Published
2 years agoon
By
Betim GashiËshtë rrëzuar aktvendimi i Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në rrugën “A”.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet janë aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës, OSHP-së dhe palëve të interesuara komuna e Prishtinës dhe operatorit ekonomik “Sallahu”.
Ndërkaq është refuzuar si e pabazuar kërkesa e paditësit “PRO& CO Group” Sh.P.K për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të datës 19 prill 2023.
“APROVOHEN si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës, me seli në Prishtinë dhe O.E. “Sallahu” SHPK me seli në Kaçanik, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që vendoset si në vijim: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group” Sh.P.K, me seli në Graçanicë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit PSh.nr.144/23 të datës 19.04.2023 të Organit Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në aktvendim.
Në njoftim thuhet se “kundër këtij aktvendimi në afatin ligjor ka paraqitur ankesë i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit, për shkak të: shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që gjykata të aprovoj ankesën si të bazuar, të ndryshohet aktvendimi nr. KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që të refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës PSh. nr. 144/23 të datës 19.04.2023”.
Kundër aktvendimit të Dhomave të Shkallës së Parë, ankesë kanë parashtruar edhe komuna e Prishtinës dhe operatori ekonomik “Sallahu”.
“Ankesë kundër aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 30.11.2023 të Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative kanë parashtruar edhe palët e interesuara Komuna e Prishtinës dhe Sallahu Sh.p.k (tani e tutje palët e interesuara). Komuna e Prishtinës aktvendimin e ka goditur për shkak të konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, zbatimit të gabuar të drejtës materiale dhe shkeljes së dispozitave të procedurës, ashtu që ka propozuar që gjykata të aprovojë ankesën si të bazuar, të ndryshohet aktvendimi nr. KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që të refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës PSh. nr. 144/23 të datës 19.04.2023. Ndërsa, pala tjetër e interesuar Sallahu Sh.p.k ankesën e ka parashtruar për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të drejtës materiale, me të cilën ka propozuar që të aprovohet ankesën si e bazuar, të prishet anulohet aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 31.11.2023 i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë-Departamenti për Çështje Administrative”.
Po ashtu në aktvendim thuhet se Dhomat e Shkallës së Dytë vlerësojnë se qëndrimi dhe përfundimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë dhe si i tillë nuk mund të pranohet.
“Kolegji i Gjykatës Komerciale – Dhomat e shkallës së dytë, nisur nga kjo gjendje e çështjes, vlerëson se përfundimi dhe qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë dhe si i tillë nuk mund të pranohet, pasi që aktvendimi i atakuar është i përfshirë me shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore të nenit 181 par.1 e lidhur me nenin 182 par. 2 pika (n) të LPK-së, për shkak se aktvendimi i atakuar përmban të meta pasi që arsyet për faktet vendimtare janë të paqarta dhe kontradiktore”.
Rajoni
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Published
16 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.
Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.
Lajmet
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
Published
16 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.
ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.
Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.
“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.
Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.
Vendi
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
16 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Lajmet
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
17 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
