/
Lajmet
Gatishmëria për emergjenca, AME hap javën e aktiviteteve
Published
35 minutes agoon
April 22, 2025By
UBTnews
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka hapur javën e aktiviteteve, ku janë ekspozuar pajisjet e zjarrfikësve, ekipit të barrierave dhe ekipit për shuarjen e zjarreve malore nga toka.
Drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se misioni i tyre është udhëheqja dhe koordinimi i përpjekjeve shtetërore në parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje në rastet e emergjencave.
“Qëllimi ynë është që të ndikojmë në vetëdijesim dhe ndërgjegjësim, që të jemi afër qytetarëve, të promovojmë rolin dhe rëndësinë e agjencisë, të njësive profesioanle të zjarrfikjes dhe shpëtimit, strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të fatkeqësive, e veçanërisht të fokusohemi në parandalimin e tyre”, deklaroi ai.
Lajmet
KDI: Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e obligimeve të Procesit të Berlinit
Published
39 minutes agoon
April 22, 2025By
UBTnews
Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit.
Kështu thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), i cili u publikua të martën.
Hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli, tha se fokusi i raportit është në fushën e digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër.
Sipas saj, në kuadër të agjendës së reformave evropiane, Kosova ka bërë përparim në zhvillimin e rrjetit 5G si pjesë e agjendës digjitale 2030, mirëpo shtoi se duhet angazhim më i madh në kuadër të agjendës së gjelbër.
Si mangësi ajo përmendi mungesën e aftësive digjitale, sidomos në sektorin e arsimit.
Në anën tjetër, ajo tha se Kosova ka vendosur objektivat për energjinë dhe klimën deri në vitin 2030, ku përfshinë rritjen e pjesës së energjisë së ripërtërishme deri 32 për qind dhe reduktimin e gazrave serë deri në 16.3 për qind.
“Te pjesa e digjitalizimit mund të them se ka pasur progres në përmirësimin e infrastrukturës dhe konektivitetit. Kosova ka arritur një shtrirje të internetit 100 për qind që e tejkalon edhe mesataren e BE-së. Ky është zhvillimi më pozitiv nga pjesa e digjitalizimit, ndërkaq pjesa e siç kemi marrë obligime dhe që kërkohet nga BE-ja që Kosova të bëjë përpjekje për të zbatuar edhe teknologjinë 5G që është duke zhvilluar por duhet edhe tutje. Hap tjetër pozitiv është miratimi i Strategjisë së Agjendës Digjitale i cili ngërthen shumë aspekte të zhvillimit digjital dhe objektivave që Kosova ia ka vendosur vetës për të arritur tutje në avancim drejt zhvillimit digjital të vendit… Kosova ka vendosur objektivat për energjinë dhe klimën deri në vitin 2030, ku përfshinë rritjen e pjesës së energjisë së ripërtërishme deri 32 për qind dhe reduktimin e gazrave serë deri në 16.3 për qind. Ka miratuar edhe ligje që duhet të vijnë në Kuvend dhe të miratohen sa më parë, po ashtu janë edhe marrëveshje që duhet të ratifikohen në Kuvend”, tha ajo.
Lajmet
Rikthehet në operim njësia A-4, e Termocentralit “Kosova A”
Published
3 hours agoon
April 22, 2025By
UBTnews
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka paralajmëruar se pas një pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse të “TC Kosova A”, njësia A-4 është rikthyer sërish në operim të rregullt.
“Kjo njësi kishte dalë nga prodhimi më 14.04.2025, rreth orës 08:11, për shkak të paraqitjes së një rrjedhjeje në kaldajë. Gjatë ndërprerjes, janë eliminuar me sukses të gjitha mangësitë teknike, përfshirë edhe ato në kullën ftohëse dhe në pjesë të tjera të pajisjeve teknologjike të domosdoshme për rritjen e sigurisë së operimit të kësaj njësie’’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KEK.
Sipas KEK-ut njësia A-4 kishte operuar pandërprerë për 68 ditë rresht, duke dëshmuar stabilitet të lartë dhe efikasitet në prodhim.
“Sipas planifikimit, përgatitjet për startimin e njësisë kanë filluar mbrëmë me dt: 21.04.2025 rreth orës 18:55, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar në orë 23:30. Aktualisht, njësia ndodhet në gjendje stabile dhe funksionon në parametra të rregullt operimi. KEK, përmes angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, po dëshmon se mbetet një faktor kyç i stabilitetit të sektorit energjetik në vend”, përfundon njoftimi.

“Pallati” prej 11 milionë eurosh i Mbappes, askush nuk afrohet pa ftesë

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika

Gaza: Të paktën 600,000 fëmijë në rrezik të “paralizës së përhershme”

Gatishmëria për emergjenca, AME hap javën e aktiviteteve

KDI: Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e obligimeve të Procesit të Berlinit

Pesë vjet pa e fituar titullin, Ronaldos s’i mjaftojnë golat

Dy vlera ushqyese që ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak

Kina dërgon ngushëllime për vdekjen e Papës pas 24 orësh

Papa Françesku do të varroset më 26 prill, njofton Vatikani
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT