Lajmet

GLPS-ja kritikon punën dyvjeçare të ekzekutivit, kërkon riformatim të Qeverisë

Nga GLPS-ja thonë se përkundër performancës së pakënaqshme në disa dikastere, riformatimi i Qeverisë nuk ka ndodhur.

Published

on

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur një konferencë për media ku është folur për temën “Dy vjet qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e dytë?”.

Në këtë konferencë drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla, ka kritikuar Qeverinë për mosplotësim të pozitave e mbajtjen e tyre me ushtrues detyre.

“Konsiderojmë që viti i dytë i qeverisjes është karakterizuar me pozita me ushtrues detyre. Ky vit e ka gjetur Qeverinë me vetëm 4 sekretarë të përgjithshëm me mandat. Qeveria ka dështuar të bëjë emërimin e kandidatëve meritorë. Moskompletimi për një kohë të gjatë i pozitave, Ministria e Shëndetësisë ka qenë pa ministër e Policia e Kosovës pa drejtor”, ka theksuar Loxha-Stublla.

Ajo ka thënë se përkundër performancës së pakënaqshme në disa dikastere, riformatimi i Qeverisë nuk ka ndodhur.

“Edhe përgjatë këtij viti ka pas probleme si rezultat i bashkimit të ministrive. Përgjatë këtij viti edhe te kjo Qeveri sikurse në qeveritë e kaluara nuk kemi pasur publikimin e raporteve të punës”, ka theksuar Loxha-Stublla.

Sa i përket sistemit të drejtësisë, ajo ka thënë se vlen të përmenden operacionet e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri dhe rastet si “Subvencionet” dhe “Brezovica”. Megjithëkëtë Loxha-Stublla ka theksuar se konsiderojnë që Qeveria duhet të fokusohet në hartimin e politikbërjes në trajtimin ne rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Konsiderojmë që si Qeveria ashtu edhe institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë përpjekje për koordinim më të mirë”, është shprehur ajo.

Sa i përket politikës së jashtme, ajo ka thënë se Kosovës i është dashur të përshtatet me realitetin gjeopolitik. Pozitiv e kanë konsideruar aplikimin në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

“Kosova u përball me pengesa të rëndësishme në kuptim të punëve të jashtme. Ndonëse janë bërë përpjekje për të marrë njohje të reja të njëjtat nuk kanë ndodhur”, ka theksuar Loxha.

Ka përmendur edhe raportimet për përfshirjen në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke thënë se nuk është mirë që ai të vazhdojë ta mbajë pozitën e ambasadorit.

Ndërsa menaxherja e programeve në GLPS, Njomza Arifi, ka thënë se një nga nismat më të rëndësishme sa i përket administratës ka qenë procedimi i Ligjit për zyrtarët publikë dhe atij për Paga. Por sipas saj ka qenë shqetësuese mospërfshirja e komenteve të SIGMA-s zyrës së Bashkimit Evropian dhe shoqërisë civile në draftimin e këtyre ligjeve.

Emini ka thënë se Qeveria edhe gjatë vitit të dytë nuk ka arritur të shënojë progres në procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura.

Sa i përket integrimit evropian ajo ka theksuar se edhe në vitin e dytë ai ka mbetur në suaza të kufizuara kryesisht rreth Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA).

Por GLPS-ja ka konsideruar se përmbushja e vetëm gjysmës së obligimeve të dala nga Plani i Zbatimit të MSA-së, nuk është e mjaftueshme.

Në procesin e dialogut me Serbinë, Emini ka thënë se Qeveria ka vazhduar të jetë proaktive e poashtu edhe konstruktive. Por sipas saj ka pasur një mungesë të dialogut me partitë opozitare. Për Planin evropian ka theksuar se në parim nuk është ai nuk është i keq, por është i pamjaftueshëm e nuk siguron një njohje de-jure të Kosovës nga Serbia. Sipas Eminit, Asociacioni nuk duhet të jetë pika kryesore e diskutimit.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara