Lajmet
Avokatja e Krasniqit për provat e ZPS-së: Zgjedhje selektive, shtëmbërime dhe spekulime
Published
2 months agoon
By
UBTNEWSGjatë fjalëve përfundimtare në Hagë, avokatja e Krasniqi, Venkateswari, tha se roli i klientit të saj si zëdhënës i Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte për qëllim vetëm ngritjen e moralit të ushtarëve dhe mbështetjen e familjarëve të dëshmorëve.
Ajo shtoi se kjo nuk tregon ndonjë plan të përbashkët kriminal dhe kritikoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar për përdorimin e zgjedhjeve selektive të provave, shtrembërimeve dhe spekulimeve. Krasniqi, sipas mbrojtjes, ka qenë zëvendëskomandant i mbështetjes për rreth tre muaj dhe ka vijuar punën kryesore si zëdhënës, për çka nuk ka prova që implikojnë ndonjë aktivitet kriminal.
Avokatja theksoi se deklaratat e tij gjatë luftës duhet kuptuar në kontekstin e rolit si zëdhënës dhe jo si prova për krime.
“Si zëdhënës i UÇK-së, Jakup Krasniqi foli për t’u garantuar të afërmit e dëshmorëve të UÇK-së se të dashurit e tyre nuk kishin vdekur kot, por kishin vdekur duke u përpjekur për të çliruar vendin. Kjo nuk tregon aspak ndonjë plan të përbashkët kriminal, por është thjesht një provë se si një zëdhënës përpiqet të ngrejë moralin e ushtarëve. Pra, zgjedhje selektive, shtëmbërime, spekulime — këto nuk janë prova. Këto janë shenja se si përpiqet ZPS-ja në mënyrë të dëshpëruar të gjejë prova të veta. Krasniqi ka qenë zëvendës-komandant mbështetje vetëm për pak kohë (rreth tre muaj), dhe ne nuk e pranojmë aspak parashtrimet e ZPS-së që Krasniqi ka qenë i fokusuar në aspektet politike; ai ka vijuar punën e tij si zëdhënës dhe, në lidhje me këtë, ZPS nuk ka asnjë provë,” tha avokatja e Krasniqit.
Venkateswari: Dokumentet e sekuestruara nuk dëshmojnë autorësi apo fajësi
Avokatja e Jakup Krasniqi, Alagendra Venkateswari, kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë lidhur me dokumentet e paraqitura si prova.
Ajo deklaroi se Prokuroria nuk angazhoi ekspert kaligrafik për vërtetimin e nënshkrimeve apo dokumenteve, por ka tentuar të verifikojë nënshkrimet përmes dëshmitarit të saj, Bislim Zyrapi. Sipas saj, vetë Zyrapi në një intervistë të dhënë për Prokurorinë në vitin 2019 kishte deklaruar se nuk e njeh nënshkrimin në fjalë.
Avokatja theksoi se fakti që në një dokument shfaqen fjalët apo emri i Krasniqit, nuk do të thotë se ai është autor i tij apo se nënshkrimi është i tij. Po ashtu, ajo argumentoi se sekuestrimi i një dokumenti nga banesa e tij nuk e bën atë automatikisht autentik dhe nuk përbën provë për përfshirje kriminale.
“Sikurse e dini shumë mirë z. Gjykatës, Prokuroria nuk thirr sikur vetëm një ekspert kaligrafik, por vetë u përpoq që të verifikonte nënshkrime në këto dokumente përmes Bislim zyrapit (dëshmitari i Prokurorisë). I njëjti dëshmitar që tha që nuk e njoh këtë nënshkrim dhe këtë e ka thënë në intervistën për prokurorin në vitin 2019-të. Fakti që fjalët e Jakup Krasniqit shfaqën në nëj dokument nuk nënkupton se ato fjalë i ka shkruar pikërisht Krasniqi e as nuk nënkupton së nënshkrimi është i tij. Thjeshtë për faktin që një dokument është sekuestruar nga banesa e tij, nuk do të thotë që është dokument autentik dhe që ai është autori i atij dokumenti dhe sigurisht që nuk vërteton asnjë lloj përfshirje kriminale nga ana a e Krasniqit”, tha ajo.
Mbrojtja e Jakup Krasniqi në Hagë: “Prokuroria ka dështuar të provojë akuzat”
Mbrojtja e Jakup Krasniqi ka nisur paraqitjen e fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm dhe kthimin pranë familjes.
Në hapje të deklaratave përmbyllëse, avokatja e tij, Alagendra Venkateswari, theksoi se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë lidhjen e klientit të saj me krimet e pretenduara në aktakuzë.
“Prokuroria ka dështuar për të vërtetuar lidhjen mes Jakup Krasniqit dhe krimeve të pretenduara dhe në veçanti që komunikatat e UÇK-së të hartuara nga Jakup Krasniqi kanë ndihmuar, inkurajuar ose kanë pasur ndonjë lidhje me këtë aktakuzë”, deklaroi ajo para trupit gjykues.
Sipas mbrojtjes, edhe provat materiale të paraqitura nga Prokuroria nuk qëndrojnë. Venkateswari përmendi materialet e sekuestruara në banesën e Krasniqit në nëntor të vitit 2020, si dhe dokumentet me prejardhje nga autoritetet serbe në Beograd.
“Materialet që janë sekuestruar në banesën e Krasniqit në nëntor të vitit 2020 dhe së dyti materialet që e kanë prejardhjen nga autoritetet serbe në Beograd, në lidhje me këto Prokuroria pret që ju t’u jepni atyre peshën e përshtatshme për provat që duhet të kishin pasur. Lidhur me këto dokumente, ne mendojmë se Prokuroria ka shtrembëruar relevancën dhe vlerën provuese të këtyre dokumenteve, për arsyen që duhet të bëhen të qarta dhe për këtë ju, të nderuar gjykatës, duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur të mbështeteni në të dyja kategoritë e dokumenteve”, u shpreh ajo.
Mbrojtja këmbëngul se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që e lidhin Krasniqin me përgjegjësi penale, duke kërkuar nga trupi gjykues një vendim lirues në përfundim të procesit gjyqësor.
Përfundon mbrojtja e Selimit: Avokati i kërkon gjykatës të shihen provat në tërësi
Mbrojtja e Rexhep Selimit ka përmbyllur deklaratat përmbyllëse në Gjykatën Speciale, ku avokati Geoffrey Roberts kërkoi pafajësinë e plotë të klientit të tij.
Gjatë fjalës së tij, Roberts argumentoi se Selimi nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore apo autoritet komandues, duke hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për kontroll efektiv mbi vartësit.
Sipas mbrojtjes, edhe pse Selimi ishte një anëtar i njohur i UÇK-së, ai nuk kishte strukturë komanduese nën vete dhe provat e paraqitura kundër tij janë kontradiktore, të pabesueshme dhe të pabazuara.
“Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshihet edhe autoriteti i pretenduar se Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave pavarësisht se ai që në fillim ka qenë një anëtar i njohur i UÇK-së”, tha Roberts.
Roberts theksoi se trupi gjykues do të vërtetojë pafajësinë e Selimit nëse i shikon provat në tërësi, veçanërisht sa i përket pretendimeve për pjesëmarrje në krime. Pas përfundimit të kësaj mbrojtjeje, gjykata ka shkuar në pushim për të vazhduar më pas me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit.
Mbrojtja e Selimit kundërshton zinxhirin komandues të pretenduar
Ndërsa vazhdojnë fjalët përfundimtare të mbrojtjes së Selimit, Eric Tully ka kundërshtuar pretendimin e Prokurorisë për ekzistencën e një zinxhiri komandues të rregullt.
Ai insiston se provat dokumentare, si kartat apo autorizimet, janë thjesht letra që nuk dëshmojnë një marrëdhënie reale epror–vartës dhe as fuqi urdhëruese të Selimit mbi personat në terren.
Avokati vë në dukje si dështim të akuzës faktin që nuk është paraqitur asnjë dëshmitar i vetëm që të konfirmojë se ka marrë urdhra drejtpërdrejt nga Selimi apo t’i ketë raportuar atij, duke argumentuar se Prokuroria nuk ka arritur të krijojë një lidhje logjike mes këtyre dokumenteve dhe krimeve të pretenduara në aktakuzë.
“ZPS-ja flet në aktakuzë për autorizime dhe disa karta që janë pranuar si prova gjyqësore, por këto autorizime nuk janë as udhëzime e as urdhra për të vepruar. Ato nuk përcaktojnë marrëdhënie epror–vartës apo ndonjë marrëdhënie tjetër kontrolli nga Selimi apo persona të tjerë që i zotëronin këto dokumente. Trupi gjykues duhet të ketë parasysh se ZPS-ja nuk ka sjellë asnjë person të vetëm që dëshmon se e ka pasur këtë kartë, që do të shpjegonte funksionin dhe rëndësinë e saj, e jo më t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta si: ‘A keni marrë ndonjë urdhër nga z. Selimi?’ ose ‘A i keni raportuar atij?’. Gjithashtu, nga ZPS-ja nuk është vërtetuar lidhja mes këtyre kartave dhe krimeve të pretenduara”, tha avokati i Selimit.
Hagë: Mbrojtja e Rexhep Selimi vazhdon edhe sot me fjalët përfundimtare
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, edhe sot po vazhdon paraqitjen e fjalëve përfundimtare për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.
Para trupit gjykues, avokati i tij, Eric Tully, ka nisur fjalën përmbyllëse duke kundërshtuar fuqishëm pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
“Dokumentet jokonsistente, kontradiktore, shpeshherë të palidhura të hedhura në poshtë shënime tregojnë dëshpërimin e ZPS-së. Ndihemi të detyruar të theksojmë që ZPS nuk ka bërë as minimumin e mundshëm për të vërtetuar organizimet komplekse që i ka përshkruar në aktakuzë, as nuk ka ofruar prova se organi gramat ishin të vërteta dhe as nuk ka bërë përpjekje të dëshmojë që Selimi ishte në krye të saj”, deklaroi Tully para gjykatës.
Mbrojtja pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës me elaborimin e argumenteve të saj, në përpjekje për të rrëzuar akuzat që rëndojnë ndaj Selimit.
You may like
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
3 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
3 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
