Lajmet

Hamasi dërgon një mesazh në një qytet izraelit: Keni kohë deri në 17:00, pastaj ferri do të vijë

Hamasi ka publikuar një imazh të zëdhënësit Abu Ubaida me paralajmërimin për qytetin Ashkelon.

Publikuar

Krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar banorët e qytetit izraelit, Ashkelon, që të largohen para orës 17:00 me orën lokale, pasi do të pasojë një sulm në zonë.

“Në përgjigje ndaj krimit të armikut dhe detyrimit që po u bëhet palestinezëve që të largohen nga shtëpitë e tyre në disa zona të Rripit të Gazës, ne u japim banorëve të qytetit Ashkelon një afat të largohen para orës 17:00 sonte”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i Hamasit.

Hamasi ka publikuar një imazh të zëdhënësit Abu Ubaida me paralajmërimin për qytetin Ashkelon.

Lajmet

Sanchez thotë se njohja e Palestinës është “vendim për paqe”

Publikuar

nga

“Është një ditë e rëndësishme dhe simbolike. Simbolizmi nuk i humbet izraelitëve, të cilët kanë reaguar me pakënaqësi të madhe për mënyrën se si Spanja, Norvegjia dhe Irlanda kanë shpallur njohjen e shtetit palestinez”, deklaroi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Në fjalën e tij, kryeministri i Spanjës u shpreh absolutisht i bindur se vendimi është në përputhje me rezolutat e OKB-së, të miratuara nga vendet anëtare të BE-së. Sanchez u shpreh gjithashtu i bindur se vendimi nuk është “kundër askujt”.

Izraeli ka reaguar duke thënë se kjo është politikë anti-izraelite. Ndërsa Sanchez tha se absolutisht nuk është kështu. Ai thotë se ky është një vendim për paqe dhe shpreson se do të shtyjë përpara idenë e një armëpushimi dhe lirimin e robërve.

Sanchez dënoi sulmet e 7 tetorit, por tha se ajo që Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po bëjnë është, sipas tij, mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje me dy shtete dhe për ta bërë atë të mbijetojë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

nga

Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të Mqedonisë së Veriut, të cilën pritet që ta udhëheqë deputetja më e moshuar e përbërjes së re parlamentare, Merita Kollçi Koxhaxhiku. Sipas rendit të ditës, seanca plenare ka katër pika.

Pasi të konstatohet kuorumi, zgjedhet përbërja e Komisionit Verifikues të Kuvendit, me propozimin e të cilit Kuvendi i verifikon mandatet e deputetëve. Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e 8 majit, Komisioni Verifikues, dorëzon raport për çdo deputet dhe më pas i njëjti votohet.

Pas kësaj, deputetët do të zgjedhin përbërjen e Komisionit për Çështje Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ndërkaq në fund, deputetët do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të zgjasë më së shumti tre ditë, ndërkaq Kuvendi llogaritet i konstituuar me zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit.

10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me minimum 61 vota. /Alsat.mk/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin shtetin palestinez

Publikuar

nga

Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë do të veprojnë edhe Irlanda dhe Norvegjia, më vonë gjatë ditës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të martën në mëngjes vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Megjithatë, ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

“Njohja e shtetit të Palestinës është nevojë e domosdoshme, nëse të gjithë ne dëshirojmë të arrijmë paqen”, ka thënë ai.

Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – që udhëheq Gazën.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë.

Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurtishi: Renovimet e domosdoshme për mjekët e pacientët në Onkologji

Publikuar

nga

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se renovimet në këtë klinikë kanë qenë të nevojshme për stafin dhe pacientët dhe se tash e tutje pacientët do të kenë një privatësi më të madhe.

Kurtishi ka thënë se tash e tutje, pacientët do të kenë kushte më të përshtatshme për marrjen e ilaçeve, ndërsa risi është edhe ambulanca specialistike sipas standardeve ndërkombëtare, ku mjekët i bëjnë ekzaminimet dhe bëjnë koordinimin e terapive në mënyrë më të sofistikuar.

“Këto renovime kanë lehtësuar shumë, edhe qysh në javën e parë kur kemi filluar me punu në klinikën e rinovuar kemi parë se sa ka qenë kjo e domosdoshme dhe e nevojshme për stafin dhe vet pacientët të cilët tash kanë një trajtim më të mirë dhe kushte më të përshtatshme për marrjen e ilaçeve. Në të njëjtën kohë ekziston tash ambulanca specialistike sipas standardeve ndërkombëtare ku mjekët i bëjnë ekzaminimet, kontrollet dhe bëjnë koordinimin e terapive dhe kjo në mënyrë shumë më të sofistikuar se përpara, pacientët kanë një privatësi më të madhe dhe menaxhimi i këtyre procedurave deri të dhënia e ilaçeve është shumë e lehtë edhe efikase”, u shpreh Kurtishi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara