Teknologji

Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Published

on

Prej 27 vitesh, Google u ka ofruar përdoruesve mundësinë që në faqen kryesore të tij të përdorin butonin “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”).

Megjithatë, duket se kompania mund ta heqë këtë funksion e ta dërgojë në histori. Ky gjigant teknologjik po teston integrimin e chatbot-it me inteligjencë artificiale në faqen kryesore. Një nga opsionet që po shqyrtohet është zëvendësimi i butonit “Lucky” me një të ri të quajtur “AI Mode” (“Režimi AI”).

Duke zgjedhur këtë regjim, përdoruesi hyn në ndërfaqe bisedore për kërkim, duke eliminuar nevojën për të parë një listë të gjatë rezultatesh.

Google e ka shpallur zyrtarisht këtë funksionalitet më herët këtë muaj.

Për ata që e përdorin rrallë, kujtojmë funksionin e butonit “I’m Feeling Lucky”: në thelb, ai e anashkalon listën standarde të rezultateve të kërkimit në versionin për desktop dhe të çon direkt te faqja që përputhet më së miri me kërkimin tënd. Të dhënat statistikore për përdorimin e këtij butoni janë të pakta, por që më 2007, ish-drejtoresha e Google, Marissa Mayer, vlerësonte se rreth 1% e të gjitha kërkimeve realizoheshin nëpërmjet tij.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të përdoruesve që kërkojnë përmes pajisjeve mobile është e mundur që përqindja e përdorimit të jetë edhe më e ulët.

Ende nuk është fundi për këtë funksion, pasi Google po shqyrton edhe një mundësi, vendosjen e një kartele për regjimin AI në skajin e djathtë të fushës së kërkimit. Nëse kjo ide implementohet, butoni legjendar “Lucky” mund të mbijetojë. Nuk është hera e parë që fati i “Lucky” vihet në pikëpyetje.

Në vitin 2010, Google prezantoi funksionin Google Instant, i cili shfaqte rezultatet e kërkimit në kohë reale ndërsa përdoruesit shkruanin kërkesat, me qëllim që të përshpejtohej dhe të bëhej më intuitive kërkimi, raportoi faqja Digital Trends.

Edhe pse butoni mbeti në vendin e tij, ai mbulohej nga rezultatet që shfaqeshin gjatë shtypjes. Google e hoqi Google Instant në vitin 2017, dhe butoni “Lucky” u bë sërish i dukshëm për të gjithë. Por këtë herë, “kërcënimi” duket më serioz.

Teknologji

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet

Published

on

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet.

Google Inc u themelua më 4 shtator në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.

Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, do të thotë ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.

Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004.

Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing miksit duke u bërë kështu konkurente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.

Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 milliardë dollarë amerikan.

Continue Reading

Teknologji

Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Evropës, përfshirë Kosovën

Published

on

Disa shërbime të gjigantit Google, përfshirë platformën YouTube, nuk kanë qenë të qasshme në Kosovë dhe disa pjesë tjera të Evropës në paraditen e së enjtes.

Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.

Autoritete turke kanë thënë se kanë kërkuar raport teknik nga kompania Google për të mësuar më shumë.

Continue Reading

Teknologji

Më në fund! Instagram do të lansojë një aplikacion për iPad

Published

on

Instagram ka lansuar për herë të parë një aplikacion të dedikuar për iPad, pas kërkesave shumëvjeçare nga përdoruesit.

Deri tani, përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin e iPhone-it ose versionin web, që nuk ishin të përshtatur për ekranet e mëdha.

Aplikacioni i ri hapet automatikisht te Reels, ndërsa Stories shfaqen në krye dhe opsionet kryesore gjenden në një shirit anësor.

“Feed-i” ofron tre kategori: “All” me postime të rekomanduara, “Friends” për miqtë dhe “Latest” për renditje kronologjike.

Përvoja është ridizenjuar posaçërisht për ekranin e madh, duke mundësuar p.sh. leximin e komenteve anash videove ose hapjen e bisedave duke parë njëkohësisht listën e mesazheve. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjitha iPad-ët me iOS 15.1 ose më të ri.

Continue Reading

Teknologji

Këto vende kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit

Published

on

Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit, ndërsa për internetin fiks i prin Singapori.

Këto të dhëna dalin nga Indeksi Global i Speedtest, i cili përfshin renditjen e shpejtësisë së internetit për disa nga vendet në botë.

Sipas raportit, Emiratet e Bashkuara udhëheqin listën për internetin mobil me 584.97 Mbps, ndjekur nga Katari me 507.47 Mbps dhe Kuvajti me 413.57 Mbps. Për internetin fiks, Singapori kryeson me 386.96 Mbps, pastaj Kili me 332.41 Mbps, Hong Kongu me 324.97 Mbps.

Indeksi përfshin edhe të dhënat për internetin mobil më të shpejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë internet mobil me shpejtësi 161.53 Mbps, ndërsa Serbia prin për internetin fiks në rajon me 92.21 Mbps.

Bosnja e Hercegovina ka internetin më të ngadaltë, me 29.65 Mbps në celularë dhe 35.71 Mbps për internetin fiks. Sa i përket Kosovës, thuhet se interneti mobil ka shpejtësi 97.43 Mbps (renditet në vendin e 45-të), ndërsa interneti fiks 82.24 Mbps (renditet në vendin e 82-të).

Shqipëria ka internet mobil me shpejtësi 104.11 Mbps (renditet në vendin e 41-të) dhe internet fiks 84.64 Mbps (renditet në vendin e 76-të).

Continue Reading

Të kërkuara