Kulturë

Gwen Stefani thotë se e ka kaluar gjithë jetën në kërkim të dashurisë së vërtetë

Ajo tregoi se suksesi i saj më i madh është familja dhe martesa e saj me Blake Shelton.

Published

on

Gwen Stefani e ka kaluar “gjithë jetën” në kërkim të dashurisë së saj të vërtetë.

Gjatë një interviste me Glamour, krijuesja e hitit The Sweet Escape tregoi se suksesi i saj më i madh është familja dhe martesa e saj me Blake Shelton.

“Një gjë që e bën jetën time të pasur, shumë, shumë të pasur, është padyshim gjëja më e rëndësishme, dashuria”, tha ajo. “Dhe e di që tingëllon klishe, por kalova gjithë jetën time duke u përpjekur të gjej dashurinë e vërtetë dhe e kam atë tani dhe ka qenë gjëja më e pabesueshme”.

“Pjesën më të madhe të jetës sime e kalova duke shkruar për dhimbjen e zemrës, dhe tani po shkruaj për dashurinë time. Është një gjë e mahnitshme… dhe mendoj se të jem në gjendje ta kem, jo thjesht si dashuri romantike, por të kesh një familje dhe të jesh nënë dhe të gjitha ato gjëra janë vetëm gjërat më të rëndësishme dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

Këngëtarja u martua me Blake në vitin 2021. Ajo ishte e martuar më parë me muzikantin Gavin Rossdale nga viti 2002 deri në 2016 dhe ata kanë tre djem; Kingston, 17, Zuma, 14 vjeç dhe Apollo, nëntë vjeç./UBTNews/

Kulturë

Giuseppe Gibboni mahnit Tiranën me violinën e tij Stradivari

Published

on

Violinisti i njohur ndërkombëtarisht, Giuseppe Gibboni, fitues i çmimit Paganini, performoi mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke përdorur violinën e tij të vitit 1734, një Stradivari të rrallë.

Gibboni magjepsi publikun duke interpretuar krijime të Rimskij Korsakov, Paganini, Rachmaninov dhe Stravinskij, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme muzikore në skenën e TKOB.

Ky koncert në Tiranë erdhi pak pas pjesëmarrjes së tij në dy koncerte me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “La Scala” të Milanos.

Në kryeqytet, ai interpretoi nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, të udhëhequr nga dirigjenti i njohur Sergio Alapont.

Giuseppe Gibboni konsiderohet një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij, i njohur për teknikën brilante, ndjeshmërinë interpretuese dhe pjekurinë artistike, karakteristika të rralla për moshën e tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në zemër të qytetit

Published

on

Një nderim i veçantë i është bërë shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare në zemër të Parisit.

Këshilli Bashkiak ka votuar unanimisht për vendosjen e një pllaka përkujtimore me emrin e tij në adresën “63 boulevard Saint-Michel”, vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite, dhe ku autori krijoi disa prej faqeve më të rëndësishme të letërsisë moderne shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Francë, e cila e ka cilësuar këtë vendim si një homazh të gjallë dhe prekës ndaj kolosit të letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, ndaj Shqipërisë dhe kulturës shqiptare.

“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, – është shprehur Ministria, duke e vlerësuar këtë si një gjest mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e Kadaresë në letërsinë botërore.

Parisi, qyteti ku Kadare zgjodhi të jetonte për dekada, ka qenë gjithmonë një hapësirë frymëzimi për krijimtarinë e tij – një vend ku fjala shqipe u bë universale përmes artit të tij.

Ky homazh i ri e vendos përjetësisht emrin e Ismail Kadaresë në rrugët e kryeqytetit francez, si simbol i miqësisë kulturore franko-shqiptare dhe i trashëgimisë së përbashkët letrare që ai la pas. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Autori hungarez László Krasznahorkai, fitues i çmimit Nobel në Letërsi

Published

on

Autori hungarez László Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2025 për veprën e tij “të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

Akademia Suedeze e nderoi atë për “veprën e tij të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

Krasznahorkai ka bashkëpunuar ngushtë me regjisorin Béla Tarr për adaptimin e disa veprave të tij në film.

Një shembull i njohur është adaptimi i “Satantango” në një film të gjatë që ka marrë vlerësime të larta nga kritika.

Me këtë çmim, Krasznahorkai bëhet autori i dytë hungarez që fiton Çmimin Nobel në Letërsi, pas Imre Kertész, i cili e mori këtë çmim në vitin 2002 AP News.

Continue Reading

Kulturë

Shkrimtarët nga Kosova nderohen në Takimin Ndërkombëtar “Seneka” në Bari

Published

on

Në Bari të Italisë, ditë më parë u zhvillua Takimi i nëntë ndërkombëtar “Seneka”, organizuar nga Akademia e Arteve Filozofike të Barit.

Në një program të veçantë prezantimi të pjesëmarrësve, me ftesë të Akademisë ishin të pranishëm edhe shkrimtarët kosovarë, Ibrahim Kadriu dhe Mehdi Krasniqi.

Pas vlerësimit nga komisioni ndërkombëtar, shkrimtari Ibrahim Kadriu u nderua me çmimin “Vula e Akademisë”, me titullin “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka” për arritjet e tij në fushën e letërsisë – çmimi më i lartë i këtij manifestimi, i cili u zhvillua në kështjellën “Norman-Shuar”.

Në këtë eveniment, nga Kosova mori pjesë edhe poeti Mehdi Krasniqi, i cili u vlerësua me çmimin “Ambasador i Kosovës”, me titullin “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara