Lajmet

Hapet Qendra për Njohuritë e Gjuhës Italiane në UBT, e vetmja në Kosovë

Published

on

Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë, organizoi një event të veçantë në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane. Kjo ngjarje shënoi inaugurimin e Qendrës për Njohuritë e Gjuhës Italiane, një arritje e rëndësishme për përhapjen e studimit të kësaj gjuhe në vend.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive, duke sjellë së bashku studentë, profesorë dhe përfaqësues të Ambasadës Italiane, të gjithë të angazhuar për të thelluar lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Italisë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përshëndeti të pranishmit në këtë ngjarje të rëndësishme. Ai theksoi se hapja e Qendrës për Njohuritë e Gjuhës Italiane është një arritje e madhe për institucionin dhe për të rinjtë e Kosovës, duke e konsideruar këtë bashkëpunim me Ambasadën Italiane një hap të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Gjuha italiane, sipas rektorit Hajrizi, nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një pasuri kulturore dhe historike që na lidh me trashëgiminë e pasur të Italisë. Dhe se ajo na ofron mundësinë të kuptojmë më mirë kulturën dhe traditat italiane, dhe të forcojmë marrëdhëniet tona kulturore dhe ekonomike.

“Njohja e gjuhës italiane është një investim në arsimimin e studentëve, duke u ofruar atyre mundësi për të zhvilluar karrierat e tyre në një treg gjithnjë e më global,” u shpreh rektori Hajrizi. Ai e përfundoi fjalimin duke shprehur besimin se njohja e gjuhës italiane do t’i ndihmojë studentët në zhvillimin e karrierave të tyre dhe do të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Italisë.

Pas fjalës së rektorit, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, mori fjalën dhe shprehu përkushtimin e thellë të ambasadës për të mbështetur iniciativa që promovojnë kulturën italiane. Ai theksoi se aktivitete si ky event janë thelbësore për ndërtimin e urave të komunikimit dhe miqësisë midis popujve të Kosovës dhe Italisë.

Ambasadori De Riu inkurajoi studentët dhe të pranishmit të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të njohur më mirë kulturën italiane, duke e parë atë si një mundësi për rritje personale dhe profesionale. “Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të thelluar njohuritë tona dhe për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona,” përfundoi ai, duke inkurajuar gjithashtu një angazhim të vazhdueshëm në promovimin e kulturës italiane.

Më pas, Media Grupi i UBT-së prezantoi një video të veçantë, e cila ishte përgatitur në gjuhën italiane me titra shqip nga profesorë dhe studentë që kanë studiuar dhe vepruar në Itali, duke ndarë eksperiencën e tyre dhe duke vënë në theks se sa e rendësishme është gjuha italiane për ta.  Kjo video shërbeu si një pasqyrë e angazhimeve dhe përvojave të tyre në këtë vend, duke ilustruar mundësitë e shumta që ofron gjuha italiane.

Më pas, eventi vazhdoi me shfaqjen e filmit “Perfetti Sconosciuti” të Paolo Genovese (2016), një komedi-dramë që trajton temat e marrëdhënieve dhe miqësive. Filmi u shfaq në italisht me titra në anglisht, duke ofruar një mundësi për studentët të përmirësojnë njohuritë e tyre gjuhësore në një atmosferë argëtimi.

Ky aktivitet jo vetëm që festoi kulturën italiane, por gjithashtu forcoi lidhjet ndërkulturore mes Kosovës dhe Italisë, duke promovuar bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet popujve. Inaugurimi i Qendrës për Njohuritë e Gjuhës Italiane është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të edukimit dhe ofrimit të mundësive të reja për të rinjtë kosovarë, duke e bërë italishten një pjesë të rëndësishme të arsimit të tyre./UBTNews/D.E./    

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara