Sport

Hapet afati kalimtar i transferimeve edhe në Spanjë e Itali

Published

on

Nga sot (e hënë, 4 janar), edhe klubet nga Italia edhe ato nga Spanja mund të transferojnë lojtarë.

Duke filluar nga dita e sotme, klubet nga Serie A dhe La Liga mund të fillojnë me regjistrimin e lojtarëve që do t’i transferojnë.

Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1 e kanë filluar më herët afatin kalimtar dimëror të vitit 2021 (nga 2 janari).

Në ndërkohë, transferimi i lojtarëve në të pesë kampionatet kryesore evropiane do të përfundojë në ditë të njëjtë, më 1 shkurt.

Të gjitha klubet e mëdha kanë nevojë për përforcime në pozita të caktuara, prandaj pritet të shihet intervenimi i tyre në tregun e transferimeve.

Sport

Premtimi i Gjimshitit: Do të shihni një Shqipëri më të bukur

Published

on

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Andorrës, kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur për mediat duke përgëzuar shokët e skuadrës për performancën dhe duke premtuar se skuadra do të përmirësohet akoma më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Në një intervistë pas ndeshjes, Gjimshiti e cilësoi fitoren si një përgjigje të duhur, jo vetëm për tifozët, por edhe për vetë lojtarët pas humbjes me Anglinë. Ai theksoi rëndësinë e rikuperimit dhe të kthimit te fitorja, duke pohuar se goli i Manajt ishte çelësi për ta fituar këtë ndeshje.

“U futëm në fushë për të fituar, dhe arritëm ta realizonim këtë. Goli i Manajt ishte kyç, ai na dha besim që ta mbyllnim ndeshjen me rezultat pozitiv. Ishim të lodhur pas një ndeshjeje shumë të vështirë me Anglinë, por çunat dhanë gjithçka në fushë dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme”, u shpreh kapiteni i kuqezinjve.

Ai e pranoi që ka ende hapësirë për përmirësim, por e cilësoi si pozitiv faktin që skuadra është në rrugën e duhur. Gjimshiti shprehu besimin se me kalimin e kohës, Shqipëria do të shfaqë një imazh më të bukur dhe të fortë. “Do të përmirësohemi akoma dhe më shumë me kalimin e kohës dhe do të shikojmë një Shqipëri të bukur”, shtoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se e rëndësishme ishte marrja e tri pikëve dhe fokusi i skuadrës do të mbetet te fitorja e ndeshjeve të ardhshme për të siguruar kualifikimin në fazat e ardhshme të kompeticioneve ndërkombëtare./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Dy sfidat e radhës mund të jenë vendimtare për Shqipërinë drejt Botërorit

Published

on

By

Shqipëria e ka nisur me një humbje dhe një fitore rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026. Kuq e zinjtë pësuan humbje nga Anglia me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë, por u rikthyen te fitorja duke e mposhtur Andorrën me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e dytë.

Shqipëria është pjesë e Grupit K, aty ku bëjnë pjesë edhe Latvia dhe Serbia dhe momentalisht renditet në vendin e dytë me tri pikë derisa Anglia është liderë me gjashtë sosh.

Dy ndeshjet e radhës në këtë grup do të zhvillohen më 7 dhe 10 qershor. Shqipëria së pari e pret Serbinë në Tiranë dhe më pas ballafaqohet në udhëtim me Latvinë tri ditë më vonë.

Nëse kuq e zinjtë do të arrinin dy fitore në këto dy ballafaqime, atëherë do të ishin në një pozitë shumë komode para ndeshjeve të tetorit dhe nëntorit pasi kështu do të ishin në kuotën e nëntë pikëve dhe do të linin prapa rivalët direkt për vendin e dytë së paku.

Siç dihet, pas pjesëmarrjes në dy Kampionate Evropiane, ëndrra e madje e Shqipërisë është kualifikimi në Kampionatin Botëror dhe këtë synojnë ta bëjnë në urdhrat e trajnerit brazilian Silvinjo.

Continue Reading

Sport

​Kur rikthehen dardanët sërish në fushë?

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti një sukses historik së fundi duke u kualifikuar nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, një sukses ky historik dardanët.

Triumfi në dy ndeshjet e playoff-it të kësaj gare kundër Islandës bëri që Kosova të futet në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës, sukses ky i arritur nën drejtimin e trajnerit Franco Foda i cili theksoi se ishte i bindur se do të arrihej ky objektiv.

Por, misioni i vështirë fillon pikërisht tani. Në fakt, në muajin shtator dardanët do t’i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror 2026 ku do të ndeshjen me shtete si Zvicra, Suedia e Sllovenia.

Por, paraprakisht, në muajin qershor, Federata e Futbollit të Kosovës ka aranzhuar një ndeshje miqësore kundër Armenisë që do të zhvillohet më 6 qershor.

Continue Reading

Sport

​Foda: Kur erdha këtu rezultatet nuk përmbyseshin, tani po

Published

on

By

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda ka folur pas fitores kundër Islandës në dy ndeshje, triumf ky i cili ia siguroi Kosovës kalimin nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ai në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se ishte optimist se do të arritje ky objektiv që ishte shumë i rëndësishëm.

“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Sot jam shumë, shumë krenar me ekipin. Pas një disavantazhi e kemi ndjekur lojën tonë që nga fillimi, ishim shumë aktiv në të gjitha fazat e lojës, e dominuam ndeshjen, luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm, ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javëve dhe muajve të fundit. Tani kemi një grup të mirë prej 20-25 lojtarëve, kishim shumë mungesa por tashmë çdo lojtar mund të zëvendësohet dhe kjo e karakterizon ekipin tonë. Tani duhet thjeshtë të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në qershor”, ka thënë Foda.

Ai ka shtuar se tashmë sheh një tjetër përkushtim tek lojtarët, sidomos në karakterin për të luftuar dhe përmbysur rezultatin në një ndeshje.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte se ekipi arriti të kthehej në lojë pas disavantazhit. Në fillim kur erdha në Kosovë kjo nuk ndodhte, sa herë që binim në disavantazh e humbnim ndeshjen. Tani jemi në gjendje ta përmbysim rezultatin. Kjo tregon për forcën e ekipit, për shpirtin e skuadrës dhe për energjinë që ka ekipi”, ka shtuar Foda.

Kryetrajneri i dardanëve ka theksuar se për ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror skuadra do të jetë edhe më e komponuar dhe kështu do të jetë në gjendje të rivalizojë edhe kombëtare të nivelit shumë të lartë.

“Do të jetë thelbësore që në shtator t’i kemi të gjithë lojtarët ën formë të mirë. Siç thash kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar dhe mungesa por nëse në shtator të gjithë janë gati do të kemi një konkurrencë të fortë në skuadër, kemi një atmosferë të mirë në ekip dhe kur ke shumë lojtarë në dispozicion kjo e rritë edhe më shumë energjinë dhe harmoninë në skuadër. Nëse vazhdojmë kështu kemi mundësi të përballemi edhe me ekipe si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia”, ka thënë Foda.

Continue Reading

Të kërkuara