Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Fushë Kosovë

Published

on

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve në Fushë Kosovë, dy persona të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe duke shtënë një herë në ajër janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe nuk raportohet për lëndime. Ndërsa hetimet vazhdojnë.

Lajmet

Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person

Published

on

By

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person i moshës 60-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 12:15. Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë Veseli.

Njësitet policore të trafikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Posedim i paautorizuar i narkotikëve në Skenderaj, shoqërohen tre persona në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Skenderaj, ku në veturën e një personi janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në veturë në ato çaste ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore për një kontroll rutinë, me ç’rast brenda saj ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raport.

Pas ndalimit të dyshuarit janë shoqëruar në polici.

Pas inicimit të rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në qytetet Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë dhe Shtërpcë.

Në rastin e parë në Obiliq, një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar presion ndaj familjarëve duke kërkuar para. I njëjti ka shkaktuar dëme materiale duke dëmtuar veturën e familjes dhe gjësende të tjera në shtëpi. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin e dytë në Fushë Kosovë,  edhe një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka shkaktuar probleme të vazhdueshme dhe ka ofenduar anëtarët e familjes së tij. Pas arrestimit dhe inicimit të rastit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një çift bashkëshortor janë shoqëruar në stacionin policor pas një përleshjeje mes vete. Dyshohet se fillimisht bashkëshortja kishte ushtruar presion psikik ndaj burrit dhe kishte tentuar ta godiste, ndërsa ky i fundit, duke u vetëmbrojtur, e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Podujevë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe urdhrin e mbrojtjes, duke vendosur të kthehet te familja e saj. Edhe pse i dyshuari fillimisht nuk u gjet nga policia, ai u paraqit më vonë pas ftesës dhe me urdhër të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Në rastin e fundit në Shtërpcë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 

Continue Reading

Lajmet

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një vetaksident në Klinë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 04:55 të mëngjesit, me ç’rast në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr tё tjerё janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor. Të njëjtit, sipas mjekёve, janё jashtë rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan deri te ky vetaksident.

 

Continue Reading

Të kërkuara