Teknologji

”Grand Sphere” mrekullia e ardhshme e Audi-t

Grand Sphere” është mrekullia e ardhshme e kompanisë Audi, që do të ekspozohet në Mynih në shtator.

Published

on

Një makinë revolucionare në karroceri dhe përmbajtje teknologjike që do të hyjë në prodhim vetëm në 2024 si trashëgimtare e modelit aktual A8.

Audi do të paraqesë gjatë disa muajve të ardhshëm dhe ndoshta do të rezervohet edhe për ngjarjen e Pekinit në prill 2022 për të përshkruar qasjen e re të stilit të markës gjermane.

”Grand Sphere” do të prezantojë koncepte të reja që Audi ka në zhvillim gjithashtu do të konkretizojnë me stilin e saj një revolucion në fushën e luksit dhe inteligjencës artificiale më të përparuar dhe sistemeve të drejtimit autonom.

Projektuar për të ofruar fleksibilitet maksimal dimensional dhe për të akomoduar një ose dy motorë elektrikë, platforma SSP do të ofrojë njësi elektrike nga niveli bazë deri në majën e diapazonit, dmth nga 85 në 850 kW.

Pritet që ai të përshkojë nga 0 në 100 metra në versionin sportive në më pak se 2 sekonda.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Volvo kryeson industrinë e automobilave

Published

on

Marka suedeze bëhet prodhuesi i parë i makinave që fut çelik të ricikluar me emetim zero në prodhimin serik të automjeteve.

Volvo Cars ka nënshkruar kontratë me prodhuesin suedez të çelikut SSAB, për të furnizuar çelik të ricikluar me emetime zero të dioksidit të karbonit, me dërgesa që fillojnë këtë vit. Materiali i ri do të përfshihet në SUV-in elektrik EX60, si dhe në modele tjera të bazuara në platformën e re mekanike SPA3.

“Çeliku është përgjegjës për rreth 25 përqind të emetimeve totale të materialit në një makinë të re Volvo”, tha Francesca Gamboni, drejtoresha e zinxhirit të furnizimit të kompanisë.

Çeliku i furnizuar nga SSAB zvogëlon emetimet e CO₂ me 100% krahasuar me çelikun konvencional, duke ruajtur të njëjtën forcë dhe siguri. Volvo planifikon të arrijë emetime neto zero të dioksidit të karbonit deri më 2040, qëllimi për 2030 është të zvogëlojë emetimet për automjet me 65 deri në 75 përqind.

30 përqind e materialeve duhet të riciklohen, modelet e reja nga 2030 do përmbajnë 35 përqind komponentë të ricikluar. Volvo forcon më tej pozicionin e saj si lider në transformimin e qëndrueshëm të industrisë së automobilave.

Continue Reading

Teknologji

Volkswagen ID. Buzz AD robotaxi gati për shitje nga viti 2026

Published

on

Volkswagen ka zbuluar versionin përfundimtar të taksisë autonome ID. Buzz AD, që pritet të fillojë përdorimin në Evropë dhe SHBA nga viti 2026.

Kjo veturë është e nivelit 4 të autonomisë, duke mundësuar drejtimin vetë pa ndërhyrje të njeriut, por me mundësi kontrolli manual në rast nevoje.

Teknologjia autonome e zhvilluar nga Mobileye përdor 27 sensorë, përfshirë kamera, LIDAR dhe radarë, për të krijuar një pamje 360-gradëshe të ambientit.

ID. Buzz AD përdor platformën MOIA për menaxhimin e flotës dhe asistencën ndaj pasagjerëve.

 

Volkswagen synon të ofrojë këtë shërbim tek bashkitë dhe operatorët privatë për të zgjeruar rrjetin e taksive autonome.

Aktualisht, shërbimi është në fazën e testimeve në Hanover dhe Hamburg të Gjermanisë.

Continue Reading

Teknologji

Pse Intel pritet të pushojë 20 mijë punonjës nga puna?

Published

on

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Intel, ka paralajmëruar se do të shkurtojë 15 deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në fabrikat e saj gjatë muajit korrik.

Vendimi u bë i ditur përmes një emaili të brendshëm, ku zyrtari i lartë i prodhimit, Naga Chandrasekaran, tha se masat janë të nevojshme për të përballuar sfidat financiare. Me një total prej 109,000 punonjës globalisht, pritet që të largohen nga puna mes 16,000 dhe 21,000 vetë.

Nuk dihet ende se sa nga këto shkurtime do të prekin punonjësit në SHBA.

Vetëm në Hillsboro, Oregon, kompania punëson mbi 20,000 persona. Lajmi vjen pas vendimeve të ngjashme nga Microsoft dhe Amazon, që po shkurtojnë staf për shkak të ndikimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Continue Reading

Teknologji

Një epokë e re luksi, Ressence bëri një orë dore nga rëra e shkretëtirës

Published

on

Marka belge e orëve Ressence ka zbuluar një model të ri që duket  futuristik, por megjithatë ka diçka të lashtë në të.

Orët e tyre janë të njohura për pamjen e tyre futuriste – pa akrepa dhe kurorën klasike, me numëratorë orbital që rrëshqasin nën një kristal safiri në formë kupole, që të kujton një anije kozmike minimaliste.

Por modeli më i fundit, i prodhuar në edicion të kufizuar, paraqet një motiv që evokon kohërat e lashta, transmeton Telegrafi.

Type 9 S75 është rezultat i një bashkëpunimi me shitësin me pakicë të orëve Ahmed Seddiqi & Sons me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të festuar 75-vjetorin e tyre. Nuk është frymëzuar vetëm nga shkretëtira – është bërë fjalë për fjalë prej saj.

Çdo numërator përmban rërë, Benoit Mintiens, themeluesi i Ressence, dhe Mohammed Abdulmagied Sediki i Ahmed Seddiqi & Sons mblodhën kokrriza nga të shtatë emiratet. Rëra është e lidhur me disqet e titanit të orës dhe kokrrizat shkëlqejnë me çdo lëvizje.

Tingëllon poetike – si të mbash një orë me rërë në kyçin tënd.  Kjo është ora e katërt që krijohet në bashkëpunim midis Ressence dhe Seddiqi.

Modelet e mëparshme kanë paraqitur motive arabe, mozaikë që shkëlqejnë në errësirë ​​dhe gravura të frymëzuara nga modelet tradicionale islame.

Type 9 S75 prodhohet në 20 copë dhe çmimi është 20,300 euro. Pa dyshim, është një nga orët më të veçanta të vitit – e thjeshtë, por krejtësisht e ndryshme.

Një orë që nuk është vetëm një aksesor mode, por një histori për kohën.

Continue Reading

Të kërkuara