Kuriozitete
Gudulisja e fëmijëve është e dëmshme, mos e bëni më
Published
2 hours agoon
Gudulisja është një akt që përfshin stimullimin e trupit të një personi, zakonisht për të shkaktuar një ndjesi të këndshme, e duke shkaktuar qeshje ose lëvizje të pavullnetshme. Ajo mund të jetë formë tensioni të lehtë ose ngacmimi fizik, dhe ka një ndikim psikologjik dhe emocional.
Në ditët e sotme, ka kaq shumë rekomandime të ndryshme për rritjen e fëmijëve në mënyrë korrekte dhe ato shpesh janë të diskutueshme.
Mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja: të analizojnë rezultatet e të tregojnë çfarë është e gabuar dhe çfarë e drejtë për rritjet e fëmijëve dhe në tekstin e mëposhtëm do të keni mundësinë të lexoni diçka që ju bën keq fëmijëve, por që mbase prindërit e bëjnë çdo ditë këtë gjë.
Prindërit sigurisht që nuk e bëjnë qëllimisht, por nga dashuria edhe mund të gabojnë, por cili është ky veprim që i bën dëm fëmijëve?
Gudulisja – Ndodh shumë shpesh që të rriturit duan t’i bëjnë fëmijët të qeshin përmes gudulisjes. Mirëpo, një studim ka zbuluar shumë vite më parë se gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie siç bën një shaka. Është vetëm një iluzion i buzëqeshjes së lumtur. Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i refleksit. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Problemi është se fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.
Pra, kujdes mos i gudulisni më fëmijët. /UBT News/
Kuriozitete
“Apple Watch” shpëton jetën e përdoruesve, i njofton para se të shfaqen shqetësime në trup
Published
2 hours agoon
November 7, 2024Apple Watch është një nga orët inteligjente më të njohura dhe më të përdorura në botë, e krijuar nga Apple për t’u integruar ngushtë me ekosistemin e pajisjeve. Ajo ofron shumëllojshmëri funksionesh që mbulojnë shëndetin, aktivitetin fiziko-sportiv dhe komunikimin duke e bërë një mjet të dobishëm për përdoruesit. Ndoshta nuk e dini se “Apple Watch” ka shpëtuar disa jetë falë mjeteve të lidhura me shëndetin, siç është sensori i rrahjeve të zemrës.
Funksioni paralajmëron shërbimet e urgjencës dhe kontaktet e elektrokardiogrami (EKG) monitoron përdoruesin për ritme jonormale të zemrës. Ata që blenë Apple Watch Series 6, Series 7, Series 8 dhe Series 9 para datës 18 janar të 2024-ës, kanë ende një oksimetër pulsi që mat oksigjenin në gjakun e një personi.
Për shkak se një gjykatës i Komisionit Ndërkombëtar të Tregtisë vendosi se “Apple” ka shkelur një patentë në pronësi të Masimo në lidhje me veçorinë, “Apple Watch Series 9” dhe modelet e mëvonshme të blera më 18 janar dhe pas saj nuk mund të kenë një pulsoksimetër.
“Apple Watch Series 10” ka një sensor që është në kërkim të apnesë së gjumit e tani disa përdorues të “Apple Watch” pretendojnë se aplikacioni “Vitals” i disponueshëm për “Apple Watch” me përditësimin watchOS 11 po u jep atyre njoftim të avancuar kur ata do të sëmuren.
Përndryshe, aplikacioni “Vitals” kërkon një javë përdorim gjatë natës për të llogaritur një interval bazë për metrikat shëndetësore, dhe këto metrika përfshijnë rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes, temperaturën dhe kyçit të dorës, oksigjenin e gjakut dhe kohëzgjatjen e gjumit. Nëse më shumë se një prej këtyre metrikave është jashtë kufijve normalë, do të merrni një njoftim që ju paralajmëron. /UBT News/
Kuriozitete
E keni ditur që ky qytet i ka njerëzit më të lumtur në botë?
