Lajmet

Haradinaj e quan Kurtin te paskrupullt: Sigurimi i librave, një luftë e vërtetë për prindërit

Haradinaj tha se qëllimi kryesor i takimit ishte që të informohej rreth situatës me tekstet shkollore.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të paskrupullt kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se sigurimi i librave nga prindërit do të jetë një “luftë e vërtetë”.

Haradinaj pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se qëllimi kryesor i takimit ishte që të informohej rreth situatës me tekstet shkollore, e cila sipas tij është shumë shqetësuese. Mirëpo ai u shpreh se jo gjithmonë ka pasur takime të lehta e të mira me të.

“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtoj takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, deklaroi ai.

Kreu i AAK-së tha se ekziston mundësia që prindërit të mos i blejnë librat për shkak të vështirësive financiare e se ka komuna në vend që nuk kanë as librari.

“Sot kam ardhur me dy qëllime; së pari të mësoj edhe më afër se si është gjendja tani me tekstet për shkak se informata që ne i kemi marr janë mjaftë shqetësuese. Për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë për t’i siguruar këto tekste. Shumë prindër janë në vështirësi ekonomike dhe financiare dhe munden mos me i pasë prioritet tekstet, munden m’i shpenzua edhe në kërkesa të tjera. Nuk ka librari në të gjitha komunat. Nuk e kuptoj pafytyrësinë e Kurtit e të ministres, të paktën një kërkimfalje Kosovës. Kosova i paguan ata që diku në pranverë ta kryejnë çështjen e teksteve në vjeshtë, ndërsa ata njerëz të paskrupullt e pa asnjë keqardhje dalin dhe i tallin të gjithë. I bëj thirrje Kurtit e kabinetit të tij që të mos e tallë Kosovën, një kërkimfalje duhet të ndodhë me këtë gjendje të krijuar. Nëse nuk duan ta sanksionojnë veten, të paktën t’i shërojnë zemrat e atyre që i kanë lënduar, me një kërkimfalje”, deklaroi ai.

Ai po ashtu shtoi se dyshimet janë të bazuara që kjo mund ta ketë një prapavijë.

“Është e pabesueshme që Nagavci e Kurti nuk e kanë ditur që do të vijmë në një javë para fillimit të vitit shkollor e nuk i kanë siguruar tekstet. Pra, ata sipas meje kanë shpresuar edhe në një krizë të re në greva, e që po besoj që Kosova mos me u marr më me arrestimet e me korrupsionin që ka mbërri te Kurti e që kuptohet nën udhëheqjen e tij, por me u marr me tema tjera”, deklaroi Haradinaj para mediave.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara