Teknologji

Google Workspace bëhet falas për të gjithë përdoruesit

Sipas njoftimit të gjithë 3 miliardë përdoruesit e shërbimeve të kompanisë kanë akses të plotë në Workspace.

Published

on

Google bëri një ndryshim të madh në shërbimet e saj online. Gjiganti i motorit të kërkimit vendosi të hapë Workspace për të gjithë përdoruesit me një llogari Google, që do të thotë se nuk keni nevojë për një profil enterprise për të përdorur funksionet ekstra në Drive, Meet, Docs, Sheets dhe më shumë.

Sipas njoftimit të gjithë 3 miliardë përdoruesit e shërbimeve të kompanisë kanë akses të plotë në Workspace.

Mund të mos duket ndryshim i madh në pamje të parë duke qenë se përdoruesit tashmë kanë akses në mjetet e Drive dhe Docs. Por Workspace sjell funksione të avancuara si sugjerimet inteligjente, mundësia për të përmendur një përdoruesit me elementin @ apo të shtoni detyra në Gogole Docs, Sheets ose Slides.

Ndërsa shumica e këtyre funksioneve po bëhen falas, kompania do të lançojë një version me pagesë quajtur Google Workspace Individual ku përdoruesit përfitojnë shërbime si emaile të personalizuara, takime virtuale profesionale, rezervime e shumë të tjera. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Published

on

Rrjeti i njohur social ka shtuar një mjet që do t’u mundësojë përdoruesve të mbrojnë llogarinë e tyre.

Edhe pse e ardhmja e TikTok-ut është ende e pasigurt, aplikacioni vazhdon të marrë funksione dhe përmirësime të reja. Funksioni më i ri quhet Security Checkup dhe ka rol në mbrojtjen e llogarisë së përdoruesit.

Mjeti mund të gjendet duke shkuar në Settings and privacy > Security & permissions në aplikacionin TikTok.

Ideja pas funksionit Security Checkup është që përdoruesve t’u lehtësohen veprimet si lidhja e numrit të telefonit dhe adresës së emailit për të siguruar metodë shtesë të kyçjes, aktivizimi i verifikimit me dy faktorë, konfigurimi i çelësit të aksesit dhe i mundësive biometrike për identifikimin, si njohja e fytyrës.

Përveç kësaj, përdoruesit tani mund të shohin cilët pajisje janë kyçur në llogarinë e tyre, dhe është e mundur të ndaloni qasjen për çdo pajisje që nuk e njihni ose që nuk e përdorni më.

Për më tepër, TikTok do të shënojë dhe raportojë çdo sjellje të pazakontë që detekton në llogarinë e përdoruesit.

 

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Musk lanson Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë

Published

on

Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla, ka njoftuar lansimin e Baby Grok, një version i Grok për fëmijët.

Ish-kreu i DOGE bëri deklaratën nëpërmjet X, duke shkruar: “Do të krijojmë Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë.”

Baby Grok thuhet se është version më miqësor për fëmijët i chatbotit të njohur me Al, Grok, të cilin Musk e zhvilloi më parë nëpërmjet kompanisë së tij xAI.

Ai pritet të jetë i përshtatur për ndërveprime të sigurta dhe edukative me fëmijët.

Njoftimi vjen menjëherë pas lansimit të Grok4 nga xAI, i cili krenohet me karakteristika të tilla si aftësi të avancuara trajnimi. /Telegrafi/

Continue Reading

Teknologji

Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

Published

on

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink.

Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë “përmirësuar rrënjësisht”. 

Continue Reading

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara