Lajmet

Guterres në Rafah: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gazë

Guterres bëri thirrje që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gazë çdo ditë.

Published

on

Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai këto komente i bëri në pikëkalimin Rafah, që është pikëkalimi i vetëm që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.

Guterres bëri thirrje që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gazë çdo ditë, duke shtuar se verifikimi i ndihmës duhet të bëhet në një mënyrë praktike dhe të shpejtë.

Ne në mënyrë aktive po angazhohemi me të gjitha palët që të sigurohemi që hiqen ndalesat për dërgimin e ndihmës”, tha ai.

Pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit më 7 tetor, ky i fundit rrethoi Gazën dhe bllokoi dërgesat e ujit, ushqimeve dhe karburanteve.

Por, pas vizitës së presidenti amerikan, Joe Biden, në Tel Aviv më 18 tetor, Izraeli u pajtua që të lejojë ndihmat të shkonin në Gazë.

Megjithatë ndihmat e grumbulluara në Egjipt për Gazën ende nuk janë lejuar që të kalojnë pikën kufitare në Rafah për 2.3 milionë palestinezët në Rripin e Gazës.

Lajmet

Oda Amerikane mirëpret heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

Published

on

By

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat doganore për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky hap i rëndësishëm pasqyron një demonstrim të fortë dhe strategjik për të avandcuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi është edhe përgjigje në thirrjen e Odës Ekonomike Amerikane të para disa muajve, e cila rekomandonte një vendim të njëanshëm preferencial tregtar, për të nxitur tregtinë dypalëshe si dhe për ta pozicionuar Kosovën në mënyrë të favorshme për një Marrëveshje të ardhshme të Tregtisë së Lirë me Shtetet e Bashkuara.

Duke hequr tarifat doganore për mallrat amerikane, Kosova jo vetëm që forcon atraktivitetin e saj si një partner i besueshëm dhe i hapur për bizneset amerikane, por gjithashtu krijon mundësi të reja për konsumatorët dhe kompanitë vendase për plasim më të madh të produkteve cilësore amerikane, e me çmime më konkurruese. Në të njëjtën kohë, kjo masë hap rrugën për rritjen e flukseve tregtare, shkëmbimin teknologjik dhe investimet në sektorët kryesorë, të cilat do të përfitojnë ekonomitë e të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përgëzon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi duke shprehur gatishmërinë për promovimin e mundësive të shkëmbimit më të madh tregtar në të ardhmen.

Ne mbetemi të përkushtuar për të promovuar politika që rrisin qasjen në treg, forcojnë lidhjet ekonomike dhe ofrojnë përfitime afatgjata për bizneset dhe konsumatorët si në Kosovë ashtu edhe ata në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Serbia po i vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Sipas tij, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë janë duke u “kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”.

Ndërkohë që ne po angazhohemi për forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv- Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës, me dëshmi për aktivitete të tyre kundër Kosovës, sikurse rastet e Bojan Jevtiq, toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik 2025, mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës për interesa të agjencisë për siguri dhe informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacione të Policisë së Kosovës në veçanti. Dhe Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar më datë 18 korrik 2025 për nxitje të përçarjes dhe mos durimit ndëretnik”, deklaroi Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë.

Për ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, Kurti tha se kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me BIA-n.

Institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim [BIA] dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. E ndër to përfshihen edhe incizimi ilegal të bisedave të datës 17 shtator 2020, të cilat janë zhvilluar në Bruksel në objektin e Bashkimit Evropian, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pastaj përpjekjet për pengim dhe sabotim të drejtësisë dhe aktivitete të tjera të cilat cenojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë. Rasti i fundit ku dëshmohet incizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaq në një formë që nuk kemi hasur më herët qasjen sistematike, destruktive, minuese, sabotuese të Serbisë në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, shtoi Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se skuadra ka dëshmuar stabilitet dhe ambicie në garat evropiane, duke e cilësuar fazën e grupeve jo më si një ëndërr, por si një objektiv real.

“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë,” ka shtuar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka uruar lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e zjarrtë të Ballkanit, ndërsa ka shprehur besimin se suksesi do të vazhdojë edhe në përballjen e radhës ndaj Shamrock Rovers nga Irlanda.

“Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju,” përfundon urimi i kreut të futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë nuk i ndryshojnë qëndrimet sa u përket konstituimit të Kuvendit

Published

on

By

Partitë politike parlamentare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Edhe gjashtë ditë pas përpjekjes se fundit për zgjedhjen e trupave të legjislativit, partitë kanë vazhduar avazin e njëjtë të fajësimit të njëra-tjetrës për ngërçin në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese që nga 27 korriku ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ku ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit deri me 26 korrik, afat i vendosur nga aktgjykimi i parë i Kushtetueses.

Në tryezën që Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizuan të premten, u pa që partitë nuk kanë përafrim për zgjidhjen e krizës politike.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, kërkoi nga partitë ish opozitare që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të mos politizohet, pasi sipas tij kjo çështje në këtë fazë është teknike.

Mirëpo, këtë e mohoi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila adresoi akuza të renda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çka po shohim është grusht-shtet, përpjekje për të përmbysur rendin Kushtetues. LVV-ja dëshiron diktat dhe jo dialog”, tha ajo.

Kritika karshi LVV-së për mungesë të kompromisit për konstituim të Kuvendit shfaqën edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj si dhe deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi.

Continue Reading

Të kërkuara