Teknologji
Google vjen së shpejti me një tablet të ri
Published
1 year agoon
By
UBT NewsTableti i ardhshëm Google Pixel 2 thuhet se do të marrë përmirësime të rëndësishme që mund ta bëjnë atë një pajisje shumë më të fuqishme si për punë ashtu edhe për lojë kurse tableti i parë Pixel ishte pajisje e mirë, atij i mungonin disa veçori që do ta bënin vërtet të dobishëm.
Një nga ndryshimet më të mëdha që vjen në Pixel Tablet 2 është një kamerë e përmirësuar e pse detajet janë të pakta, tableti i ri pritet të ofrojë cilësi më të mirë imazhi dhe funksione potencialisht të reja, shkruajnë mediat e huaja.
Ai do të fuqizohet nga një çip më i ri Tensor G4 ose G5 e kjo do të thotë që Pixel Tablet 2 do të jetë më i shpejtë, më efikas dhe i aftë.

Kompania është serioze për ta bërë Pixel Tablet 2 një pajisje të gjithanshme që mund të përdoret për punë dhe argëtim, bëhet e ditur se aplikacioni Gemini përfshin veçorinë e re të quajtur “Gemini Live”, kjo lejon Geminin të funksionojë në kohë reale derisa përdoruesit kryejnë shumë detyra, duke ofruar ndërveprim zanor dhe përvojë pa duar kur lëvizin nëpër aplikacione tjera. Siç raportohet, aplikacioni i pavarur është i qasshëm në Filipine, ku përdoruesit kanë mundur ta shkarkojnë e testojnë atë.
Kjo sugjeron që gjiganti i teknologjisë kryen testime rajonale para se të zgjerojë disponueshmërinë globalisht, një praktikë e zakonshme për veçoritë e reja. Mjeti i ri i kërkimit i inteligjencës artificiale nuk mund të përputhet me Google për momentin. Produkti i ri i kompanisë Open AI for search (Chat GPT Search) nuk mund të zëvendësojë Google në funksionet bazë të kërkimit të përditshëm, përfundon eksperti i portalit teknologjik Tech Crunch.
Eksperti përdori mjetin e ri të kërkimit të Open AI për vetëm një ditë, pas së cilës ai u kthye në Google, i cili sipas tij jep përgjigje shumë më të mira për pyetjet e përditshme të bëra nga miliona njerëz gjatë ditës. /UBT News/
Teknologji
Netflix bëhet pronar i Warner Bros dhe HBO pas marrëveshjes gjigante
Published
13 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Netflix ka fituar garën për blerjen e “Warner Bros.” dhe “HBO” në një marrëveshje prej rreth 72 miliardë dollarësh (plus borxhin), një lëvizje që mund të riformësojë rrënjësisht industrinë e Hollywoodit.
Megjithatë, marrëveshja pritet të hasë rishikim të rreptë rregullator në SHBA dhe jashtë saj.
“Warner Bros. Discovery” synon të ndahet në dy kompani të veçanta në vitin 2026: Netflix do të blejë pjesën “Warner”, ndërsa “Discovery Global” do të mbajë CNN-in dhe kanalet e tjera kabllore.
Paramount konsiderohej pretendent kryesor, madje me mbështetje politike nga presidenti amerikan Donald Trump, por Netflix e kaloi me një ofertë më agresive dhe duke pranuar të njëjtën tarifë të lartë “breakup fee” në rast dështimi të marrëveshjes.
Shumë politikë dhe figura të industrisë kanë shprehur shqetësime për ndikimin në konkurrencë dhe në kinematë tradicionale.
Netflix thotë se asetet e WBD-së janë plotësuese dhe premton të ruajë publikimet teatrale për filmat e “Warner Bros.” Sipas analistëve të Bank of America, nëse blerja finalizohet, Netflix do të bëhet fuqia dominuese e padiskutueshme në botën e transmetimit. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Windows 11 dhe procesorët, lista e re e Microsoft shkakton konfuzion
Published
14 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Microsoft ka përditësuar dokumentacionin zyrtar të Windows 11, duke dhënë informacion mbi procesorët që janë të pajtueshëm me sistemin operativ.
Ky përditësim u mundëson përdoruesve të kontrollojnë në mënyrë të sigurt nëse procesori i tyre mund të drejtojë Windows 11, pa pasur nevojë për metoda jozyrtare për të kaluar kërkesat e sistemit.
Megjithatë, përditësimi ka sjellë pak konfuzion. Në vend që të listohen modelet konkrete të procesorëve, dokumentacioni i ri tregon vetëm seritë e procesorëve – për shembull, “Intel Core i7 (gjenerata 14)” ose “Intel Core 7000X Series”.
Kjo do të thotë se disa procesorë të njohur si të mbështetur më parë mund të mos shfaqen qartë, ndërsa disa të tjerë mund të përfshihen, edhe pse nuk janë zyrtarisht të pajtueshëm.
Interesante, ky format i ri i listës aplikohet vetëm për procesorët Intel, ndërsa për procesorët AMD dhe Qualcomm, lista vazhdon të tregojë çdo model të mbështetur, si më parë. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Gemini futet në Google Maps, përvoja e udhëtimit nuk do jetë më e njëjta!
Published
16 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Google Maps po përgatitet të sjellë një përvojë më të avancuar navigimi për përdoruesit e Android dhe iPhone, falë integrimit të funksionalitetit të ri të inteligjencës artificiale Gemini.
Ky përditësim synon të ofrojë një navigim më të thjeshtë, më të personalizuar dhe më të përshtatshëm për të gjithë përdoruesit.
Në versionin më të ri, ikona e mikrofonit është zëvendësuar me simbolin e Geminit, duke sinjalizuar prezencën e asistentit të ri AI.
Me aktivizimin e tij, në ekran shfaqet unaza që tregon se Gemini është gati të marrë komanda me zë. Sistemi i ri do të mbështesë të gjitha mënyrat e lëvizjes: me makinë, transport publik, në këmbë dhe me biçikletë.
Përmes komandave zanore, përdoruesit kërkojnë destinacione, rrugë alternative, informacione për trafikun apo vendndodhje të caktuara pa pasur nevojë të prekin ekranin. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë gjatë ngasjes dhe e bën navigimin më praktik.
Google shfrytëzon inteligjencën e Geminit për të ofruar sugjerime të personalizuara e navigim fleksibël, duke e kthyer aplikacionin në një asistent të zgjuar për çdo udhëtim. Funksioni është në fazën testuese dhe pritet të shpërndahet tek përdoruesit gjatë javëve të ardhshme.
Ky integrim ndryshon mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me Google Maps, duke kombinuar navigimin tradicional me AI për një eksperiencë më të qetë, më të thjeshtë dhe më efikase. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Goditje platformave amerikane: Rusia ndalon Snapchat, FaceTime dhe Roblox
Published
21 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Mbikëqyrësi shtetëror i komunikimeve në Rusi ka intensifikuar presionin ndaj platformave të huaja të komunikimit, duke bllokuar të enjten aksesin në Snapchat, vetëm pak orë pasi vendosi kufizime për shërbimin FaceTime të Apple.
Sipas Roskomnadzor, Snapchat po përdorej “për organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve terroriste në vend”, si dhe për mashtrime dhe vepra të tjera penale, sipas deklaratave të publikuara nga media shtetërore.
Aplikacioni, i njohur për mesazhet me foto e video që zhduken, kishte rreth 7.6 milionë përdorues në Rusi në vitin 2022.
Autoritetet dhanë arsyetim të ngjashëm edhe për kufizimet e vendosura ndaj thirrjeve zanore dhe video në FaceTime, një nga platformat e fundit të përhapura të komunikimit video që mbeteshin të qasshme në Rusi pas kufizimeve të mëparshme ndaj WhatsApp dhe Telegram.
Këto masa vijnë në një kohë kur Roskomnadzor po shton presionin edhe ndaj WhatsApp, i cili është aplikacioni më i përdorur në vend me gati 100 milionë përdorues.
Javën e kaluar, institucioni paralajmëroi se mund të bllokojë plotësisht shërbimin, duke e akuzuar kompaninë në pronësi të Meta-s se nuk po i përmbahet ligjeve ruse për lokalizimin e të dhënave dhe se ka kryer shkelje të përsëritura të lidhura me aktivitet të dyshuar terrorist.
Kufizimet ndaj FaceTime dhe Snapchat u ndërmorën një ditë pasi Roskomnadzor bllokoi aksesin në platformën amerikane të lojërave Roblox, duke e akuzuar për shpërndarje materialesh ekstremiste, “propagandë LGBT” dhe ndikim negativ në zhvillimin moral të fëmijëve.
Roblox ishte loja mobile më e shkarkuar në Rusi gjatë vitit 2023. /A.Z/UBT News/
Rektori i UBT-së zhvilloi vizitë zyrtare në Texas me ftesë të Sam Houston State University
Trump: Evropa përballet me rrezikun e një zhdukjeje civilizuese
Thellimi i bashkëpunimit strategjik Shqipëri-SHBA, Spiropali takon Hanrahan
Netflix bëhet pronar i Warner Bros dhe HBO pas marrëveshjes gjigante
Gjenerali i lartë amerikan i NATO-s: Evropa do të mbijetojë edhe me më pak ushtarë amerikanë
Policia moldave gjen prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në Moldavi
Sonte bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë shkaku i protestës së fermerëve grekë
BE mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit në katër komunat veriore – betimi u bë para simboleve shtetërore të Kosovës
Xhinxheri i përditshëm, efektet që nuk i dinit mbi trupin tuaj
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë
