Teknologji

Grupi Ransomware që goditi shumë organizata këtë vit, zhduket në mënyrë misterioze nga interneti

Published

on

Banda e hakerëve Ransomware që goditi furnizuesin e mishit së fundi, është zhdukur në mënyrë misterioze nga interneti

Grupi në fjalë që sulmoi furnizuesin e mishit JBS Foods këtë pranverë dhe një shitës të madh të programeve kompjuterike këtë muaj, është zhdukur në mënyrë misterioze nga interneti, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike që ndiqnin grupin.

Uebsajtet që i përkasin grupit, që besohet se veprojnë nga Evropa Lindore ose Rusia, u errësua të martën, pasi vëzhguesit e afërt të grupit zbuluan se ata nuk ishin në gjendje të lidheshin me faqen në internet të REvil që rendiste viktimat e saj.

Të tjerët thanë se nuk ishin në gjendje të lidheshin me faqet që përdor Revil për të komunikuar me viktimat dhe për të mbledhur pagesat.

“Të gjitha faqet e Revil janë shkatërruar, duke përfshirë faqet e pagesave”, shkroi në postim Lawrence Abrams, krijuesi i blogut të sigurisë së informacionit BleepingComputer. “Përfaqësuesi i bandës publike të ransomware, I Panjohuri, është çuditërisht i qetë”.

Arsyet për zhdukjen e REvil nuk ishin të qarta menjëherë, por ajo pason një grumbull të hakimeve të profilit të lartë nga grupi që kapi kontrollin e kompjuterëve në të gjithë botën.

Kjo gjithashtu vjen pasi Presidenti Joe Biden tha se ai paralajmëroi homologun e tij rus Vladimir Putin se do të kishte pasoja nëse Moska nuk arrinte të adresonte sulmet e ransomware që buronin nga kufijtë e saj.

Ransomware punon duke mbyllur një rrjet kompjuterik, duke vjedhur dhe kriptuar të dhëna derisa viktimat të bien dakord të paguajnë një tarifë.

Në vitet e fundit, grupi kriminal kibernetik kanë ndjekur spitalet, universitetet, departamentet e policisë, qeveritë dhe një gamë të gjerë objektivash të tjerë.

REvil ka përfituar 11 milion dollarë nga viktimat gjatë veprimtarisë së saj, sipas gjurmuesit të pagesave të kriptomonedhave Ransomwhere./UBTNews

Teknologji

Google shmang shitjen, por duhet të ndajë të dhëna me rivalët

Published

on

Google nuk do të jetë i detyruar të shesë shfletuesin Chrome, por duhet të ndajë informacion me konkurrentët, ka urdhëruar një gjykatës federal amerikan.

Mjetet juridike të vendosura nga gjykatësi i qarkut Amit Mehta kanë dalë në dritë pas një beteje gjyqësore disavjeçare mbi dominimin e Google në kërkimin online.

Çështja u përqendrua rreth pozicionit të Google si motori i kërkimit parazgjedhur në një gamë të produkteve të veta, si Android dhe Chrome, si dhe të tjera të prodhuara nga kompani të ngjashme me Apple.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte kërkuar që Google të shiste Chrome – vendimi i së martës do të thotë që gjigandi i teknologjisë mund ta mbajë atë, por do të ndalohet të ketë kontrata ekskluzive dhe duhet të ndajë të dhënat e kërkimit me rivalët.

Google kishte propozuar zgjidhje më pak drastike, të tilla si kufizimi i marrëveshjeve të ndarjes së të ardhurave me firma si Apple për ta bërë motorin e saj të kërkimit si motorin e parazgjedhur në pajisjet dhe shfletuesit e tyre .

Të martën, kompania tregoi se e shihte vendimin si fitore e tha se rritja e inteligjencës artificiale ndoshta kontribuoi në rezultat.

Gjigandi i teknologjisë kishte mohuar çdo shkelje që kur u ngritën akuzat e para kundër tij më 2020, duke thënë se dominimi i tij në treg është për shkak se motori i tij i kërkimit është një produkt superior ndaj të tjerëve dhe konsumatorët thjesht e preferojnë atë ndaj të tjerëve.

Vitin e kaluar, gjykatësi Mehta vendosi që Google kishte përdorur metoda të padrejta për të vendosur një monopol mbi tregun e kërkimit online, duke punuar në mënyrë aktive për të ruajtur një nivel dominimi deri në masën që shkelte ligjin amerikan.

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk drejt titullit të parë të “trilionerit” në botë

Published

on

Elon Musk mund të bëhet personi i parë në botë që arrin një pasuri prej trilioni dollarësh, nëse aksionerët e Teslës miratojnë një paketë të re pagese që parashikon shpërblime marramendëse nëse kompania arrin objektiva të caktuara.

Sipas raportimeve të CNN, Musk mund të përfitojë deri në 423.7 milionë aksione shtesë të Teslës, me një vlerë të mundshme prej mbi 143 miliardë dollarësh me çmimin aktual.

Për ta realizuar këtë, vlera e përgjithshme e Teslës duhet të arrijë në rreth 8.5 trilionë dollarë, gati tetë herë më shumë se vlera aktuale e tregut. Kjo paketë përfshin propozim që Tesla të marrë pjesë në kompaninë e inteligjencës artificiale xAI, e cila është në pronësi të Musk.

Ky plan shihet si një mënyrë për të konsoliduar edhe më shumë perandorinë e tij të biznesit.

Musk zotëron rreth 410 milionë aksione të Teslës me një vlerë prej 139 miliardë dollarësh. Së bashku me pronësinë në xAI, SpaceX dhe kompani të tjera, kjo e ka bërë atë njeriun më të pasur në botë, me pasuri që arrin rreth 378 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Megjithatë, rruga drejt “trilionit” nuk është e lehtë. Ai përballet me sfida ligjore mbi paketat e pagave dhe me luhatje të forta të aksioneve të Teslës, të cilat ende qëndrojnë 26% më poshtë nga kulmi i dhjetorit 2024.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

BMW zbulon modelin e ri iX3

Published

on

BMW ka publikuar një njoftim paraprak për modelin e ardhshëm iX3, i cili do të jetë lider i markës në epokën e platformës Neue Klasse.

Të gjitha automjetet e ardhshme elektrike të kësaj marke do të bazohen në këtë platformë, e cila do të debutojë me një dizajn të ri dallues.

Sipas të dhënave paraprake, me një karikim të vetëm iX3 do të përshkojë rreth 640 kilometra.

Do të përfshijë versione me tërheqje në rrotat e pasme dhe në të gjitha rrotat, dhe pritet edhe një version M Sport.

Brendësia do të ketë një planimetri krejtësisht të re me panelin Panoramic iDrive. Premiera e BMW iX3 do të zhvillohet në Panairin e Automobilave të Mynihut këtë fundjavë.

 

Continue Reading

Teknologji

Një pajisje e vogël e Apple i zbulon një amerikani valixhen e vjedhur në Los Angeles

Published

on

Që prej lansimit në vitin 2021, AirTag i Apple është dëshmuar si një nga pajisjet më të vlefshme për gjurmimin e sendeve personale. Por ndoshta asnjë rast nuk është më i çuditshëm se ai i Daniel Scott, një udhëtar që e ktheu humbjen e valixhes në një gjueti falë AirTag të fshehur.

Gjithçka nisi në një fluturim nga Salt Lake City, Utah, drejt Los Angeles, kur Scott vuri re se valixhja kishte zhdukur. Pasi kërkoi në disa vende pa sukses, vendosi të përdorte iPhone-in për të gjetur sinjalin e AirTag-ut.

“Menjëherë fillova të vrapoja drejt tij. Sapo arrita në vend, pashë se po vazhdonte të lëvizte dhe kishte arritur matanë rrugës”, tha Scott.

Sinjali e çoi përpara një ndërtese të braktisur, shkruajnë mediat e huaja. Megjithëse nuk arriti të lokalizonte katin e dhomën ku ndodheshin sendet, Find My i Apple dha informacion të mjaftueshëm për të udhëhequr policinë e LAX drejt një operacioni të suksesshëm.

Autoritetet jo vetëm që rikuperuan valixhen, por arrestuan edhe disa persona brenda ndërtesës.

“E pashë një djalë me rrobat e mia – këpucët, këmishën time, pantallonat e mia”, tregoi Scott, duke përshkruar momentin e pazakontë.

AirTag, që nga debutimi, ka treguar funksionalitetin kryesor si gjurmues sendesh, por ka ngritur edhe shqetësime për sigurinë dhe privatësinë. Në raste tjera është raportuar se kriminelët i kanë përdorur për të ndjekur viktimat duke i vendosur në çanta apo vetura.

Megjithatë, AirTag mbetet një pjesë integrale e teknologjisë së Apple. Dhe tani, ndërsa historia e Scott bën bujë, kompania pritet të prezantojë javën e ardhshme pasardhësin e saj, krahas debutimit të serisë së re iPhone 17.

Continue Reading

Të kërkuara