Kronikë e zezë

​Hapi një varr dhe tentoi vras një person, dënohet me dhjet vjet burgim

Sipas gjykatës, rasti kishte ndodhur më 10.09.2022.

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit XH.B për shkak se gjatë vitit 2022 me armë në mënyrë dinake ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. G.

Sipas gjykatës, rasti kishte ndodhur më 10.09.2022, ku fillimisht dy ditë para ditës kritike i pandehuri në një shtëpi të pa banuar, prapa shtëpisë së tij, e cila ishte pronë e vëllait të tij (i cili jeton jashtë), e kishte hapur një kanal (varr) për t’i fshehur gjurmët e krimit, pikërisht për ta varrosur të dëmtuarin.

“Natën kritike paraprakisht i pandehuri e kishte ftuar në telefon djalin e viktimës dhe të njëjtit i kishte thënë se a është babai i tij, këtu i dëmtuari në shtëpi se unë po vijë me marrë me pi një kafe, dhe nuk kanë kaluar as disa minuta i pandehuri shkon tek shtëpia e të dëmtuarit, të cilin e ka dhëndër (burrin e motrës) të njëjtin e merr e hip në veturën e tij dhe nisen në drejtim të fshatit L. kinse për të shikuar një armë, dhe me të hyrë në veturë i pandehuri i thotë të dëmtuarit t’i ndalim telefonat se mundet dikush me na përgju, dhe nga aty shkojnë në fshatin L. duke iu shmangur rrugës kryesore, hyjnë në oborrin e të pandehurit, në atë moment i pandehuri i thotë viktimës të ulët në një cung në një hapësirë në mes të shtëpisë dhe një murit rrethues, kinse për mos t’u parë nga rruga dhe ia dërgon një armë për ta shikuar, me ç’rast derisa i dëmtuari ka qenë duke e shikuar armën, i pandehuri në mënyrë dinake dhe nga pas shtënë një herë me armë në drejtim të dëmtuarit, duke e goditur në anën e pasme të kokës mbi qafë, ku viktima si pasojë rrëzohet dhe paraqitet kinse si i vdekur, i pandehuri i afrohet viktimës për ta parë se a ka vdekur me pas largohet me qëllim të ta fshehur armën. I dëmtuari ashtu i plagosur pasi që vëren se i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë nëpër livadhe, përrocka dhe arrin në një shtëpi në fshat ku kërkon ndihmë për të dërguar në spital, dhe nga Spitali Rajonal në Pejës të dëmtuarin e dërgojnë në QKUK në Prishtinë, si pasojë i dëmtuari pëson lëndime të konstatuara si në raportin mjekoligjor”, thuhet në komunikatë.

Sipas gjykatës, me çka ka kryer vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

“Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej dyqind (200) euro si dhe në emër të Programit për Kompensim të Viktimave të Krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Të pandehurit ju konfiskuan armët dhe fishekët e sekuestruara dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Të pandehurit ju vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, dy persona në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, ku dy persona janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti i parë është regjistruar në Ferizaj më 23 shtator. Sipas Policisë, është arrestuar një shtetas i huaj, i dyshuar se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe më pas kishte kanosur dy viktima femra, shtetase të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Gjakovë më 24 shtator. Policia ka arrestuar një person, shtetas të Kosovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase kosovare.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara