Lajmet

Global UBT Fest 2025 – Festivali veror i dijes po vjen së shpejti

Published

on

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e ngjarjes më të madhe dhe më emocionuese të verës në botën e dijes dhe inovacionit! Global UBT Fest 2025 është festivali veror i dijes që mbledh në një vend mbi 30 shkolla verore të ndryshme, me mbi 300 folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, artit, kulturës dhe zhvillimit personal.

Ky festival unik zhvillohet gjatë gjithë muajit Korrik 2025, duke ju ofruar një program të pasur dhe shumëdimensional që synon të zgjojë kuriozitetin, të frymëzojë dhe të lidhë njerëz nga e gjithë bota.

Çfarë do të përjetoni në Global UBT Fest 2025?

  • Forume të dedikuara me diskutime dhe debate mbi temat më të rëndësishme dhe aktuale të kohës;
  • Punëtori praktike që ju japin mundësi të mësoni aftësi të reja dhe të zhvilloni potencialin tuaj në fusha të ndryshme;
  • Gara të ndryshme që sfidojnë kreativitetin dhe dijen tuaj, me mundësi për çmime dhe njohje;
  • Koncerte dhe aktivitete kulturore që sjellin argëtim dhe një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit;
  • Eksperienca unike që vetëm Global UBT Fest mund t’ju ofrojë — një mundësi për rrjetëzim, shkëmbim ideje dhe krijim lidhjesh të reja në një mjedis stimulues.

Ky festival është projektuar për të ofruar një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe të paharrueshme për çdo pjesëmarrës, qoftë student, profesionist apo thjesht një person që kërkon të zhvillojë veten dhe të zgjojë pasionin për dijen.

Regjistrimi është tashmë i hapur: REGJISTROHU TANI

Mos e humbisni shansin për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të jashtëzakonshëm.

Për më shumë informacion dhe për të siguruar vendin tuaj, vizitoni: https://forms.office.com/e/kwSSxXfsq0

Bashkohuni me ne këtë verë në Global UBT Fest 2025 dhe përjetoni verën më të pasur me dije, inspirim dhe argëtim!

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara