Lajmet

Hapi i fundit për të filluar studimet në programet Bachelor dhe Master në UBT

Published

on

UBT njofton të gjithë të interesuarit për programet e Bachelor dhe Master se afati për aplikime po përfundon. Ky është momenti i fundit për të siguruar vendin tuaj në programet tona për vitin akademik 2024-2025. Është koha për të bërë një hap të rëndësishëm dhe për të investuar në të ardhmen tuaj akademike dhe profesionale.

Nëse dëshironi të ndjekni një karrierë të suksesshme në fusha si biznesi, teknologjia, shkencat sociale, inxhinieria dhe shumë të tjera, kjo është mundësia juaj për të kontribuar në një mjedis të avancuar dhe inovativ.

Programet e Bachelorit: UBT ofron një gamë të gjerë programesh në fusha të ndryshme si Ekonomi, Ndërtimtari, Juridik, Agrikulturë, Gjuhë Angleze, Muzikë, Art, Aktrim, Media dhe Komunikim, Shkenca Politike, Turizëm, Farmaci, Studime të Sigurisë, Shkenca të Ushqimit dhe shumë drejtime të tjera. Edukimi në UBT është i bazuar në një përzierje të përvojës praktike dhe teorisë së avancuar, duke përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës.

Programet e Masterit: Shfrytëzoni mundësitë për të thelluar njohuritë dhe aftësitë tuaja në fusha të avancuara. Programet e Masterit ofrojnë një qasje të integruar dhe inovative për zhvillimin e ekspertizës në fushat përkatëse. UBT ofron programe të nivelit master me specializime unike, të dedikuara për studentët që kanë përfunduar studimet e tyre ose kanë nisur karrierën në profesionet përkatëse. Me një angazhim të gjatë në arsimin ndërkombëtar, UBT ka krijuar një reputacion të fuqishëm dhe është i lidhur me partnerë botërorë.

Të jesh pjesë e UBT-së do të thotë të përfitosh njohuri në disiplina të veçanta akademike, të aftësohesh në teknologjitë më të fundit dhe të përmirësosh perspektivat e karrierës. Programet tona të studimeve pasuniversitare ofrojnë mundësi për të nisur një karrierë të re në një fushë profesionale të zgjedhur, përgatitje për studimet e doktoratës, zgjerim të njohurive në fushat e lidhura me profesionin tuaj, përgatitje për projekte sipërmarrëse dhe ofrim ekspertizash profesionale.

UBT është institucioni i vetëm në vend që ofron për secilin student, Certifikime ndërkombëtare, Sisteme online, Trajnime dhe kurse përgatitore, Librari me numrin më të madh të titujve dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike, Laboratorë shkencorë.

Afati i aplikimeve është duke shkuar drejt fundit! Mos e humbni këtë mundësi për të bërë një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tuaja profesionale. Nisni udhëtimin tuaj akademik dhe profesional me UBT-në dhe bëni ndryshimin që dëshironi të shihni në botë. Zgjedh liderin dhe udhëheq me të si ekspert i fushës./UBTNews/

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara