Kulturë

Gruaja e parë presidente e Muzeut të Luvrit

Published

on

Francezja Laurence des Cars (54), u emërua drejtoreshë e Luvrit sot, dhe kështu u bë gruaja e parë presidente e muzeut më të famshëm në botë.

Ajo aktualisht është në krye të Muzeut Orsay dhe nga 1 shtatori, do të jetë gruaja e parë që do të kryejë rolin e drejtoreshës së Luvrit, muzeut më të madh në botë, i cili u vizitua nga 10 milionë njerëz në vitin 2019.

Nën udhëheqjen e saj, pjesëmarrja në Muzeun Orsay u rrit ndjeshëm, duke arritur gati katër milionë vizitorë gjatë vitit 2019.

Një eksperte arti e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, në vitin 2007 ajo u bë drejtoresha e Muzeut të Francës, një organ i rëndësishëm shtetëror i ngarkuar me monitorimin e hapjes së Luvrit në Abu Dabi – Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez, i cili ka qenë në këtë pozitë për tetë vjet, është përgjegjës për sukseset e mëdha të muzeut, por edhe për zgjedhjet e diskutueshme artistike.

Megjithëse nën menaxhimin e tij, Luvre arriti një numër rekord vizitorësh – ekspozita vetëm për Leonardo da Vinçi tërhoqi mbi një milion njerëz, kritikët e kritikojnë atë për bërjen e shumë kompromiseve me brendet kryesore. Nga çantat Louis Vuitton, përmes iniciativës së Arbienby “Një natë me Mona Lisën”, te kontrata me orët Swatch dhe subvencioni i Louvre për videon e Beyonce.

Laurence des Cars gjithashtu luajti një rol kryesor në pikturën e Gustave Klimt “Trëndafilat nën pemë”, kur Franca ktheu për herë të parë një vepër arti të blerë me para të shtetit te trashëgimtarët e viktimave të nazizmit./UBTNews

Magazinë

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

Published

on

Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se ka folur me aktorin Johnny Depp për të riluajtur rolin e tij si Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të serisë “Piratët e Karaibeve”.

“Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do ta bënte. Gjithçka ka të bëjë me atë që është në letër…”, tha producenti.

Filmi i fundit në serinë “Pirates of the Caribbean” ishte “Dead Men Tell No Tales” i vitit 2017, dhe spekulimet për një pjesë të gjashtë kanë vazhduar që nga viti 2019.

Kthimi i Depp-it do të shënonte një ndryshim të madh si për Disney ashtu edhe për aktorin. Disney i ndërpreu lidhjet me të gjatë padisë shumë të publikuar për shpifje midis Deppit dhe Heardit.

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Published

on

Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt.

Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.

Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.

Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore.

Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.

Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025.

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara