Teknologji

Google zbulon sistemin e ri operativ

Published

on

Zhvilluar nga Google, Fuchsia OS u shfaq për herë të parë në 2016-ën dhe është një sistem operativ me burim të hapur bazuar në kernelin e Linux.

Sistemi operativ i shumëpritur Fuchsia OS ka debutuar në pajisjen e parë konsumatore, gjeneratën e parë të Nest Hub.

Zhvilluar nga Google, Fuchsia OS u shfaq për herë të parë në 2016-ën dhe është një sistem operativ me burim të hapur bazuar në kernelin e Linux.

Edhe pse debutimi nis sot, i gjithë ky proces do të marrë disa muaj. Pavarësisht zëvendësimit të Cast OS me Fuchsia OS, eksperienca në Nest Hub do të mbetet e njëjta dhe përdoruesit as që do të vënë e asnjë ndryshim.

Por dilema e madhe është se për çfarë do të shërbejë ky sistem operativ? Ekziston mundësia që një ditë të mbërrijë tek laptopët e pse jo edhe smartfonët. Megjithatë nuk është ndërtuar për të zëvendësuar as Android as Chrome OS. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Lajmet

Një kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Hazir Çadraku dhe Naser Morina

Published

on

Një studim i ri i realizuar nga Prof. Dr. Hazir Çadraku dhe Naser Morina, nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është publikuar në revistën ndërkombëtare SSRG International Journal of Civil Engineering (Volume 12, Issue 10, October 2025), duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe kërkimin shkencor të këtij institucioni.

Punimi me titull: “Structural Condition Assessment and Strengthening of the Reinforced Concrete Arch Bridge”, trajton një temë të rëndësishme për sigurinë infrastrukturore – analizën strukturore, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe metodat bashkëkohore të përforcimit të urave me hark prej betoni të armuar.

Ky studim bazohet në analiza të avancuara numerike, inspektime vizuale dhe testime joshkatërruese të një ure të rëndësishme në rrugën kombëtare N2, Prishtinë–Blacë, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të urave ekzistuese për të siguruar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri strukturore.

Sipas rezultateve, ura e ndërtuar në vitin 1967 paraqet dëmtime të konsiderueshme në mbistrukturë dhe nënstrukturë, për shkak të faktorëve si:

  • degradimi i betonit dhe korrozioni i armaturës,
  • mbingarkesat nga trafiku,
  • mungesa e mirëmbajtjes dhe drenazhimit adekuat,
  • lëvizjet e terrenit përreth themeleve.

Autorët kanë zhvilluar strategji të detajuara për rikthimin e kapacitetit mbajtës dhe përforcimin e elementeve konstruktive, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane (Eurocodes), duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike dhe përmirësimin e sigurisë publike.

Ky botim përbën një kontribut të vlefshëm shkencor e praktik, që ndihmon profesionistët e fushës në planifikimin e ndërhyrjeve në strukturat ekzistuese dhe promovon qasjen moderne të inxhinierisë rehabilituese.

Publikuar në: SSRG International Journal of Civil Engineering, Volume 12 Issue 10, 230-236, October 2025

Continue Reading

Teknologji

Më në fund! WhatsApp vjen edhe në Apple Watch

Published

on

Pas më shumë se një dekade në botën e smartphone-ve, WhatsApp ka mbërritur zyrtarisht në Apple Watch, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të lexojnë, dërgojnë dhe të marrin mesazhe direkt nga kyçja e dorës.

Kjo përditësim i lejon përdoruesit jo vetëm të shkruajnë mesazhe, por edhe të dërgojnë mesazhe zanore thjesht duke folur në orë, një përvojë që ngjan me filmat futuristë si Star Trek apo personazhin Buzz Lightyear.

Ky hap përfaqëson një ndryshim të madh në mënyrën e komunikimit për mbi tre miliard përdorues aktivë të WhatsApp në mbarë botën, duke eliminuar nevojën për të nxjerrë telefonin nga xhepi apo çanta për të lexuar ose dërguar mesazhe.

Çfarë ofron WhatsApp në Apple Watch?

Njoftime për mesazhe dhe thirrje hyrëse

Dërgim dhe marrje të mesazheve tekst dhe zanore

Reagime me emoji në biseda

Shikim të imazheve dhe sticker-ave me cilësi të lartë

Siguri të plotë falë kriptimit fund-për-fund, që garanton privatësinë e komunikimit

Sipas një përfaqësuesi të kompanisë, aplikacioni po shpërndahet në të gjitha vendet ku mbështeten WhatsApp dhe iPhone, duke u instaluar automatikisht nëse Apple Watch dhe telefoni janë të sinkronizuar e kanë aktivizuar shkarkimet automatike. Për ata që nuk e marrin automatikisht, aplikacioni mund të instalohet manualisht përmes aplikacionit Watch në iPhone.

Ekspertët: Një lëvizje e zgjuar nga Meta

Konsulentja për mediat sociale Rhea Freeman e ka quajtur këtë integrim “një lëvizje shumë të zgjuar nga Meta”. Ajo shtoi:

“Njerëzit duan të jenë gjithmonë të lidhur. Nëse kjo është gjithmonë e mirë apo jo, është çështje tjetër – por padyshim është më praktike dhe më e sigurt për t’iu përgjigjur mesazheve nga ora, veçanërisht gjatë udhëtimeve apo në transport publik.”

Nga një aplikacion i thjeshtë te një platformë globale

WhatsApp u lansua më 2009, dhe në vitin 2014 u ble nga kompania e Mark Zuckerberg, atëherë Facebook Inc., për 21.8 miliardë dollarë.

Fillimisht, shërbimi kishte abonim modest 0.99 dollarësh në vit, por që nga viti 2016 përdorimi u bë falas, duke rritur ndjeshëm bazën e përdoruesve. Në vitet që pasuan, aplikacioni evoluoi duke lejuar përdorimin në kompjuterë pa lidhje direkte me telefonin dhe më pas përdorimin e një llogarie në disa pajisje njëkohësisht.

Që nga 27 maji i këtij viti, WhatsApp është i disponueshëm edhe në iPad, duke zgjeruar ekosistemin e komunikimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI sjell aplikacionin e videos me AI edhe për Android

Published

on

OpenAI ka lansuar aplikacionin e saj të videos me inteligjencë artificiale, Sora, edhe në pajisjet Android.

Ky aplikacion u mundëson përdoruesve të krijojnë dhe ndajnë video të gjeneruara nga AI, dhe është i disponueshëm në Google Play Store në SHBA, Kanada, Japoni, Kore, Tajvan, Tajlandë dhe Vietnam, sipas një njoftimi zyrtar.

Sora u prezantua në iOS në shtator, dhe brenda vetëm pesë ditëve nga lansimi, aplikacioni arriti të grumbullojë mbi 1 milion shkarkime.

Përveç një përmbledhjeje videosh të krijuara nga AI, Sora ofron edhe funksionin “cameo”, që u mundëson përdoruesve të realizojnë përmbajtje ku ata vetë ose miqtë e tyre janë në rolin kryesor.

Gjatë javëve të fundit, aplikacioni është kritikuar për mënyrën se si trajton deepfakes dhe çështjet që lidhen me të drejtat e autorit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Trump i godet prodhuesit japonezë, Toyota regjistron rënie fitimi

Published

on

Toyota njoftoi të mërkurën një rënie prej 7% të fitimit vjetor për periudhën prill-shtator, për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilat kanë prekur prodhuesit japonezë të makinave.

Megjithatë, kompania rriti parashikimin e saj për të gjithë vitin fiskal.

Fitimi neto për periudhën prill-shtator arriti në 1.77 bilion yen (rreth 11.5 miliardë dollarë), nga 1.9 bilion yen një vit më parë.

Prodhuesit e modeleve Camry dhe Lexus e rritën parashikimin e fitimeve për të gjithë vitin fiskal, që përfundon në mars 2026, në 2.93 bilion yen (rreth 19 miliardë dollarë).

Pavarësisht ndikimit të tarifave, Toyota raportoi rritje të shitjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në tregun japonez.

Gjatë gjashtë muajve deri në shtator, kompania ka shitur 1.5 milionë makina në Amerikën e Veriut dhe 970,000 makina në Japoni. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara