Kronika e zezë

Goditi dy vajza me makinë, arrestohet një i dyshuar

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij në ndikim të alkoolit, ka goditur dy të mitura.

Sipas njoftimit të PK-së, viktimave iu është ofruar tretman mjekësor të cilat më pas janë liruar për në shtëpi.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje./UBTNews

Kronika e zezë

​Policia gjobit 12 motoçiklistë në Pejë

Publikuar

nga

Në kuadër të kontrollit të shtuar në komunikacion që nga fillimi i prillit, Policia e Kosovës sot në një operacion taktik në Pejë ka lëshuar fletëgjoba dhe larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta për mosregjistrim dhe për mosmbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë së implementuari planin operativ edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës, si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik gjatë tërë sezonit veror.

Duke marrë parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, Policia e Kosovës apelon për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​U ndalua me kokainë, një muaj paraburgim ndaj të pandehurit

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës E.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas një komunikate të gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, Mustaf Tahiri, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 4 maj të këtij viti, në Ferizaj, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, tek i njëjti në një pako të cigareve është gjetur dhe sekuestruar një qese me substance pluhur ngjyrë kafe e dyshuar si narkotik i llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 4.03 gram.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Gjykata po ashtu vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, llojin e sasisë së dyshuar narkotike e cila dyshohet se është e llojit heroinë, dhe lartësisë së dënimit që parashihet për këtë lloj të veprës penale, karakteristikat e tij personale, se i njëjti është recidivist i veprave penale të natyrës së njëjtë por edhe i një numri të madh të veprave penale kryesisht të vjedhjes, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të përsërisë vepra penale të njëjta apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Publikuar

nga

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan. Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Italia dënon me burgim të përjetshëm dy studentë amerikanë për vrasjen e një polici

Publikuar

nga

Dy studentë amerikanë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Romë për vrasjen e policit italian, Mario Cerciello Rega.

Pas një seance që zgjati gati 13 orë, trupi gjykues i dënoi amerikanët Finnegan Lee Elder, 21 vjeç, dhe Gabriel Natale-Hjorth, 20 vjeç, për vrasjen e policit Cerciello Rega, i cili sapo ishte kthyer në punë pas muajit të mjaltit, kur ishte therur për vdekje në një rrugë në qendër të Romës në korrik të vitit 2019.

Një funeral shtetëror ishte organizuar për policin e vrarë, për të cilin prokurorja Maria Sabina Calabretta tha se ishte vrarë në një sulm vdekjeprurës dhe disproporcional, shkruan The Guardian.

Polici Rega ishte therur 11 herë me thikë, ndërsa kolegu i tij, Andrea Varriale, ishte lënduar, pasi policët, pa armët zyrtare dhe pa uniformë, ishin përleshur me dy studentët amerikanë në distriktin Prati të Romës, përderisa po e hetonin vjedhjen e një çante.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara