Kronikë e zezë

Gjykata merr vendim për 16 personat që u kapën për fajde në Pejë

Të dyshuarve tashmë iu janë ngrirë rreth 5 milionë euro.

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për 16 personat që u kapen për fajde në Pejë.

“Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve K.K, I.C, S.D, B.M, D.P, F.ZH, T.A, A.G, P.K, V.K, A.B, L.E, SH.M, O.L, S.J dhe A.K. Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë bëhet fjalë për vepra të rënda penale, ku për vepër penale fajdeja nga neni 331 par.3 të KPK-së është paraparë dënimi e burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet derisa për vepër penale detyrimi nga neni 328 par.2 të KPK-së, është paraparë dënimi e burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet gjithashtu, duke i pas parasysh karakteristikat personale të pandehurve, sjelljen e tyre të mëparshme si dhe faktit se janë identifikuar viktima të tjera të veprave penale të kryera nga të pandehurit dhe janë duke u grumbulluar prova dhe dëshmi të tjera brenda dhe jashtë vendit, të gjitha këto rrethana janë të mjaftueshme për të besuar se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ose nën çfarëdo mase tjetër më të butë, ekziston rreziku i lartë se në çfarëdo mënyre do të fshihen dhe do t’iu shmangen organeve të ndjekjes, do të ndikojnë në viktimat e rastit, do të shkatërrojnë provat, të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre apo edhe të përfundojnë veprat për të cilat janë kërcënuar apo do t’i përsërisin veprat e njëjta penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Pejë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se në aksionin e 22 shkurtit, të martën, policia arrestoi 16 persona ndërsa një është në arrati. Gjatë aksionit u sekuestruan armë, vetura e 45 mijë e 700 euro para kesh janë sekuestruar në aksionin e sotëm që u zhvilluar në 21 lokacione të rajonit të Pejës.

Të dyshuarve tashmë iu janë ngrirë rreth 5 milionë euro. 

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident fatal në rrugën Drenas-Baicë: Humb jetën shoferi i veturës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Drenas-Baicë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion me targa vendore, të cilët drejtoheshin nga dy burre kosovarë.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara