Lajmet

Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta sjellë me forcë në seancë ministrin Xhelal Sveçla

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe Agron Kabashit, pasi që të njëjtin munguan në seancën e së enjtes.

Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi, pasi që për të akuzuarit Sveçla dhe Kabashi gjykata kishte prova se të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarin Kabashi gjykatësi Gashi deklaroi se, i njëjti e ka refuzuar ftesën që të paraqitet në gjykatë, andaj ndaj tij u lëshua urdhëresë për sjelle me detyrim në seancën e radhës.

Po ashtu, në këtë seancë munguan edhe Pajtim Demaj, Sami Avidu, Nol Nushi, Frashër Krasniqi dhe Bekim Shkodra.

Lidhur me mungesën e të akuzuarve Demaj dhe Avdiu, gjykatësi Gashi tha se gjykata ende nuk ka pranuar fletë dërgesën për të konstatuar nëse të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndërsa, për të akuzuarin Nushi dhe Shkodra, sipas gjykatësit Gashi gjykata më 22 dhjetor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim por deri në kohën e mbajtjes së kësaj seance, gjykata nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me zbatimin e kësaj urdhërese nga e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Kurse, për të mungesën e të akuzuarit Krasniqi gjykatësi Gashi deklaroi se edhe për të gjykata më 24 janar 2022 kishte lëshuar urdhëresë për sjelle me detyrim mirëpo sipas njoftimit të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë thuhet se i njëjti nuk është gjetur në adresën e dhënë sipas urdhëresës.

Tutje, gjykatësi Gashi tha se në këtë njoftim thuhet se policia ka komunikuar me prindin e të akuzuarit Krasniqi i cili kishte deklaruar se për djalin e tij nuk ka ndonjë informacion se ku jeton.

“Lidhur me mungesën e të akuzuarit, Frashër Krasniqi, gjykatësi, Gashi njoftoi se ndaj të njëjti për të cilin gjykata ka lëshuar urdhëresë me 24.01.2022, për sjellje me detyrim mirëpo nga stacioni policor veriu ne Prishtinë jemi njoftuar se kemi dalë në adresën sipas urdhëresës Frashër Krasniqi nuk ka qenë në atë adresë, ndërsa ne kemi komunikuar me babin e tij Ali Hasan Krasniqi , dhe i cili ka deklaruar “ djali na ka dal prej dore dhe nuk e dijm se ku jeton” deklaroi gjykatësi Gashi.

Pas konstatimit të palëve i akuzuari Azemi deklaroi se ka afërisht 2 vite që i njëjti kërkon nga prokuroria që të pasijet me shkresat e lëndes, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk e përmbushur obligimin e saj.

Lidhur me këtë, prokurori Mustafa deklaroi se në administratën e prokurorisë do të verifikoj nëse ka ndonjë kërkesë të tillë, dhe të gjithë palët që nuk janë të pasitur me shkresat e lëndes mund ti drejtohen kësaj prokurorie.

Ndryshe, të pranishëm ishin prokurori Besart Mustafa, Dardan Molliqaj, Egzon Azemi, Afrim Maqastena, Pajtim Havolli, Afrim Hoxha dhe  Besnik Qelaj.

Me qenë se nuk u plotësuan kushtet për mbajen e shqyrtimit fillestar, seanca e radhës u shty në kohë të pacaktuar./BetimipërDrejtësi

Lajmet

Tentativë për vrasje të rëndë në Rahovec: I maskuari me armë të gjatë qëllon mbi veturën e tre personave

Published

on

By

Mbrëmjen e kaluar në Rahovec është raportuar për një tentim vrasje, ku tre burra kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat ishin duke lëvizur me veturë kur kanë vërejtur një pengesë në rrugë.

Në momentin që kanë dalë nga automjeti për ta larguar atë, atyre u është afruar një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar t’i bindren dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke qëlluar rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Viktima, fillimisht është vërejtur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Published

on

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni spektakolar i “Sunny Hill Festival”: Tri net të paharrueshme me yje botërore e vendore

Published

on

By

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival”, i cila për tri ditë me radhë nga 31 korriku deri më 2 gusht e shndërroi Parkun e Festivalit në Bërnicë në qendrën e energjisë, muzikës dhe festës. Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra artdashësve dhe performancave nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e asaj vendore, festivali përmbushi pritshmëritë e organizatorëve për të mirëpritur mbi 100 mijë pjesëmarrës gjatë tërë edicionit.

Nata e parë (31 korrik) mbërriti kulmin me ngjitjen në skenë të superyllit botëror, Katy Perry. Rreth orës 22:30, skena kryesore shpërtheu nga dritat dhe energjia, ndërsa zona përballë saj ishte e stërmbushur me publikun që po e priste me padurim artisten amerikane. Perry bëri një dalje spektakolare dhe e ndezi atmosferën që në momentet e para duke u përshëndetur me turmën: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”. Në skenën kryesore dhe skenat e tjera performuan gjithashtu emra të njohur si Dhurata Dora, Manifest, Blanco, Sahati, Salomé Le Chat, Seth Troxler, Tommy Gold, La Fazani, Ilo, Ereza, Jolle, Caboo, Sindicato Del Baile, Malix dhe Uran B..

Nata e dytë (1 gusht) solli një tjetër emër madhështor të skenës ndërkombëtare, këngëtarin e njohur Lewis Capaldi, i cili interpretoi hitet e tij më të mëdha përpara mijëra adhuruesve. Përveç tij, skenat elektrizuan edhe artistët e njohur si Esdeekid, Auxlua, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Eko, Kamelia, Pawsa, Gjin, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Rreze, Hawolf, Deezy, Locky, Halfpint dhe Artssassin.

Atmosferës elektrizuese të edicionit të sivjetmë i dha vulën në natën e tretë (2 gusht) rikthimi i një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix. Ylli holandez, i cili është shpallur pesë herë numri një në botë dhe ishte pjesë e “Sunny Hillit” që në edicionin e parë në vitin 2018, u rikthye për të dhuruar spektakël me hitet e tij globale si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. Në këtë natë përmbyllëse performuan edhe Tyson O’Brien, Roya, Bees & Honey, Kim Turnbull, Adam Port & Rampa, Carlita, Sytë, The Milk Snatchers, Sancet, Disco Magic Band, Caboo, Us Two B2B Nautica, Us Two, Nautica dhe Anitë.

Përgjatë tri netëve, me një gërshtim të përkryer mes emrave me famë botërore dhe artistëve më të pëlqyer lokalë, “Sunny Hill Festival” dëshmoi edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe kulturore e muzikore në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara