Lajmet

Gjykata rumune ia ndalon garimin kandidates presidenciale për shkak të qëndrimeve proruse

Published

on

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për zgjedhjet presidenciale në vend nuk i plotëson kushtet për të garuar, për shkak të qëndrimeve të saj proruse dhe kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kushtetuesja vendosi në fundjavë ta heqë Diana Sosoaca – lideren e partisë opozitare ultranacionaliste dhe euroskeptike, SOS Romania – nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ajo e publikoi vendimin të hënën vonë në mbrëmje.

Vendimi i saj i ka nxitur politikanët nga i gjithë spektri politik të ngrenë shqetësime se gjykata i ka tejkaluar kompetencat e veta.

Rumania, anëtare e BE-se dhe NATO-s, do të mbajë zgjedhje presidenciale me dy runde, më 24 nëntor dhe 8 dhjetor, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mes tyre.

Sipas Kushtetutës, çdo qytetar rumun mbi moshën 35-vjeçare që nuk ka histori kriminale, ka të drejtë të garojë për president.

Por, Kushtetuesja argumentoi se qëndrimet publike të Sosoacas bëjnë që ajo të mos jetë në gjendje ta mbajë zotimin presidencial për nderimin e Kushtetutës dhe për mbrojtjen e demokracisë, nëse do të zgjidhej presidente.

Pesë nga nëntë gjykatësit votuan për largimin e Sosoacas, dy votuan kundër, ndërsa dy të tjerë abstenuan.

Sosoaca, anëtare e Parlamentit Evropian, njihet për qëndrimet e saj antisemitike dhe proruse.

Por, disa politikanë thanë se mohimi i të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje e minon sundimin e ligjit dhe vendos precedent të rrezikshëm për eliminimin e kandidatëve./REL/

Aktualitet

Krasniqi mohon pretendimet për një bashkëpunim me LVV-në për zgjedhjet lokale

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ishte zotuar se do të votojë çdo kandidat të LVV-së për kryetar kuvendi, me kushtin që ai ose ajo të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit në të kaluarën.

Kështu edhe ndodhi, kur deputetët e këtij subjekti politik votuan pro Dimal Bashës për të drejtuar legjislativin.

Në njërin nga emisionet e vendit ai u pyet në lidhje me mundësinë që po përflitet për një bashkëpunim përtej këtij të sotmit, mirpo ai e mohoi këtë gjë.

“Spin doktorët kujdestarë ishin munduar të krijojmë një shpjegim krejtësisht jorealist. Kuptojeni, është krejt çka po shihni. Nuk ka prapavijë, nuk ka qëllime tjera. Është çka kemi thënë nga dita e parë, dhe e kemi mbajtur sot”, tha Krasniqi.

I pyetur konkretisht nëse ka ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV për zgjedhjet lokale, Krasniqi tha: “Absolutisht jo”.

Continue Reading

Aktualitet

Policia parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të Kufirit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprimeve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VË Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

​Troccaz: KFOR-i është mision kyç në stabilitetin e Kosovës

Published

on

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR, gjeneralin Barduani ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ata kanë shkëmbyer mendime për zhvillimin aktual në rajon.

Gjatë takimit, Gjeneral Barduani falënderoi Troccaz për kontributin e Francës në KFOR dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërkohë, Troccaz ka shkruar në X, se ishte një takim shumë i dobishëm me gjeneral Barduani

“KFOR-i është një strukturë kyçe në stabilitetin e Kosovës. Franca e mbështet atë”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Bota

​Të paktën 20 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

Published

on

Të paktën 20 palestinezë u vranë nga sulmi i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Burime mjekësore për Anadolu thanë se sulmet izraelite shënjestruan shtëpitë dhe tendat e civilëve që strehonin palestinezët e zhvendosur në enklavë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.700 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Continue Reading

Të kërkuara