Teknologji

Google zbulon çipin kuantik informatik

Published

on

Google ka zbuluar një çip të ri për të cilin pretendon se i duhen pesë minuta për të zgjidhur një problem që aktualisht do t’u duheshin super kompjuterëve më të shpejtë në botë dhjetë septiliona ose 10,000,000,000,000,000,000,000,000 vjet për ta përfunduar.

Çipi është zhvillimi më i fundit në një fushë të njohur si informatikë kuantike, e cila po përpiqet të përdorë parimet e fizikës së grimcave për të krijuar një lloj të ri kompjuteri jashtëzakonisht të fuqishëm.

Google thotë se çipi i ri kuantik, i quajtur “Willow”, përfshin “përparime” kryesore e “hap rrugën drejt një kompjuteri kuantik të dobishëm, në shkallë të gjerë”. Ekspertët thonë se Willow është, për momentin, një pajisje eksperimentale, që do të thotë se një kompjuter kuantik i fuqishëm për të zgjidhur një gamë të gjerë problemesh të botës reale është ende me vite dhe miliarda dollarë larg.

Problemi kuantik

Kompjuterët kuantikë punojnë në një mënyrë të ndryshme nga kompjuteri në telefonin ose laptopin tuaj, ata përdorin mekanikën kuantike, sjelljen e çuditshme të grimcave ultra të vogla, për të zgjidhur problemet smë shpejt se kompjuterët tradicionalë.

Shpresohet se kompjuterët kuantikë janë në gjendje ta përdorin aftësinë për të shpejtuar proceset komplekse, si krijimi i ilaçeve të reja, ekziston edhe frika se përdoret për sëmundje, p.sh për të thyer di lloje të enkriptimit të përdorura për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme.

Në shkurt, Apple njoftoi se kriptimi që mbron bisedat iMessage po bëhet “provë kuantike” për të ndaluar leximin e tyre nga kompjuterët kuantikë të ardhshëm të fuqishëm. Hartmut Neven drejton laboratorin Quantum AI të Google që krijoi Willow dhe e përshkruan veten si “kryeoptimisti” i projektit. Ai i tha BBC-së se Willow përdoret në disa aplikacione praktike por nuk pranoi, të japë më shumë detaje.

Por një çip i aftë për të kryer aplikacione komerciale nuk do të shfaqet para fundit të dekadës, tha ai. Fillimisht këto aplikacione do të ishin simulimi i sistemeve ku efektet kuantike janë të rëndësishme. /UBT News/

Teknologji

Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale i Google ju lejon të provoni rrobat virtualisht

Published

on

Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.

Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.

Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.

Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.

Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.

Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.

Continue Reading

Teknologji

Lamborghini prezanton veturën e re për gara

Published

on

Gama e Lamborghinit nuk është kurrë e plotë pa një përzgjedhje vetura garash dhe marka ka prezantuar të parën të bazuar në Temerarion e re.

Temerario GT3 heq dorë nga sistemi hibrid, për shkak të rregulloreve dhe paraqet një shumëllojshmëri përmirësimesh që e shndërrojnë atë në një veturë garash më të fortë.

Një motor V8 4.0 litra me dy turbo vazhdon të fuqizojë veturën, por prodhon 550 kuaj fuqi në vend të 800 që jep në veturën rrugore.

Riparueshmëria është një nga karakteristikat përcaktuese të veturës. Lamborghini e projektoi atë për të lejuar mekanikët të zëvendësojnë shpejt një shumëllojshmëri panelesh karrocerie, pjesësh pezullimi dhe komponentësh të tjerë.

Prodhuesi i automjeteve e thjeshtoi dizajnin, me pjesën e pasme të projektuar për të akomoduar transmisionin e ri me gjashtë shpejtësi.

Continue Reading

Teknologji

Një tjetër prodhues veturash heq dorë nga Apple CarPlay Ultra

Published

on

General Motors hoqi dorë nga Apple CarPlay dhe tani prodhuesit e automjeteve po kundërshtojnë CarPlay Ultra, përpjekjen e fundit të Apple për të kontrolluar më shumë përvojën në veturë.

BMW është markë e tillë. Prodhuesi gjerman i automjeteve konfirmoi se “aktualisht nuk ka plane” për të ofruar CarPlay Ultra në automjetet e saj.

Ka investuar shumë në sistemin e vet të infotainment të quajtur iDrive, i cili kontrollon një gamë funksionesh të automjetit për shkak të integrimit të tij të thellë. BMW i bashkohet Audi, Mercedes-Benz, Polestar dhe Volvo midis prodhuesve që nuk kanë plane për të ofruar teknologjinë, pavarësisht se Apple fillimisht tha se do ta bënin.

Kanë kaluar tre vjet që kur Apple prezantoi për herë të parë versionin e përmirësuar të CarPlay, duke renditur disa marka pjesëmarrëse, por industria vazhdon të evoluojë.

Continue Reading

Teknologji

Zvicra ndërpret prodhimin e 65 pajisjeve elektrike

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara