Teknologji

Happy Online, fushata e re publike për sigurinë e fëmijëve në internet

Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet.

Published

on

Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj kanë lansuar fushatën e re të quajtur Happy Online, për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë në internet.

Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë ndërhyrje me partnerët e shoqërisë civile për të përmirësuar edukimin medial dhe sigurinë e fëmijëve në internet. Kjo qasje e re {happy online} do të punojë me prindërit për t’u siguruar që ata janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurtë në platformat digjitale.

Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqiten në internet nga dhuna, pornografia, vetëvrasja dhe radikalizimi e deri te ekstremizmi. Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet.

(“Interneti është një dritare magjike për fëmijët të cilët duan të shkojnë përtej përditshmërisë. Flisni me fëmijët tuaj, edukoni dhe kujdesuni mbi përmbajtjen që fëmijët ndajnë me të tjerët në publik. Mbani ata të sigurt dhe larg bullizmit e ngacmuesve potencial, ekstremizmit e çfarëdo forme tjetër që rrezikon mirëqënien e sigurinë e fëmijëve tuaj. Kështu, duke marr një rol aktiv në aktivitetet e fëmijëve tuaj në internet ju ndihmoni të siguroheni që ata të përfitojnë prej këtyre aktivitete dhe që të eksplorojnë një liri të re pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme”, tha Xhelal Sveçla, ministër i MPB-së)

Përmes kësaj fushate, Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë një shtresë tjetër mbrojtjeje për të rinjtë kundër përdorimit të internetit për radikalizimin, korrupsionin dhe dëmet e tjera. 

Kjo fushatë do t’i informoj dhe mësojë prindërit për atë që duhet të shqetësohen dhe si t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurtë, duke zhvilluar biseda, duke ditur për parametrat e sigurisë dhe duke i trajtuar në qasje të drejtë dhe të sigurtë. Për këshilla dhe sigurinë e fëmijëve online, ndiqni kanalet e fushatës Happy Online në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/happyonlinekosovahttps://www.instagram.com/happyonlinekosova/

Continue Reading

Teknologji

Skoda rikthen legjendën 1000 MBX me një pamje moderne dhe futuriste

Published

on

Ekipi i dizajnit të Skodës ka sjellë një frymë nostalgjie duke rishikuar modelet klasike të markës dhe duke imagjinuar se si do të dukeshin ato me stilin modern të sotëm.

Dizajnerët kanë zbatuar gjuhën e re të dizajnit “Modern Solid” në një nga modelet më të rralla që ka prodhuar ndonjëherë kompania çeke, Skoda 1000 MBX.

Kjo veturë debutoi në vitin 1966, me vetëm 1,403 njësi të prodhuara deri në përfundimin e prodhimit në vitin 1969.

Më vonë u krijua edhe një version më i fuqishëm, 1100 MBX, i cili është edhe më i rrallë, me vetëm 1,114 ekzemplarë të montuar.

Në konceptin e ri digjital, Skoda e ka imagjinuar 1000 MBX me karakteristika të nivelit të lartë dhe një pamje tërësisht bashkëkohore — elemente që nuk gjenden në asnjë nga modelet aktuale të markës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Eksperti ndërkombëtar i harduerit open source, Jo Hinchliffe, mbajti ligjëratë në UBT

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua një ligjëratë e veçantë tematike nga eksperti ndërkombëtar në fushën e harduerit open source, Jo Hinchliffe, në kuadër të aktiviteteve para konferencës Software Freedom Kosova (SFK).

Ligjërata u organizua në bashkëpunim me FLOSSK dhe tërhoqi studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë nga fusha e inxhinierisë dhe harduerit inovativ.

Jo Hinchliffe, i njohur për projektet e tij kreative dhe pasionin që përcjell tek audienca, ka kontribuar rregullisht në Raspberry Pi Magazine, ndërsa gjatë karrierës së tij ka punuar në projekte të ndryshme të harduerit, përfshirë ndërtimin e raketave dhe zhvillimin e sistemeve inovative harduerike.

Në kuadër të ligjëratës me temën “Certifikimi i një projekti harduerik open source”, Jo Hinchliffe demonstronte dizajnimin e një komponenti në KiCad dhe shpjegonte procesin e aplikimit për certifikim të një projekti open source. Studentët u njohën me standardet ndërkombëtare të dizajnimit dhe certifikimit të projekteve harduerike open source, duke marrë këshilla praktike për zhvillimin e projekteve të tyre inovative.

Ky aktivitet ishte veçanërisht i përshtatshëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike dhe fushave të ngjashme, të cilët shprehën interes të madh për zhvillimin e sistemeve harduerike dhe teknologjive moderne. Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar direkt nga një ekspert ndërkombëtar dhe për të marrë njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira në fushën e harduerit open source.

Continue Reading

Kërkime

Rindërtimi pas konfliktit: Ekspertët e UBT-së prezantojnë sukseset e Kosovës në Pragë

Published

on

Profesori Lulzim Beqiri dhe profesori Bekim Ceko nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Towards Sustainable Reconstruction of Ukraine Cities”, të organizuar nën drejtimin e profesoreshës Vladimira Silhankova nga MIAS (Masaryk Institute for Advanced Studies) në kuadër të Czech Technical University në Pragë.

Konferenca kishte për qëllim identifikimin e sfidave të rindërtimit në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit dhe hartimin e strategjive zhvillimore nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendore. Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të universiteteve nga Çekia, Polonia, Sllovakia, Austria, Finlanda dhe Gjermania, si dhe universitete nga Ukraina, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e rindërtimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi profesori Beqiri dhe profesori Ceko ndanë eksperiencat e vendit tonë në rindërtimin pas luftës. Ata prezantuan modele të strategjive të zhvillimit urban dhe praktika të suksesshme të projektimit dhe planifikimit hapësinor, të cilat mund të shërbejnë si shembull për Ukrainën në procesin e saj të rindërtimit.

Profesorët e UBT-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës, duke vënë në pah se përvoja e Kosovës mund të ofrojë mësime të vlefshme për vendet që kalojnë periudha të vështira pas konflikteve. Konferenca gjithashtu shërbeu si një mundësi për rrjetëzim dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike mes universiteteve të Evropës dhe Ukrainës.

Pjesëmarrja e profesorëve të UBT-së në këtë forum ndërkombëtar nënvizon angazhimin e institucionit për të kontribuar në diskutime globale mbi rindërtimin e qyteteve, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin shkencor ndërkufitar.

Continue Reading

Teknologji

MacBook pro i ri! Apple lehtëson riparimin dhe përmirëson brendësinë

Published

on

Apple ka prezantuar një MacBook Pro të ri të pajisur me çipin M5. Megjithatë, përveç përmirësimit të performancës, një çmontim i detajuar tregon se kompania ka rafinuar dizajnin e brendshëm të pajisjes, duke e bërë më të lehtë aksesin te bateria dhe duke pastruar organizimin e kabllove të brendshme.

Nga jashtë, MacBook Pro me M5 duket thuajse identik me versionin M4, por brenda ka ndryshime të vogla që synojnë të përmirësojnë riparueshmërinë dhe inxhinierinë e tij. Përmirësimet janë të detajuara dhe delikate, jo një ridizajnim i madh.

Manuali i Apple përfshin udhëzime për shkëputjen e kabllit të sistemit të Menaxhimit të Baterisë, gjë që mundëson ndërprerjen e energjisë para se të fillojë riparimi.  Kjo praktikë e sigurt për riparimin e pajisjes tregon se Apple po i njeh përdoruesit që janë të gatshëm të kryejnë vetë riparime.

Bateria është e njëjtë me versionin e mëparshëm, por korniza e saj e brendshme është përmirësuar. Portat dhe ventilatori i ftohjes janë bërë modulare, duke lehtësuar zëvendësimin e tyre në mënyrë të pavarur.

Disa pjesë mbeten nën pllakë, prandaj qasja kërkon ende çmontim, përfshirë ventilatorin, i cili herë pas here do të ketë nevojë për pastrim ose zëvendësim.

Përveç ndryshimeve funksionale, ka edhe ndryshime në paraqitjen e kabllove, që tregojnë përkushtimin e Apple për të rritur efikasitetin e prodhimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara