Lajmet

Haradinaj: AAK e hapur për koalicion me partitë tjera

ë një deklarim për media, kreu i AAK-së, ka folur edhe për koalicionin me Nisma Socialdemokrate, teksa shprehet i hapur edhe për koalicion me partitë tjera.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Qeverinë Kurti arrogante dhe se për këtë do t’i ndëshkojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme. Në një deklarim për media, kreu i AAK-së, ka folur edhe për koalicionin me Nisma Socialdemokrate, teksa shprehet i hapur edhe për koalicion me partitë tjera.

“Ne synojmë jemi të hapur për koalicion. Marrëveshja me Nismën është e koncentruar që të gjithë ata që  dëshirojnë me u bashku ketë koalicioni mos mu ndi të ardhur po me u ndi si në shtëpinë e vet, nuk presim askënd ne punojmë angazhohemi por jemi të hapur këto deklarimet e pushtetit janë thjesht e arrogancës së tyre, arroganca e mashtrimit ju ka bërë punë mashtrimi”, u shpreh Haradinaj.

Hipokrizinë e kësaj Qeverie, Haradinaj e sheh edhe në shpenzueshmërinë e parasë publike dhe “xhipat e zi”. Thotë se gjatë vizitës në përvjetorin e 25-të në Reçak, udhëheqësit e shtetit shkuan me mbi 20 xhipa.

“Unë isha në Reçak para tre ditësh, ju siguroj mbi 20 xhipa të zi kanë qenë këta pushtetit që kanë ardhë. 20 xhipa një pas një për me shku në Reçak nëse e merrni vetëm këtë shembull pastaj e zbërtheni këtë në hipokrizi të mashtrimeve. Vërtet ky vetëbesim i tyre buron nga arroganca, se qytetari i duron i toleron ja u anon mashtrimin po edhe mundet me qenë ndryshe qytetari ashtu si ju ka jep njëherë besimi mundet me ja marr ka pasur edhe në të kaluarën raste kur qytetari i ka ndëshku mund të i ndëshkoj edhe këta”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa mungesën e një termocentrali të ri, fajtor sipas Haradinajt është shefi i ekzekutivit. Fajtor e bën edhe për refuzimin e gazsjellësit amerikan.

“Shihni faturat e energjisë nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk e dinë që Kurti është  iniciatori dhe shkaktari kryesor që s’kemi një termocentral me qymyr 500 megavat energji të prodhuar në Kosovë do të ishte në kosto të lirë 18 euro ka qenë e paraparë megavati maksimum 60 njëkohësisht nuk ka qytetar i Kosovës  që Kurti e ka refuzu gazin amerikan gazsjellësin. Nuk ka qytetarë në Kosovë që kolegët e afërm të Kurtit si rasti i zotëri (Martin) Berisha që ishte ndërmjetës për me ble energji edhe paret që i nxjerrke ai s’po dihet ku kanë përfundu pastaj nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk e dinë që kur u arrestu drejtori i KEK-ut”, u shpreh Haradinaj.

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Të kërkuara