Lajmet

Grupi Parlamentar i LVV-së sot me konferencë për media

Published

on

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.

Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku menjëherë pas një orë do të mbahet dhe seancë e jashtëzakonshme lidhur me bisedat e shefes së GP-së të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.

Lajmet

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

Published

on

By

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në njoftimin e Apelit u tha se përveç vërtetimit të dënimit të Krivaqës, që u gjet fajtor për veprën “vrasje e rëndë”, është vërtetuar edhe dënimi me 15 vjet burgim ndaj Arbër Sejdiut, i dënuar për veprën “ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë”.

Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e Krivaqës në qytetin e Ferizajt.

Krivaqa dhe Sejdiu fillimisht ishin dënuar për vrasjen e Osmanit në gusht të vitit 2023. Por, Apeli, pasi kishte pranuar disa ankesa të mbrojtjes, e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Më 26 shtator 2024, shkalla e parë e gjyqësorit shqiptoi dënimet ndaj dy të akuzuarve. Për këtë aktgjykim në Apel kishin dërguar ankesa Prokuroria Themelore e Ferizajt, përfaqësuesit e të dëmtuarve dhe mbrojtësve të akuzuarve, por Apeli tha më 19 shkurt 2025 se ato ishin të pabaza.

Apeli tha se nuk gjeti shkelje të dispozitave të procedurës penale, në mënyrë që të anulohet aktgjykimi. Po ashtu, në njoftim u tha se janë analizuar të gjitha provat e përdorura në gjykim dhe Apeli i ka vlerësuar si “të drejta, objektive dhe të ligjshme”.

Sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, për shkak se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit D.K. dhe A.S., kanë kryer veprat penale të lartcekura, për të cilat janë shpallur fajtorë”, u tha në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Po ashtu, Apeli tha se nuk ka gjetur shkelje të ligjit sa i përket lartësisë së dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Çfarë u tha në aktakuzën kundër Krivaqës dhe Sejdiut?

Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Sipas aktakuzës, një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Ata po ashtu ishin akuzuar për kryerjen e veprës së dhunimit, por u shpallën të pafajshëm për shkak të mungesës së provave.

Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës, diskutuan për numërimin dhe certifikimin e rezultateve të KQZ-së

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku ka diskutuar për çështje e numërimit dhe certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas njoftimit, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e përfundimit dhe certifikimit sa më shpejtë të rezultateve.

“Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në përpjekjet tona drejt proceseve integruese. Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti takon ambasadorin e Italisë në Kosovë De Riu

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu.

Në takim u bisedua mbi zhvillimet në vend, me theks mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

Po ashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

Estonia heq rusishten si gjuhë mësimi

Published

on

Estonia ka njoftuar një reformë të rëndësishme në arsimin e saj, e cila do të eliminojë rusishten si gjuhë mësimi deri në vitin 2030, duke e kthyer atë në një gjuhë të huaj. Ky ndryshim ka për qëllim përmirësimin e mundësive për fëmijët që flasin rusisht, për t’i ndihmuar ata të integrohen më mirë në shoqërinë estoneze dhe për të ofruar mundësi të barabarta në tregun e arsimit dhe të punës. Reformat synojnë të adresojnë sfidat e integrimit të pakicës ruse dhe të krijojnë një sistem arsimor më të barabartë.

Në qytetet si Talin dhe Narva, ku rusishtja është ende e përdorur si gjuhë e parë, kjo masë ka shkaktuar shqetësime te prindërit rusishtfolës, të cilët frikësohen se fëmijët e tyre mund të kenë vështirësi në kalimin në sistemin e ri. Ministrja e Arsimit, Kristina Kallas, e mbështet këtë reformë, duke argumentuar se është e domosdoshme për t’u siguruar që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta për të mësuar në estonisht, gjuhën kombëtare. Reforma gjithashtu ka marrë mbështetje ndërkombëtare, përfshirë nga Komiteti për të drejtat e pakicave dhe Kombet e Bashkuara.

Kjo masë ka pasuar pasojë të agresionit rus ndaj Ukrainës, i cili ka forcuar vendimin për ndryshime të tilla në sistemin arsimor, për të siguruar një shoqëri më të integruar dhe për të shmangur përjashtimin e fëmijëve rusishtfolës nga mundësitë edukative dhe profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara