Kulturë

Gruaja gjakblu që luftoi anoreksinë

Ajo vuante nga një çrregullim i rëndë në të ngrënë.

Published

on

Princesha Victoria është shumë e dashur në vendin e saj, Suedinë, dhe të gjithë e lavdërojnë për buzëqeshjen e saj të ngrohtë dhe se sa modeste është. Por mbretëresha e ardhshme ishte përballur me probleme serioze në të kaluarën.

Në vitin 1997, pallati konfirmoi se ajo vuante nga anoreksia. Në fakt, vetë princesha kishte gjetur guximin të fliste hapur për çrregullimin e të ngrënit që për pak i kushtoi jetën, pak para ditëlindjes së saj të 40-të në 2017-ën.

Gruaja gjakblu që vuante nga një çrregullim i rëndë në të ngrënë

Në programin televiziv suedez të titulluar “Princesha Victoria, 40 vjeç”, princesha gjakblu filloi të kishte një çrregullim të të ngrënit kur filloi të ndihmonte prindërit e saj në punën e tyre. Pastaj ajo filloi të kishte kërkesa të larta për veten.

Kur problemi i saj u përkeqësua, ajo e dinte se duhej të kërkonte ndihmë dhe udhëtoi për në SHBA. 

“Në Amerikë mora mbështetje nga profesionistë, gjë që ishte shumë e rëndësishme për mua. Mësova të shpreh ndjenjat e mia, të vendos kufij për të tjerët dhe të mos e shtyj veten kaq shumë. Gjithmonë kam kërkuar gjëra më shumë sesa mund të bëja ose të isha“, deklaroi ajo.

Tashmë, Princesha Victoria ka ka lënë pas vështirësitë dhe tani po shijon lumturinë familjare me bashkëshortin e saj Princin Daniel dhe dy fëmijët e tyre, Princeshën Estelle, 10 vjeç dhe Princin Oscar, 6 vjeç./abcnews.al

Magazinë

Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të William dhe Kate

Published

on

Zhvendosja e Princit William dhe Kate Middleton në rezidencën e tyre të re familjare, ka detyruar dy familje që të zhvendosen nga shtëpitë pranë tyre.

Çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç  planifikojnë të jetojnë në Fort Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi në Windsor Great Park, që do të jetë “shtëpia e tyre përjetëse”, raporton Daily Mail të dielën.

Për këtë arsye, dy familje të ndryshme që jetonin në shtëpi pranë vilës u kërkua të largoheshin më herët gjatë verës, sipas raportit.

“Njerëzve u thanë të largoheshin. Mendoj se u dhanë një vend tjetër për të banuar, por u tha se duhej të largoheshin,” tha një burim për mediat.

“Ata nuk e prisnin këtë. Ato shtëpi janë afër vilës, kështu që nuk do të donin që çdo kush të jetonte aty, kur aty do të jetojnë mbretërorët”, shtoi burimi.

Sipas raportit, familjet ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate. Ata nuk morën njoftime zyrtare për largim e janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira në zonë.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, shpresojnë për “një fillim të ri” në Fort Lodge dhe po paguajnë shpenzimet e zhvendosjes pa kosto shtesë për taksapaguesit, sipas raportit.

Continue Reading

Kulturë

Mbyllet edicioni jubilar i Green Fest – mbi 10 mijë pjesëmarrës në Mitrovicë

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit

Published

on

Taylor Swift ka thyer rekordin e presidentit amerikan Donald Trump për numrin më të madh të ndjekësve në një podcast brenda orës së parë të publikimit.

Të mërkurën në mbrëmje, ajo u shfaq në “New Heights”, që udhëhiqet nga i dashuri i saj Travis Kelce dhe vëllai i tij Jason Kelce. Episodi, i cili zgjati mbi dy orë dhe u publikua në orën 19:00, u ndoq nga rreth 1.3 milionë njerëz vetëm në orën e parë në YouTube, sipas The Daily Beast dhe të konfirmuara nga përfaqësuesit e Swiftit, ka raportuar SYRACUSE.

Ky numër e kaloi rekordin që më parë mbahej nga Trump. Në tetor 2024, ishte i ftuar në “Joe Rogan Experience”, ku brenda orës së parë u regjistruan 800 mijë shikime, sipas të dhënave të analistit të CNN, Harry Enten.

Madje, numri i madh i shikuesve gjatë episodit me Swift ishte aq i lartë saqë videoja në YouTube u rrëzua pas 1 orë e 44 minutash transmetim.

Jason Kelce ka shkruar me shaka në platformën “X” pak para se videoja të dilte.

“Ky fakt që videoja ka 1.3 milionë shikime është mishërimi i numerologjisë”, ka shkruar ai.

Gjatë episodit rekord, Swift ka prezantuar kopertinën dhe listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “The Life of a Showgirl”, foli për rikthimin e kontrollit mbi të drejtat e këngëve të saj origjinale dhe për marrëdhënien me Travis Kelce.

Thyerja e këtij rekordi vjen vetëm tre muaj pasi Trump kishte deklaruar në platformën e tij, Truth Social, se popullariteti i Swift po binte për shkak të tij.

“Ka vënë re dikush se, që kur thashë ‘E URREJ TAYLOR SWIFT’, ajo nuk është më ‘E NXEHTË’?”, ka shkruar ai në muajin maj.

Trump e pati sulmuar publikisht këngëtaren për herë të parë në muajin shtator 2024, pasi shpalli hapur mbështetjen për Kamala Harris në zgjedhje.

Që prej asaj kohe, ai ka vazhduar ta përmendë me kritika spontane, madje edhe në një fjalim në muajin prill, kur skuadra e Eagles vizitoi Shtëpinë e Bardhë pas fitores në Super Bowl. Swift, nga ana e saj, kurrë nuk i ka komentuar publikisht deklaratat e Trump.

 

 

Continue Reading

Magazinë

Pati prezantuar edhe në Shqipëri! Ndahet nga jeta Pippo Baudo, moderatori i famshëm italian

Published

on

Pippo Baudo, një ndër prezantuesit më të famshëm në Itali, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, më 16 gusht 2025, në Romë.

Lajmin e trishtë e konfirmuan familjarë të Pippo-s, si dhe avokati dhe miku i tij i ngushtë, Giorgio Assumma.

Pippo Baudo u lind në Militello më 7 qershor 1936 e ka pasur karrierë të pasur me pjesëmarrjen në emisione dhe televizione të ndryshme.

Ai është nderuar me titullin “Kalorësi i Madh i Kryqit të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane”, të cilin e mori në Quirinale më 22 shtator 2021, ka drejtuar 13 festivale të Sanremos, 5 prej të cilave, për vite radhazi.

Ai ka marrë pjesë në mbi 150 programe, mes tyre “Settevoci”, “Canzonissima”, “Domenica In”, “Fantastico” etj, si dhe ka qenë drejtor i Operës së Katanias.

Për humbjen e një legjende të tillë kanë shprehur ngushëllime figura të njohura të spektaklit italian. Prezantuesi, i njohur edhe si “mbreti i ekranit”, ka qenë në Shqipëri 2 herë, më 2009 dhe kur bashkëprezantoi “Këngën Magjike 2014”, së bashku me Anna Oxa dhe Ardit Gjebrean.

“Pippo ishte si baba për mua,” u shpreh Giancarlo Magalli dhe “Me të largohet një pjesë e jetës sime,” tha me dhimbje Mara Venier.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni shkroi: “Fytyra dhe zëri i tij kanë shoqëruar breza të tërë, duke dhuruar emocione, buzëqeshje dhe çaste të paharrueshme. Faleminderit për gjithçka”.

Continue Reading

Të kërkuara