Kronikë e zezë

Hajnat brenda një nate kryejnë tri vjedhje në Fushë Kosovë

Disa persona të maskuar kanë kryer disa vjedhje në vende të ndryshme në disa objekte në Fushë Kosovë.

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orëve të mëngjesit, njëra në fshatin Vragoli rreth orës 03:49, tjetra në rrugën “Nëna Terezë”, rreth orës 03:52 dhe në rrugën “Dardania”, rreth orës 04:02, në Fushë Kosovë.

“Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit   të  ku  kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad  dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rr Dardania, Fushë Kosovë,  15.06.2021-04:02.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular  dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në raport. 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Published

on

By

Një këmbësore është goditur nga një veturë të martën, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas kosovar, gjatë drejtimit të veturës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje

Published

on

By

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, më 22 shtator është raportuar se një grua, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut, më 21 shtator, është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara