Kronikë e zezë

Grabitje në zyret e një operatori ekonomik, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14.00min, në Prizren, saktësisht në zyret e operatorit telefonik me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që sapo hyn brenda në objekt ofrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T., të cilës i kërkon informata rreth ofertave, e dëmtuara pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i shpjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerrë briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore.

Prokuroria nëpërmjet një komunikate, thekson se nga arka arrin të marrë një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara