Lajmet

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike ishte 9.9%

Ai tha se ka rritje të eksportit dhe shërbimeve.

Published

on

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 9,9% ,kurse remitancat arritën në 1.5 miliard euro.

Roli i BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend gjatë kohës së pandemisë sipas guvernatorit Mehmeti ka qenë krucial.

“Me fillimin e pandemisë ne kemi marrë masat e duhura për menaxhimin e aspekteve financiara që janë përgjegjësi e BQK-së”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai tha se ka rritje të eksportit dhe shërbimeve. Sipas tij janë disa faktorë që kanë ndikuar që të kemi rritje ekonomike me.9.9%.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Published

on

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një finale për kuqezinjtë.

Sfida u dominua nga Kombëtarja jonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.

Në minutat e fundit u pa një përgjumje nga ana e kuqezinjve, me letonezët që iu afruan disa herë barazimit, por falë ndërhyrjeve të sakta të Strakoshës dhe Manajt, porta jonë ngeli e paprekur.

Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Servbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit në Tiranë

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy legjenda të futbollit botëror, Aljoša Asanović dhe Luís Figo. Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, ka shkruar Ademi.

Asanović dhe Figo, që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me entuziazëm nga kreu i FFK-së, i cili e cilësoi këtë një moment të veçantë për futbollin kosovar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë që përdorej nga Posta e Serbisë

Published

on

By

Posta e Kosovës ka marrë nën kontroll një objekt në Graçanicë i cili më herët përdorej nga posta e Serbisë. Ky objekt ishte mbyllur në janar të këtij viti, në kuadër të veprimeve për të shuar institucionet që funksionin sipas sistemit të Serbisë.

Ende nuk ka ndonjë deklarim nga institucionet sa i përket këtij zhvillimi dhe nuk dihet se për çka do të përdoret ky objekt.

Në vitet e fundit ka pasur mbyllje edhe të disa objekteve të tjera si Banka Kombëtare e Serbisë, Banka Kursimore Postare dhe disa organe të tjera të përkohshme komunale.

Autoritetet në Kosovë i konsiderojnë ilegale dhe paralele institucionet serbe./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Henry: Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri i Francës

Published

on

Thierry Henry ka dhënë një aluzion të rëndësishëm se kush mund të pasojë Didier Deschamps si trajner i Francës, me trajnerin fitues të Kupës së Botës që pritet të largohet pas vitit 2026.

Deschamps, 55 vjeç, do të japë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026, pasi ka kaluar 13 vjet në këtë detyrë.

Koha e tij mbresëlënëse në krye tw Francws arriti kulmin në vitin 2018, kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.

Pritet gjerësisht që ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë përsipër detyrën nga Deschamps sapo ai të përfundojë karrierën, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë palë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të CBS, legjenda e Arsenalit, Henry, sugjeroi se ai e dinte tashmë se kush do të merrte drejtimin e klubit verën e ardhshme.

“Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini, unë e di dhe i uroj gjithë të mirat”, tha ai./S.K/KP.

Continue Reading

Të kërkuara