Teknologji

Gmail pëson ndryshime madhore

Mjetet kanë qenë të disponueshme që prej vitit të kaluar për përdoruesit me pagesë Google Workspace por nga dita e Hënë kompania i solli këto mjete për këdo me një llogari Google.

Published

on

Ditën e Hënë Google lajmëroi një ridizajnim madhor të Gmail duke sjellë mjete të reja produktiveti që funksionojnë me aplikacionet e tjera të kompanisë si Docs dhe Sheets.

Kompania synon ta shndërrojë shërbimin një një qendër për planifikimin e projekteve dhe bashkërendimin me njerëz të tjerë.

Ideja është të sillen të gjithë aplikacionet e produktivitetit në një vend të vetëm me Gmail që shërben si qendër komande. Përditësimi është më në linjë me konkurrentët si Slack dhe Microsoft Teams.

Por në vend që të vërë në shënjestër vetëm punonjësit nëpër zyra, ndryshimet e Google aplikohen për versionin konsumator të Gmail.

Mjetet kanë qenë të disponueshme që prej vitit të kaluar për përdoruesit me pagesë Google Workspace por nga dita e Hënë kompania i solli këto mjete për këdo me një llogari Google.

Opsioni që bie menjëherë në sy është Spaces, një mjet që funksionon ngjashëm me kanalet e Slack dhe përdoruesit mund të bashkërendojnë në një dokument apo përmbajtje në kohë reale.

Në versionin e Google përdoruesit mund të komunikojnë, shkëmbejnë skedarë dhe editojnë dokumente Docs në kohë reale. Për llogaritë me pagesë ky opsion quhej Rooms.

Ndryshimet vinë në një kohë kur vendet po përpiqen të dalin nga pandemia e koronavirusit dhe zyrat në mbarë botën po punojnë në distancë.

Kompania detajoi edhe një plan të ri me pagesë për sipërmarrjet e vogla quajtur Google Workspace Individual. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Samsung njofton eventin Unpacked më 4 shtator

Published

on

By

Samsung do të mbajë eventin virtual Unpacked më 4 shtator, një javë para lansimit të pritshëm të Apple për iPhone. Ftesa për këtë event nuk jep shumë detaje, por raportimet sugjerojnë se kompania koreano-jugore do të prezantojë “anëtarin më të ri të familjes Galaxy S25” dhe tabletat premium me inteligjencë artificiale.

Sipas burimeve, pritet të prezantohen modelet Galaxy S25 FE, Galaxy Tab S11 dhe Galaxy Tab S11 Ultra.

Përveç eventit virtual, Samsung do të organizojë edhe një konferencë për shtyp më 5 shtator në panairin IFA në Berlin, Gjermani.

Continue Reading

Teknologji

Qytet japonez propozon kufizimin e kohës para ekranit në dy orë jashtë punës dhe shkollës

Published

on

By

Qyteti Toyoake në prefekturën Aichi të Japonisë po shqyrton një propozim për kufizimin e kohës së kaluar para ekranit, duke synuar që banorët të përdorin jo më shumë se dy orë në ditë pajisje si telefonët inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët, jashtë detyrimeve të punës apo shkollës.

Nisma është propozuar nga kryebashkiaku Masafumi Koki, i cili theksoi se qëllimi është të parandalohet ndikimi negativ që përdorimi i tepërt i teknologjisë mund të ketë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Kufizimi i përdorimit të përditshëm të telefonave inteligjentë në dy orë është vetëm një udhëzues,” tha Koki, duke sqaruar se masa nuk do të shoqërohet me ndëshkime monetare apo penale.

Sipas tij, propozimi synon më shumë të jetë një apel për ndërgjegjësim, sesa një rregull i detyrueshëm, dhe vjen në një kohë kur shumë komunitete po shqyrtojnë ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme, veçanërisht te të rinjtë.

Asambleja e qytetit pritet të votojë së shpejti mbi këtë projekt, i cili nëse miratohet, do të përfaqësojë një nga përpjekjet e para të tilla në nivel lokal në Japoni.

Continue Reading

Aktualitet

UBT – Pionier i Mekatronikës në rajon: Masteri që siguron aftësi dhe punësim

Published

on

UBT është pionier në fushën e mekatronikës në rajon, duke sjellë një program master që përveç diplomës që njihet ndërkombëtarisht, të ofron edhe mbështetje dhe punësim të garantuar.

Ky program ndërthur në mënyrë unike mekanikën, elektronikën, automatizimin dhe programimin, duke i dhënë studentëve aftësitë për të projektuar, ndërtuar dhe optimizuar sistemet më të avancuara teknologjike.

Në laboratorët modernë të UBT-së, studentët punojnë drejtpërdrejt me:

  • Robotë industrialë që përdoren nga kompanitë më të mëdha në botë
  • Sisteme të automatizuara që rrisin efikasitetin në prodhim
  • Teknologji të prodhimit inteligjent që përputhen me standardet e Industrisë 4.0

Ky master përgatit inxhinierë që janë në gjendje të:

  • Projektojnë dhe mirëmbajnë makineri të avancuara
  • Zhvillojnë robotë autonomë për industri të ndryshme
  • Integrojnë sisteme të kontrollit që optimizojnë prodhimin dhe shërbimet
  • Aplikojnë inteligjencën artificiale në automatizim

Me kërkesën globale për profesionistë të kësaj fushe që rritet çdo vit, studentët e diplomuar në Mekatronikë nga UBT janë të gatshëm të punojnë kudo – nga kompanitë vendore inovative te korporatat ndërkombëtare.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Teknologji

AirPods Pro 3 mund të prezantohen këtë vjeshtë me sensor për rrahjet e zemrës

Published

on

By

Apple mund të sjellë gjeneratën e tretë të kufjeve të saj popullore pa tela – AirPods Pro 3 – gjatë kësaj vjeshte, dhe një nga risitë më të përfolura është shtimi i një sensori për matjen e rrahjeve të zemrës.

Sipas analistit të njohur të Bloomberg, Mark Gurman, versioni i ri pritet të ketë gjithashtu një çip të ri H3, që premton përmirësime në cilësinë e tingullit dhe funksione më të avancuara për anulimin e zhurmës. Dizajni mund të përfshijë një kuti më të hollë dhe një buton kapacitiv për një proces më të thjeshtuar të çiftimit.

Referenca për “AirPods Pro 3” janë zbuluar tashmë në versionin beta të iOS 26, çka sugjeron se prezantimi mund të ndodhë së bashku me iPhone 17 në ngjarjen tradicionale të shtatorit.

Përveç matjes së rrahjeve të zemrës, përflitet edhe për shtimin e një sensori për matjen e temperaturës së trupit, si dhe mbështetje për përkthim të drejtpërdrejtë në biseda, veçori që do ta zgjeronin ndjeshëm gamën e përdorimeve të kufjeve.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se sfidat në prodhim mund të ndikojnë në afatin e lançimit, duke e shtyrë daljen e modelit të ri për në vitin 2026. Deri më tani, Apple nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për AirPods Pro 3.

Continue Reading

Të kërkuara