Qyteti i kalasë mesjetare i Granadilla-s është një qytet fantazmë. Vizitorët mund të shikojnë në dhomat e zbrazëta, të enden përgjatë rrugëve të rrethuara me mure apo të shohin qytetin nga maja e kështjellës së tij. Por askush nuk jeton atje. Kjo që kur të gjithë banorët u dëbuan në vitet 1960.
Fillimisht e themeluar nga myslimanët në shekullin e 9-të, Granadilla zinte një vend strategjik që i lejonte banorët e saj të mbanin një sy vigjilent në Ruta de la Plata, një rrugë e lashtë tregtare dhe udhëtimi në të gjithë rajonin.
Me kalimin e viteve, sundimi i qytetit ndryshoi udhëheqjen, dhe sot është një nga fshatrat e paktë të kalasë spanjolle ku muret e lashta janë ende të paprekura, por komuniteti që jetoi këtu deri në vitet e 60-ta nuk është.
Fundi filloi në vitet 1950, gjatë diktaturës së Francisco Frankos, kur Spanja filloi projektin masiv të ndërtimit të digave si një mënyrë për të nxitur ekonominë gjatë periudhës së izolimit. Më e madhja nga këto përpjekje ishte rezervuari i Gabriel y Galán në lumin Alagón dhe në vitin 1955, zyrtarët dekretuan se Granadilla ishte në zonën e përmbytjes dhe për këtë arsye duhej evakuuar.
Gjatë 10 viteve, nga viti 1959 deri në vitin 1969, të gjithë 1000 banorët u dëbuan me forcë, shumë prej të cilëve u zhvendosën në vendbanimet e kolonizimit pranë fshatit. Kur uji filloi të ngrihej në vitin 1963, ai mbuloi të gjitha, përveç një rruge për në fshat, duke e kthyer atë në një gadishull. Megjithatë, vetë qyteti nuk u përmbyt kurrë, por që banorët nuk janë lejuar më të kthehen.
Përvoja ishte traumatike për vendasit, shumë prej të cilëve ende ndjejnë zhgënjim.
“Ata na nxorën jashtë, duke pretenduar se diga do të përmbyste qytetin, gjë që ishte e pamundur sepse qyteti është më i lartë se diga. Por ato ishin kohë diktature dhe ne nuk kishim të drejta. Por ajo që me të vërtetë më frustron është se në kohët demokratike unë kam qenë duke luftuar për rimëkëmbjen e qytetit me ish-shoqatën e fëmijëve dhe asnjë qeveri nuk na ka dëgjuar”, tha Eugenio Jiménez, president i Shoqatës “Sons of Granadilla”.
Purificación Jiménez, një ish-banor, kujtoi gjithashtu vështirësitë e atyre viteve. “Mbaj mend që sa herë që një familje dilte nga fshati, të gjithë dilnin për t’u përshëndetur dhe qanin”, tha ajo.
Edhe sot, fshatarët nuk janë lejuar të rimarrin shtëpitë e tyre sepse qeveria ruan dekretin për përmbytjet e nënshkruar nga Franko.
Megjithatë, vizitorët mund të shkojnë për udhëtime ditore. Qyteti u përcaktua një vend historiko-artistik në 1980 dhe tani shihet si një muze i lirë, në ajër të hapur. Sa për banorët, ata dhe pasardhësit e tyre takohen dy herë në vit në qytet, gjatë dy festave./UBTNews/
Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.
Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.
Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.
Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.
Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.
Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.
Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.
United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.
📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00
📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë
Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.
Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.
I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.