Published
4 hours agoon
November 7, 2024Njerëzit e lumtur shquhen për disa karakteristika dhe zakone që kontribuojnë në mirëqenien e tyre emocionale dhe psikologjike. Lumturia është një koncept subjektiv dhe mund të ndryshojë nga një person tek tjetri, por studimet e shumta kanë identifikuar disa faktorë të përbashkët që mund të ndihmojnë në arritjen e një jete më të lumtur dhe të plotësuar.
Por, e keni ditur që një qytet në Danimarkë është shpallur si më i lumtur në botë?
Aarhaus është emri i qytetit dhe prapa kësaj ka arsye, thuhet se e meriton për shkak të cilësisë së mjedisit, bashkëpunimit të qytetarëve me qeverinë dhe për avantazhet që u krijon qytetarëve, qyteti ofron peizazhe fantastike dhe ka një atmosferë të gjallë. Shpesh është cilësuar si “qyteti i buzëqeshjeve”, për shkak të portreteve të qeshur të njerëzve që shohin me kërshëri qytetin.
Aarhus është qyteti i dytë më i madh në Danimarkë. Muzetë, vendet ku dëgjohet muzikë e mirë dhe restorantet e kafenetë janë ndër vendndodhjet e preferuara të turistëve që e vizitojnë qytetin. Aarhus është qytet që i jep përparësi gjelbërimit, një të ardhmeje që e mbron natyrën dhe ofron zgjidhje ekologjike për banorët.
E, në vazhdim mund t’i lexoni 10 qytetet më të lumtura:
1- Aarhus
2- Zyrih
3- Berlin
4- Gotenburg
5- Amsterdam
6- Helsinki
7- Bristol
8- Kopenhagën
9- Gjeneva
10- Mynih. /UBT News/
Arrat konsiderohen se janë një ndër frutat më të shëndetshme për njeriun e madje nuk duhet të mungojnë në oraret tuaja të ngrënies. Në vazhdim do të keni mundësi t’i lexoni benefitet që sjell nëse konsumohet ashtu si duhet e madje mos i humbisni recetat me rezultat mahnitës.
Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma e të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme.
Shërimi i diarresë – Merren 5-10 gr lule mashkulore të pemës së arrës e zihen në 200 ml ujë. Lëngu pihet sa herë të doni, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. I njëjti lëng i gjetheve të ziera përdoret:
a) Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;
b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë;
c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.
2. Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës
Merren 60 gr gjethe are, priten në copa e lihen të ziejnë 1 orë, me gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve. E njejta tretësirë përdoret edhe në banjat tonike, të cilat e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.
Kurimi i plagëve të gojës – Një sasi 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe shtojmë 6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë lavazh gojës. E njejta kurë, përdoret dhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit. Arrat janë ushqim i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë dhe rënies së flokëve.
Kundër rënies së flokëve – Hidhni 40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma në 1 litër ujë, kjo zihet në ujë të valuar, për çerek ore e shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.
Për heqjen e kallove – Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet në 500 ml ujë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysëm ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.
Për gurët në fshikëzën e tëmthit – Mbushim 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit. Këto elemente zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.
Anemia – Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral, një çerek kg kajmak qumështi. I përziejmë derisa të bëhen krem dhe konsumojmë periodikisht, dy herë në ditë, 1 lugë gjelle për të rriturit dhe 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët.
Kurimi i prostatës – Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe i valojmë në gjysëm litri verë, për 5 minuta. Tretësira lihet të pushojë 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Djersitja e tepërt e këmbëve – Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës dhe 100 gr gjethe të thërrmuara të sherebelës, i përziejmë mirë e mirë dhe e përvlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për 2 orë dhe e kullojmë. Sërish e ngrohim derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë, zhyten këmbët nga 20-30 min dhe ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.
Arra e kokosit – Forcon potencën dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht. /UBT News/
Kuriozitete
Këshilla se si mund të keni një trup të tonifikuar
Published
6 hours agoon
November 7, 2024Një rutinë që duhet ndjekur çdo ditë, në këtë artikull do të ju tregojmë ca këshilla për të pasur për një kohë të gjatë një dekolte të bukur, falë pesë ushtrimeve të mira.
Mos e kini frikë ujin e ftohtë…dhe ushtroni krahët dhe shpatullat.
Sporti për gjoksin – Noti dhe gjimnastika e ujit ndihmojnë që të keni një gjoks të tonifikuar dhe të bukur pa lodhje e krejt kjo falë veprimit të ujit, trupi përjeton një masazh të vërtetë dhe gati-gati ngurtësohet. Cilin lloj noti mund të zgjidhni? Atë me shpinë dhe stilin bretkosë. Duke notuar si bretkosë, përfshini krahët duke forcuar gjoksin dhe muskujt, me stilin në shpinë mësoheni t’i mbani shpatullat hapur, një pozicion për ta mbajtur në mendje, se i jep bukuri gjoksit.
Ushtrimi i përditshëm – Në periudha delikate të jetës, si në shtatzëni ose pas lindjes, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë gjoksit. Fitnesi në ujë ose palestër dhe përdorimi i peshave të vogla do t’ju ndihmojë mbi forcimin e gjoksit. Nëse nuk keni kohë, mbushni dy shishe me rërë dhe përdorini si pesha.
E dini se pastrimi i dritareve ju ndihmon të riforconi gjoksin?
Ndërkohë që bëni pastrimet, provoni të tkurrni dhe të ç’tkurrni muskujt në mënyrë vullnetare: gjoksi në këtë mënyrë do të bëhet më i tonifikuar.
Sekrete të bukurisë – Jo dietave yo-yo: i pari që paguan “çmimin” është gjoksi, përveç lëkurës që bëhet me shenja çarje. Pini shumë ujë dhe ushqehuni me një dietë të pasur me perime dhe fruta. Për të tonifikuar muskujt e gjoksit përdorni ujin e ftohtë. Për të ushqyer lëkurën në thellësi, përdorni vaj natyral dhe kokosi.
Si uleni?
Vëzhgoni pozicionin kur jeni ulur në tryezë ose në tavolinën e punës. Qëndrimi i mirë e ndihmon shëndetin e shpinës, por është edhe recetë bukurie që nxjerr në pah gjoksin. Shpina duhet të jetë drejtë dhe shpatullat të hapura. Joga dhe pilates, japin kontribut të rëndësishëm, sepse falë një praktike të rregullt mund të ndërgjegjësoheni më shumë për pozicionet e gabuara që keni tendencë të qëndroni. Ndër të tjera, ju mund të rrisni elasticitetin, fleksibilitetin dhe harmoninë.
Çdo ditë
Vrapi ju mban në formë dhe është ushtrim i dobishëm për kraharorin. Kur vraponi, vëzhgoni më shumë mënyrën me të cilën lëvizni. Zakoni i të ecurit me kokën lart dhe me shpatullat drejt, përmirëson pamjen e gjoksit, por edhe vetëbesimin e ndjesinë e brendshme: më të forta, guximtare dhe gati për të përballuar jetën. /UBTNews/
“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
E keni ditur gabim, ushqimet pikante i japin freski organizmit
Miratohet me vërejtje rregullorja e punës së Komisionerit Parlamentar për FSK-në
Kur fjalët mbyllen me dry: Panairi i Librit në Algjeri pa zërin fitues, Kamel Daoud!
Me zemrën në Prizren: Kujtesa e ‘Nënë Terezës’ rikthehet në vendin e origjinës
Elon Musk, fituesi i dytë i zgjedhjeve pas Trumpit
Analizë: Cili vend ballkanik është më afër anëtarësimit në BE?
Lukashenko: Kamala heroinë, Trump duhet të fitojë Nobelin nëse ndalon luftërat
Bëni kujdes! Këto enë nuk duhet t’i lani kurrë në pjatalarëse
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje