Lajmet

Google dhe Facebook aplikojnë vaksinimin e detyrueshëm

Detyrimi për vaksinë më vonë duhet të vlejë edhe për filialet e koncerneve jashtë SHBA-së

Published

on

Fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në SHBA ka mbetur në vendnumëro – pavarësisht sasisë së madhe të vaksinave dhe ofertave joshëse. Gjigandët e internetit Google dhe Facebook tani dalin me një deklaratë të qartë.

Përpara kthimit ne zyrat e SHBA-së të gjithë punonjësit e koncerneve të internetit Google dhe Facebook duhet të vaksinohen ndaj koronavirusit. Këtë e komunikuan të dyja sipërmarrjet pavarësisht njera-tjetrës. Njëkohësisht ato e shtynë për më tej ofertën për home-office për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

Detyrimi për vaksinë më vonë duhet të vlejë edhe për filialet e koncerneve jashtë SHBA-së

“Secili, që vjen në punë në zyrat tona, duhet të jetë i vaksinuar”, deklaroi shefi i Google Sundar Pichai në një postim blog. “Ne do ta aplikojmë këtë rregullore javët e ardhëshme në SHBA dhe në muajt e ardhëshëm do ta zgjerojmë atë edhe në rajone të tjera”, deklaroi ai. Jashtë SHBA-së rregullorja do të përshtatet me kushtetet e rregulloreve ndaj koronavirusit si dhe sasinë e vaksinave në dispozicion në vendet përkatëse.

Në një e-mail drejtuar më shumë se 130.000 të punësuarve CEO i Google shkruan, se duke nisur nga 18 tetori ata mund të rikthehen në vendin e punës. Fillimisht si afat për kthimin në zyra ishte parashikuar 1 shtatori. Google u pati krijuar mundësi punonjësve të vet qysh vitin e kaluar që të punonin nga shtëpia.

Tek Facebook shefja e personelit Lori Goler komunikoi, se aplikimi i vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit në zyrat në SHBA të koncernit do të jetë në varësi të „rregullave dhe kushteve lokale”. Do të ketë edhe një procedurë përkatëse lidhur me ata, që për arsye mjekësore apo të tjera arsye nuk mund të vaksinohen. Gjithashtu kjo sipërmarrje po shqyrton, se si mund të procedohet me zyrat jashtë SHBA-së.

Facebook planifikon, që duke filluar nga shtatori në zyra të paraqitet 50 përqind e personelit. Ndërsa nga tetoti zyrtarisht duhet të punohet sërish nga zyra.

Vaksinim i detyrueshëm edhe për të punësuarit në Nju Jork

Në sfondin e zbehjes së gatishmërisë për vaksinim tek shtetasit në SHBA, shtetet federale si Nju Jorku dhe Kalifornia si dhe disa qytete shpallën vaksinimin e detyrueshëm për nëpunësit. Në shtetin Nju Jork nga shtatori duhet të vaksinohen trë gjithë punonjësit e shërbimit shtetëror të shëndetësisë me kontakte me publikun, shpjegoi guvernatori Andrew Cuomo. Të gjithë nëpunësit e tjerë të këtij shteti federal duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit nga 6 shtatori ose duhet të bëjnë çdo javë testin.

Ministria e Veteranëve në SHBA të hënën (26.07) deklaroi vaksinim të detyrueshëm për të gjithë të punësuarit në këtë dikaster. Të martën (27.07) presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se do të shqyrtohet mundësia e vaksinimit të detyrueshëm për dy milionë nëpunës në federatë. Sipas të dhënave të Autoritetit Federal në SHBA EEOC (Equal Employment Opportunity Commission), që është përgjegjës për ligjin e antidiskriminimit në vendin e punës, sipërmarrësit mund të kërkojnë prej punonjësve të tyre që të paraqesin certifikatën e vaksinimit ndaj COVID-19. Përjashtim bëhet për arsyet mjekësore ose fetare.

Në SHBA janë vaksinuar rreth 49 përqind e popullsisë rreth 330 milionëshe. Pavarësisht ofertave joshëse për shpërblim dhe reklamave gatishëmria për vaksinim ka rënë ndjeshëm.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara