Lajmet

​Hamilton zbulon betejën e gjatë me depresionin

Published

on

Shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton luftoi me depresionin për vite të tëra që në moshë të re, pasi u përball me presionin e ndjekjes së një karriere në motorsport dhe u përball me ngacmimet në shkollë.

Hamilton , i cili ka garuar në gara që kur ishte gjashtë vjeç, tha se ai gjithashtu ka luftuar me depresionin si i rritur dhe e ka pasur të vështirë të nis udhëtimin e tij.

“Unë mendoj se ishte presioni i garave dhe vështirësive në shkollë si dhe ngacmimi. Nuk kisha me kë të flisja,” tha Hamilton për “The Times”. Kam luftuar me shëndetin mendor gjatë jetës sime, depresionin që në moshë shumë të hershme kur isha, për shembull, 13 vjeçar kur isha e deri në të njëzetat, kisha disa faza vërtet të vështira”, shtoi ai.

Hamilton bëri debutimin e tij në Formula 1 në vitin 2007 kur ishte 21 vjeç, duke u bërë piloti i parë me ngjyrë. Ai fitoi kampionatin vitin e ardhshëm dhe plotësoi rekordin e Michael Schumacher prej shtatë kampionate në vitin 2020.

Britaniku tha se ndihej më i pjekur sot sesa ishte më herët në karrierën e tij.

“Ju po mësoni për gjërat që ju janë transmetuar nga prindërit tuaj, duke vënë re ato modele, si reagoni ndaj gjërave, si mund t’i ndryshoni ato,” tha ai. “Pra, ajo që mund të më ketë zemëruar në të kaluarën nuk më zemëron sot. Unë jam shumë më i rafinuar.”

Piloti i Mercedes, i cili do t’i bashkohet Ferrarit vitin e ardhshëm, është i gjashti në kampionat, me garën e radhës të vendosur në Austin muajin e ardhshëm./UBTnews/

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara