Kronikë e zezë

Grabiti mbi 20 mijë euro në këmbimore, ngritët aktakuzë

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, F.I., me datë 10.09.2021, rreth orës 12:30 në Prizren, në zyrën këmbimore “Prizreni”, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarit I.H., zyrtar i këmbimores, në atë mënyrë që shkon në këmbimore kinse të këmbejë 25.000 franga në euro, me ç’rast i dëmtuari i përgatit 22.950 euro dhe posa fillon i dëmtuari t’i numërojë 20.000 euro i akuzuari e zë të habitur të dëmtuarin, duke u ngritur nga karriga e godet me grusht, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe largohet me vrap me paratë që i ka grabitur në shumë prej 20.000 euro.

‘Po ashtu, i akuzuari F.I., me datë 31.08.2021, rreth orës 20:20 në Prizren, në afërsi të objektit BQK-së, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër të dëmtuarit E.B., në atë mënyrë që i afrohet të dëmtuarit duke e pyetur “sa po shkojnë frangat zvicerane” dhe pajtohen për këmbim kinse të 2000 frangave. Gjatë kohës që i dëmtuari numëronte shumën prej 1820 euro, i akuzuari e godet me grusht të dëmtuarin E.B., me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, i merr paratë dhe largohet me vrap në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i akuzuari F.I., ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara