Lajmet

​Hapet ekspozita “Lobimi përmes sportit”, shfaq sfidat drejt anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA

Published

on

50 fotografi që dëshmojnë rrugëtimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në UEFA dhe FIFA janë shfaqur sot në ekspozitën “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik” e autorit Blerim Uka.

Fotografi që përfshijnë periudhën nga vitit 2005 deri më sot shpërfaqin sfidat nëpër të cilat ka kaluar futbollit i Kosovës deri në ditët e sotme, me theks të veçantë në vitet e pas luftës.

Autori Blerim Uka tha se në vitet e para të pas luftës edhe pse në kushte shumë të vështira arriti që përmes fotografive të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sportive.

Unë asnjëherë nuk kam pritur kur kam nisur në vitin 2003 me Llapin apo në Drenicë duke fotografuar në kushte të vështira po duke e dashur futbollin në izolimin të cilin kemi qenë pas luftës jemi munduar, veçmas pas pavarësisë me mënyrën time fotografike, me një top, me një ndrres të lobojë për pranimin e Kosovës”, thotë Uka

Ai tregon edhe për njërën nga fotografitë e tij që bëri bujë të madhe në mediat botërore.

Është ky kroati këtu me ‘Accept Kosova in UEFA’, unë kam qenë më shallin e Kosovës dhe në momentin kur më është ofruar ma ka marrë shallin. Unë i kisha 20 topa, e kam pasur një pompë të vogël dhe në atë moment e kam fryrë topin dhe është fotografuar nga fotografi i agjencisë më të madhe botërore AFP. Atëherë nuk kemi pasur internet në telefona por kur kam shkuar në stadium e kam parë NCC, BBC dhe shumë media të botës që kroatët e kërkojnë pranimin e Kosovës”, kujton Uka.

Hapjen e kësaj ekspozite e vlerësoi lart edhe ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Thuhet që fotografia flet vet, është e vërtetë. Këto nuk mund të zhduken, nuk mund të humben dhe pjesa kryesore ka qenë të pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, pastaj edhe në FIFA dhe më vjen mirë që të gjitha ju mediat e keni marrë një rrugëtim së bashku me federatat, me shtetin keni qenë pjesë aktive e këtij procesi”, tha Salihu.

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës kishte figura të rëndësishme nga sporti vendor, por edhe nga politika dhe Minsitria e Sportit.

Lajmet

Ndalohet një i dyshuar për spiunazh

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person me inicialet H.S., shtetas i Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Atij i është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Sipas Prokurorisë, aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Po ashtu, thuhet se është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Spiunazhi është veprimtari e fshehtë e mbledhjes, transferimit ose shpërndarjes së informacioneve të ndjeshme te një shtet, organizatë apo grup tjetër.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia./REL/

Continue Reading

Lajmet

OEK kërkon pezullim të vendimit që shtrenjton energjinë elektrike për bizneset

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shtyjnë të paktën për një vit hyrjen në fuqi të vendimit për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset.

Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe gjëja e parë që është vërejtur është çmimi shumë më i lartë se sa kanë paguar deri më tani.

Ofertat e para që kanë ardhur tek të gjitha bizneset, tek të gjithë sektorët janë mbi 200 për qind më të shtrenjta sesa çmimi i energjisë elektrike që kanë marrë deri më sot”, tha Rafuna.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha, konkretisht ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Sipas ZRRE-së, numri i tyre është mbi 1.000.

Aktualisht, këto biznese furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar për energji me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.

Ndërsa nga 1 qershori, kompanitë e mëdha duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

Rafuna tha se ky vendim duhet të shtyhet për të paktën një vit pasi sipas tij, kjo do të shuante shumë biznese.

Kemi kërkuar që të shtyhet dalja në tregun e lirë dhe rritja prej 16.1 për qind të suspendohet për arsye se ka mundësi dhe ka mekanizma që qeveria ta subvencionojë ose edhe ta gjejë mënyra tjera se si ta ndihmojë biznesin se si ta kalojë sa më lehtë këtë periudhë kohore të mosdaljes në tregun e lirë”, deklaroi Rafuna.

Aktualisht, në tregun e lirë të Kosovës janë të licencuara 18 kompani që ofrojnë furnizim me energji elektrike, shumica prej të cilave janë nga Kosova, por ka edhe kompani nga rajoni.

Nga 1 maji kanë hyrë në fuqi tarifat e reja, me një rritje prej 16.1 për qind.

Këto tarifa do të vlejnë edhe për bizneset që kanë nën 50 punëtor apo nën 10 milionë euro qarkullim.

Përmes një konference për media edhe Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala e quajti rritjen e çmimit selektive dhe tha se dëmton qytetarët.

Sapo të konstituohet Kuvendi i ri, do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat parlamentarë për të shqyrtuar çdo veprim dhe mosveprim në menaxhimin e sektorit energjetik”, theksoi Shala./REL/

Continue Reading

Aktualitet

Përmbyset varka “Lamborghini” në Miami, shpëtojnë mbi 30 persona

Published

on

Mbi 30 persona janë shpëtuar pas një incidenti me një varkë luksoze, afër një ishulli, në afërsi të Miami Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raportohet, në bord kanë qenë disa influencerë, ndërsa varka u përshkrua si një “Lamborghini”.

Roja Bregdetare e SHBA-së ndërhyri menjëherë pas njoftimit se mjeti lundrues 20 metra i gjatë kishte filluar të marrë ujë.

Aksioni i forcave speciale përfundoi me shpëtimin e 32 personave.

Continue Reading

Lajmet

Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.

Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit.

Disa orë pas dërgimit të letrës nga Kurti, Abdixhiku ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet asaj zyrtarisht.

Duke folur para gazetarëve, ai ka thënë se letrën nuk e ka parë ende, por se do të kthejë përgjigje “me kohë”.

Ai i ka kërkuar anëtarëve të partisë së tij që “gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë shumë”.

Në letrën e tij, Kurti ka shkruar se është “i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”.

Kurti i ka thënë Abdixhikut se “koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”, teksa ka shkruar se ka bindjen që “votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV”.

Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë“, është shprehur Kurti në letrën drejtuar Abdixhikut.

Kreu i LVV-së, në letër, nuk e ka përjashtuar as gatishmërinë e partisë së tij për shkuarje në zgjedhje të reja, por ka thënë se edhe ato do të çonin drejt një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.

Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash?“, e ka pyetur Kurti, Abdxhikun.

Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se mënyra e formulimit të letrës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), “është jashtëzakonisht dinake”.

Sipas tij, kjo letër është më shumë një veprim formal, me synimin për të përmirësuar imazhin bashkëpunues në opinionin publik, sesa që ka një peshë reale dhe konkrete./REL/

Continue Reading

Të kërkuara