Kulturë

Greqia presion Muzeut Britanik të kthejë skulpturat e mermerit

Kërkesa mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Published

on

Greqia ka nisur sërish përpjekjet për të tërhequr nga Muzeu Britanik skulpturat antike të marra mbi 200 vite më parë nga Partenoni, tempulli i ndërtuar në kodrën e Akropolit në nder të hyjneshës Athina, nga e cila ka marrë dhe emrin kryeqyteti grek.

Giannis Oikonomou, zëdhënësi i qeverisë tha para gazetarëve se kjo do jetë një ndër çështjet që do të diskutohet në takimin e të martës midis kryeministrit britanik Boris Johnson dhe homologut të tij Kyriakos Mitsotakis.

Shtatëmbëdhjetë skulpturat e mermerit, bashkë me një pllakë të madhe që shërbente si ornament i monumentit 2.500 vjeçar të Akropolit, u morën nga Lordi Elgin, ambasadori britanik në Perandorinë Osmane gjatë shekullit të 19-të. Sipas Britanisë, Lordi Elgin i kishte marrë skulpturat në mënyrë ligjshme gjatë periudhës së sundimit osman.

Kërkesa mbështetet nga Kombet e Bashkuara

“Detyrimi për të kthyer skulpturat e Partenonit i përket plotësisht qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, tha Oikonomou, ndërsa shtoi se kërkesa e Greqisë për bisedime bilaterale mbi këtë çështje ka marrë dhe miratimin e UNESCO.

Greqia kërkon të ekspozojë skulpturat, në rast se ato kthehen, në muzeun e ri të Akropolit që u çel në 2009.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi të premten se skulpturat i duhen rikthyer Athinës dhe i kërkoi Londrës që të bisedojnë për ta arritur këtë.

Por kryeministri britanik ka mbajtur qëndrim të kundërt duke u shprehur se Britania është “pronarja legjitime e mermerit të Partenonit”.

Nga ana tjetër muzeu britanik pretendon se ato janë pjesë e “trashëgimisë së përbashkët”.

Greqia ka kërkuar vazhdimisht rikthimin e skulpturave që kur fitoi pavarësinë në 1832.

Continue Reading

Magazinë

Shakira prek me veprimin e saj, ndihmon familjet e goditura nga përmbytjet në Teksas

Published

on

Shakira do të dhurojë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i saj për familjet e prekura nga përmbytjet shkatërruese në Teksas.

Këngëtarja shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e të prekurve nga përmbytjet në zonën e Teksasit.

“I dashur San Antonio, zemrat dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga përmbytjet në zonën qendrore të Teksasit”, shkroi Shakira në X,  duke shtuar: “Ne po dhurojmë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i sonte për Organizatën Bamirëse Katolike të San Antonios, e cila po ofron ndihmë për familjet e prekura nga katastrofa.”

Këngëtarja shtoi një link në platformën e donacioneve të drejtuar nga Catholic Charities: ‘Nëse dëshironi të bashkoheni në donacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë. Ndihma juaj është e rëndësishme dhe e vlefshme.”

Performanca e Shakirës në Teksas të shtunën në mbrëmje ishte e fundit përpara se ajo të rifillojë turneun e saj në Kaliforni në gusht.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu shtetin jugor amerikan të Teksasit tani ka arritur në 80, ky numër është i sigurt se do të rritet ndërsa shpresat për të gjetur 10 fëmijët ende të zhdukur po pakësohen.

Continue Reading

Magazinë

Cameron Boyce përkujtohet nga miqtë e tij në përvjetorin e 6-të të ndarjes nga jeta

Published

on

Në përvjetorin e gjashtë të ndarjes së tij tragjike nga jeta, aktori Cameron Boyce u përkujtua me dashuri nga bashkë-aktorët e tij në “Descendants”.

Boyce vdiq më 6 korrik 2019, në moshën 20-vjeçare, pas një krize epileptike në gjumë.

Sofia Carson, Booboo Stewart dhe Sarah Jeffery ndanë në Instagram kujtime të përzemërta dhe foto të papublikuara më parë me Boyce, shkruan DailyMail.

Carson e quajti “Engjëllin tonë. Përgjithmonë”, ndërsa Jeffery kujtoi një moment nga xhirimet në 2014: “Jeta është e bukur. Të mungon Cam”.

Edhe regjisori Kenny Ortega ndau një homazh emocional, duke e përshkruar Boyce si një dritë të rrallë dhe të paharrueshme.

Ai ftoi fansat të dhurojnë për Fondacionin Cameron Boyce, që mbështet kërkimin për epilepsinë.

Boyce u bë i njohur me rolin e Carlos në “Descendants” dhe me “Jessie”, ndërsa la pas një trashëgimi të dashur për miliona adhurues në mbarë botën.

 

 

 

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin

Published

on

Gjatë një interviste në podcast-in “New Heights” me vëllezërit Travis dhe Jason Kelce, Brad Pitt ndau mendimet e tij për ndryshimin e brezave në botën e aktrimit.

61-vjeçari, që luan në filmin e ri “F1”, tha se aktorët e rinj sot janë më të lirshëm dhe e shijojnë më shumë procesin.

“Ne dikur ishim më të ngurtë. Sot, të rinjtë hyjnë në shumë fusha artistike dhe e marrin si kënaqësi dhe unë e admiroj këtë,” – u shpreh ai.

Me të njëjtin humor që e karakterizon, Pitt tha se për rolin e pilotit veteran kishte bërë “ushtrime” me shumë shaka për moshën, duke e kthyer edhe plakjen në lojë aktrimi.

 

Continue Reading

Magazinë

Misteri mbi veshjen e humbur të dasmës së Lauren Sanchez, zhduket një nga 27 fustanet

Published

on

Lauren Sánchez paketoi 27 fustane për dasmën e saj me themeluesin miliarder të Amazon, Jeff Bezos, në Venecia, por u largua me vetëm 26 pasi njëri u zhduk. Çifti, i cili tani po kalon muajin e mjaltit në Taormina, u martua gjatë një feste tre-ditore plot yje në qytetin e lagunës.

Ata u larguan nga Venecia të dielën, por misteri mbi fustanin e humbur ka ngjallur debat në Venecia, me Corriere della Sera që pretendon se është vjedhur, ndoshta nga dikush që i ka shpëtuar sigurisë dhe ka hyrë me forcë në një festë në ishullin e vogël të San Giorgio-s, ku çifti shkëmbeu unazat.

Gazeta tha se numri i vizitorëve që kishin hyrë në këtë event ishte i tillë sa oficerë nga njësia lokale e skuadrës antiterrorizëm të Italisë.

Gazeta pretendoi se një fustan i vjetër i dizenjuar nga Dolce & Gabbana, i veshur ose nga nusja ose nga e ftuara e dasmës Ivanka Trump, u gris dhe u përfshi nga flakët gjatë një feste tjetër. Burime të njohura me situatën konfirmuan se një fustan ishte zhdukur, por mohuan se ishte vjedhur. Nuk është e qartë se ku dhe kur është zhdukur fustani. Çifti akomodoi në hotelin shtatë yjesh Aman, ku thuhet se veshjet e nuses u mbajtën nën mbikëqyrje të ngushtë.

Burimet theksuan se nuk ishte bërë asnjë ankesë ligjore në polici për fustanin e humbur, me pritjen që veshja përfundimisht do të “shfaqej”. Ata gjithashtu mohuan raportin se një fustan u përfshi nga flakë dhe se në festime ishin infiltruar persona që kishin hyrë në portë.

Continue Reading

Të kërkuara