Sport

Guardiola anulon konferencën për media, vazhdojnë problemet me COVID-19

Guardiola është duke pritur rezultatet e testit PCR.

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka anuluar sot konferencën për media, pasi është testuar për COVID-19. Ai është duke pritur rezultatet e testit PCR para ndeshjes së dielës kundër Newcastle, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze.

Por si qëndrojnë gjërat, ndeshja mes Manchester Cityt dhe Newcastle United pritet që të zhvillohet pavarësisht situatës me COVID-19.

Ish-trajneri i Barcelonës, Guardiola këtë javë udhëtoi drejt Katalunisë për të qenë prezent në konferencën për media të Sergio Agueros, i cili konfirmoi pensionimin e tij nga futbolli.

Nëse Guardiola teston pozitiv me COVID-19, do t’i duhet që të vetizolohet për 10 ditë, që do të thotë se do të mungonte në ndeshjen kundër Newcastle, dhe atë të fundit për stinorin 2021 në Premier Ligën angleze kundër Leicester Cityt.

Sport

Duka pas barazimit në Letoni: Gabime që kërkojnë reflektim

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares shqiptare ndaj Letonisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA 2026”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka shprehu pakënaqësinë për paraqitjen dhe rezultatin e skuadrës, duke theksuar se Shqipëria duhet të kishte arritur fitoren në këtë takim.

“Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do të donim të shihnim, as rezultati që do të duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari i shfrytëzoi ato. Duhej t’i kishim marrë të tria pikët, por dalim vetëm me një,” ka shkruar ai.

Pas katër ndeshjesh të luajtura, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin K me 5 pikë. Sipas Dukës, gjithçka mbetet e hapur dhe Kombëtarja do të vijojë të luftojë për objektivin e kualifikimit.

Në mesazhin e tij, ai thekson se pjesa e mbetur e ndeshjeve kërkon përqendrim dhe angazhim të ri, ndërsa paralajmëron analizë të brendshme për të përmirësuar aspektet që nuk funksionuan siç duhet.

Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset dhe mundësitë që kemi në këmbët tona. A mund të merrnim më shumë? Natyrisht po, por ky është futbolli,” shkruan Duka.

Ai përmbyll reagimin me një thirrje për qëndrim të fortë dhe besim në rrugëtimin e mëtejshëm të ekipit: “Ne jemi Shqipëria! Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi. Rikthehemi në shtator!”.

Continue Reading

Sport

Deco zbulon arsyen pse Messi nuk u rikthye tek Barcelona pas largimit nga PSG-ja

Published

on

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse ishte mirë për të gjithë fakti që Lionel Messi nuk u rikthye tek blaugranasit në vitin 2023. 

Pas largimit të Messit nga Paris Saint-Germaini, argjentinasi ishte lidhur me një rikthim tek Barcelona në verë 2023.

Të dyja palët ishin të etur për një ribashkim, pasi ndanë rrugët në mënyrë emocionale në vitin 2021, por Deco ka thënë se ishte më e mira që Messi nuk u rikthye, pasi presioni tek blaugranasit do të kishte qenë i tepërt.

“Ai mund të ketë dashur të shkojë tek Miami. Pas Parisit, gjëja më e rëndësishme për të ishte ta gjente veten sërish dhe të ishte i lumtur”.  “Ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur tek Barcelona, sepse presioni do të kishte qenë i tepërt”. 

“Mendoj se ishte mirë për të gjithë. Barcelona vazhdoi në rrugëtimin e saj, duke u munduar ta rindërtojë vetveten dhe Messi vazhdoi rrugëtimin e tij, duke shënuar gola dhe duke qenë i lumtur”, ka thënë Deco.

Messi u transferua tek Inter Miami më vonë gjatë atij viti dhe lëvizja doli të ishte e qëlluar.

Ylli argjentinas që u lidh me një rikthim tek Barcelona sërish këtë vit, tani po përgatitet për Kupën e Botës për Klube.

Inter Miami do të ballafaqohet me Al Ahly, Porto dhe Palmeiras në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Continue Reading

Sport

Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion tek Shqipëria sonte

Published

on

Kombëtarja luan sonte në Letoni, në 20:45, sfidën e radhës të eliminatoreve të Kupës së Botës dhe objektivi i vetëm është fitorja.

Nëse dëshirojmë të arrijmë vendin e dytë në grup dhe të shkojmë në “play-off”, nuk mund të ketë hap fals.

Trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion, pas shpenzimit të madh të energjive në duelin ndaj Serbisë, dhe për shkak të pezullimit të kapitenit Berat Gjimshiti. Në portë mbetet Strakosha, ndërsa në qendër të mbrojtjes mund të jetë dyshja Ismajli-Kumbulla, që nuk ishin në fushë ndaj serbëve.

Natyrisht, alternativë është Adrian Bajrami i Benficas, që herën e fundit mbeti në tribunë.

Në krah nuk ka dyshime për Mitajn, tekniku brazilian duhet të mendohet nëse Hysaj do ketë sërish forca, apo më mirë të luajë Balliu. Shehu dhe Asllani mbijetojnë, po ashtu si Broja, ndërsa ka dyshime nëse do të luhet me Hoxhën e Laçin siç ndodhi të shtunën, apo me Muçin e Bajramin.

Në sulm është dilema e fundit, me Manajn jo pak të lodhur, por që duket se pëlqehet nga Silvinjo për shkak të lëvizshmërisë së tij në fushë. Alternativë është padyshim Mirlind Daku që pati pak minuta të shtunën,.

Shqipëria ka 4 pikë në grupin tonë eliminator pas 3 ndeshjeve, me humbje në Angli, fitore në Tiranë kundër Andorrës dhe barazim po në kryeqytet ndaj Serbisë.

 

Continue Reading

Sport

Rashicën e duan në Gjermani

Published

on

Milot Rashica mund të rikthehet në futbollin gjerman. Ylli kosovar kishte luajtur në Bundesligë në të kaluarën, ndërsa më pas pati eksperienca në Angli dhe në Turqi.

Gazetari turk, Safak Malatya raporton se klubet elitare gjermane ia kanë vënë syrin yllit të Besiktasit, interesimin më serioz për përfaqësuesin kosovar e ka shfaqur Borussia Monchengladbachu.

Futbollisti anësor mund të rikthehet kështu në Bundesligë pas katër vjetësh.

Ai ishte transferuar nga Werder Bremeni në Norwich Ciy në vitin 2011, para se ta provonte Superligën turke, fillimisht si huazim në Galatasaray e më pas tek ekipi tjetër nga Stambolli, Besiktas, pjesë e së cilit është edhe sot.

28 vjeçari i ka zhvilluar 41 ndeshje në këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 12 asistime me Bardhezinjtë. Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve Transfermarkt, është 7,5 milionë euro.

Sulmuesi i krahut ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por palët mund të ndahen në këtë verë nëse në adresë të vushtrriasit arrin një ofertë e kënaqshme.

Continue Reading

Të kërkuara