Lajmet

Greqia hapet për turistë

Published

on

Greqia ka hapur sezonin për turistë, duke i lehtësuar disa masa. Ndonëse mesatarisht në ditje po raportohen 2 mijë raste me COVID-19, fushata e vaksinimit po vazhdon, ku prioritet janë ishujt grekë.

Turistët nga Gjermania kanë filluar fluturimet drejt Greqisë, por Britania e Madhe nuk do ta bëjë të njëjtën, meqë Greqia nuk është në listën e gjelbër të Qeverisë britaneze.

Në Greqi ende janë në fuqi disa masa. Kufizimi i lëvizjes është nga ora 00:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit./UBTNews

Lajmet

Bislimi takon të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim thuhet se Bislimi dhe Prattipati bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.

“Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Sa me të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

Published

on

By

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha që janë tubimet e LDK-së aq më të larta bëhen “britmat e piskamat”.

Ai ka shkruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje.

“Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive”, ka theksuar Abdixhiku.

Abdixhiku gjithashtu ka theksuar se nuk ka Kosovë të individëve.

“Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi komenton dy ditët e fushatës: S’kam ndjerë energji të tillë ndër vite

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar angazhimin dhe mbështetjen që kanë marrë gjatë dy ditëve të fushatës zgjedhore, duke thënë se entuziazmi që po e gjejnë në mbarë vendin është inkurajimi kryesor për fitoren e 9 shkurtiti.

PDK hapjen zyrtare të fushatës e bëri më 11 janar, ku mijëra simpatizues u mblodhën në Prishtinë (Salla 1 Tetori), e një ditë më vonë tubimi i dytë u mbajt në Ferizaj (Salla Sportive “Bill Clinton”).

Krasniqi tregon se kanë besim te qytetarët dhe me hapje të fushatës, Partia Demokratike nuk do ndalë aktivitetet e tyre.

“Jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga këto dy ditët e para të fushatës. Kishim një tubim të hapjes zyrtare të fushatës të jashtëzakonshme me një energji pozitive dhe me një vullnet të shtuar të cilin ka shumë vite që nuk e kam ndjerë në tubime të tilla. Vërtetë jam krenar për të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës anë e mbanë vendit që janë çdo ditë në takime me qytetarët në tubime të ndryshme. Natyrisht kësaj gare kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza po i prin me një energji të hatashme që besoj po reflekton pozitivisht gjithandej. Kemi një garë të rëndësishme dhe besoj që entuziazmi të cilin po e gjejmë anë e mbanë vendit, në qytete të ndryshme, në fshatra e në lagje, është inkurajimi kryesor për fitoren të cilën e presim me datë 9 shkurt”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës do vazhdojë me tubime të tilla nëpër komuna të Kosovës deri në mbyllje të fushatës.

Continue Reading

Lajmet

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Published

on

By

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, të cilat konsiderohen të paligjshme dhe të paautorizuara.

Jankulloska, e cila shërbeu si ministre e Punëve të Brendshme (MPB), nga gushti 2006 deri në maj 2015, u lirua në mungesë të provave që “vërtetonin përfshirjen e saj në asgjësimin e pajisjeve”.

E akuzuara Jankulloska lirohet nga akuza sepse prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se e akuzuara e ka kryer veprën për të cilën akuzohet”, tha gjykatësi Ilija Trpkov.

Në të njëjtën lëndë, gjykata shpalli fajtor Toni Jakimovskin, duke e dënuar me tre vjet burgim – duke ia llogaritur periudhën që ka qëndruar në paraburgim – Valentina Simonovskan, e cila mori një dënim me kusht prej dy vjetësh, nëse gjatë pesë vjetëve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Për veprat e njëjta, me 9 dhe 14 vjet burg, janë dënuar edhe Nikolla Boshkovski, ish punonjës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), si dhe Goran Grujevskin, shefin e kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Grujevskin dhe Boshkovskin u gjykuan në mungesë, pasi në qershor të vitit 2017 u arrestisën nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Greqisë.

Të akuzuarit u shpallën fajtorë për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit të komunikimeve, me qëllim fshehjen e gjurmëve. Me këto veprime, ata sipas autoriteteve gjyqësore, i kanë shkaktuar dëme shtetit në vlerë prej 1 milion e 418 mijë euro.

Gjykatësi Trpkov, vendosi që Grujevski, Jakimovski dhe Boshkovski në afat prej tre muajsh ta kompensojnë dëmin e bërë në shumë prej 87.422.668 denarë.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, janë ndjekur në mënyrë të paligjshme 4.286 numra telefoni (politikanë, gazetarë, qytetarë) për të cilët nuk ishin lëshuar fare urdhra nga gjyqësori.

Çështja me përgjimet e paligjshme, “Fortesa” dhe “Target-Fortesa” filloi në qershor të vitit 2017. Në to ishte i përfshirë edhe Mijallkov.

Megjithatë, pas ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2023, që parashikojnë vjetërsimin e rasteve të korrupsionit të lartë, veprat për bashkim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, për të cilat ishte akuzuar Mijalkov, u shpallën të vjetruara.

Trpkov i quajti këto ndryshime “një ndërhyrje në gjyqësor”.

Continue Reading

Të kërkuara