Lajmet

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon

Published

on

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon që nga data 11 korrik, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të tyre në QKUK. Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi bëri të ditur se të hënën do të hapen ofertat e reja, në kuadër të procesit të tenderimit.

“Përfundimisht kryetari i Shoqatës (së Sigurimit Fizik të QKUK-së) me drejtorin e SHSKUK-së dhe me drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënë hapen ofertat e reja. Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi: nëse kompanitë nuk merren vesh mes vete, nuk pajtohen , do t’i tregojmë edhe ne dhëmbët tanë se këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar ligjin”, tha ai.

Azemi shtoi se do të kërkojnë nga kompanitë që së paku të u falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i këtij procesi të rregullt dhe se do të kërkojnë në njëfarë forme do t’u bien në gjunjë për hir të këtë punëtorëve.

Përndryshe, ai theksoi se greva po shkon shumë mirë deri më tani.

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet marrëveshja prej 8.9 milionë eurosh për mbështetjen e 198 ndërmarrjeve prodhuese dhe përpunuese

Published

on

By

Është nënshkruar marrëveshje  prej 8.9 milionë euro me ndërmarrjet përfituese nga skema mbështetëse për makineri prodhuese dhe përpunuese.

Nënshkrimi u bë në një ceremoni nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndonëse qeveri në detyrë, megjithatë Kurti nga aty foli për vizionin për një qeverisje të mirë, duke thënë se po krijojnë kushtet të favorshme për bizneset.

Është kënaqësi e veçantë të jem sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje financiare të 198 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto ndërmarrje janë përzgjedhur për mbështetje në vlerë prej 8.9 milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Ndërmarrësi dhe Përkrahje në Kosovë. Kemi vizion për qeverisje të mirë, zhvillim të vazhdueshëm, mirëqenie, siguri dhe barazi. Krijimi i kushteve të favorshme për të bërë biznes është ndër prioritetet tona kryesore. Me këtë investim po ofrojmë mbështetje direkte për shpalosjen e potencialit të bizneseve, të cilat janë kontribuuese të rëndësishme në zhvillimin e mëtejmë të vendit”, deklaroi Kurti.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pati kritika për qeveritë e kaluara.

Kur morëm qeverisjen në vitin 2021 ne kuptuam se nuk ishte punuar për zhvillim industrial që është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e shtetit. Qeveria ishte me mungesë vizioni për sektorë të rëndësishëm industrial për vendin dhe mungesë për mbështetje për sektorë prodhues. Gjatë mandatit tonë qeverisës indentifikuam shumë praktika të dëmshme e të bërit biznes në Kosovë”, tha ajo./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

Published

on

By

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë po zhvillohen sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi u vra me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

Ceremonia nisi në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në 11:00, pas së cilës trupi i pajetë i gjyqtarit do të përcillet për në banesën e fundit në Shkodër, qytetin e tij të lindjes, shkruan ATSH.

Kryeministri Edi Rama kreu homazhe ndërsa la dhe një shënim në librin e ngushëllimeve, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit, si dhe la një shënim në librin e kujtimeve.

“Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit më 6 tetor. Autori i ngjarjes, palë e dëmtuar në proces, u arrestua. Policia vuri në pranga edhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtor, si dhe rojën e sigurisë në Gjykatën e Apelit për shpërdorim detyre./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Dogana ndalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara

Published

on

By

Gjatë muajit shtator, Dogana e Kosovës, ka ndaluar në katër raste të ndara tentativa për import të mallrave të falsifikuara.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtyre kontrolleve janë ndaluar: 300 jelek dimëror me logon Moncler, 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu, 5. 180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn dhe 225 veshje tekstili me markën Stone Island.

Këto ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e dyshuara si pirate të depërtojnë në tregun e vendit, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Më 11 tetor përfundon afati i votimit me postë nga jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 17 shtator, vlenë vetëm për 43,933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Deri më 11 tetor 2025, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

KQZ njofton se me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanadë, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara